Categories: Uncategorized

E FUNDIT nga Spanja – “Lautaro, perplasje e forte ndermjet Interit dhe Barcelones: ja motivi.”

Interi dhe Barcelona vazhdojne qe te mbajne pozicionet e tyre respektive dhe kjo ka sjelle nje perplasje goxha te forte ndermjet dy klubeve.

Por ne kete pike qe jemi, marreveshja per Lautaro Martinez eshte komplikuar ne menyre te tmerrshme per Barcelonen.

Dy klubet ne kete moment po perjetojne nje moment tensioni te forte sipas asaj qe thuhet ne keto momente ne Barcelone.

Ajo qe shkruan per te rejat e fundit, eshte e perditshmja katalanase Sport qe me sa duket citon burime nga afer klubit katalanas.

“Ky tani eshte nje moment i nje tensioni teper te larte, si nga ana e Barcelones por edhe nga ana e Interit”, siguron e perditshmja.

Ndermjet dy klubeve, qe dukeshin muaj me pare shume afer nje marreveshje te shkruar, tashme jemi ne nje pike ku edhe komunikimi nuk ekzsiton fare por edhe kur ekziston, eshte shume i acaruar.

Interi nuk pranon aspak oferten e Barcelones dhe deshiron nga ata te pakten 90 milione euro plus kartonin e Junior Firpo.

Nderkohe Barcelona eshte e ndalur tek oferta e tyre prej 65 milione euro dhe kartonin e Junior Firpo.

Por pikerisht ketu eshte nje nga problemet me te medha, sepse ata duan ta llogarisin ne kete marreveshje vleren e kartonit te Firpos plot me 45 milione euro, nje shifer qe nuk ka aspak lidhje me vleren reale te lojtarit.

Gjithesesi, sipas Sport, motivi i tensionit ka te beje me kushtet qe Barcelona deshiron per te mbyllur marreveshjen dhe kur skuadra katalanase ka bere oferten e fundit, qe ka qene pothuajse identike me oferten paraardhese.

Beppe Marotta ne kete pike i eshte pergjigjur me tone teper te larta dhe i ka bere te qarte se nese deshirojne nje tratative te mirefillte, atehere duhet te kthehen me nje oferte te vlefshme.

Barcelona nga ana e saj nuk e ka marre aspak mire kete pergjigje te administratorit te deleguar te Interit, dhe tensioni nga ana e tyre eshte gjithashtu i larte.

Ata e dine qe kane deshiren e lojtarit nga ana e tyre, por per aq kohe sa Lautaro nuk del publikisht, kjo deshire nuk vlen shume dhe Interi nga ana ekonomike eshte ne nje pozicion stabel.

Kete pozicion ja ka dhuruar shitja e Icardit qe ka rregulluar njehere e mire te pakten per momentin bilancin zikalter.

Ne kete moment, nga diskutimi i fundit ndermjet Barcelones dhe Interit, Sport zbulon se gjithcka eshte mbyllur me fjaline e Marottes: “Inter nuk do te pranoje asnje oferte tjeter me perjashtim te pageses se shifres se klauzoles. Pike.”

Dhe tensioni sa vjen e shtohet…

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Biasin nuk permbahet: “Beni mire te mbani mend dicka per Lautaro Martinez: kur te mos shenoje per dy ndeshje…”

Ne kete moment, tek Inter ka vazhduar edhe njehere tjeter momenti magjik i sulmuesit Lautaro Martinez. Pasi ka shenuar dy…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi zbulon: “Ja pse e bera zevendesimin Lautaro-Bellanova ndaj Fiorentines: nuk…”

Fitorja e Interit ne minuten e fundit ne Franchi ka qene nje fitore shume e rendesishme dhe sipas Inzaghit, ka…

6 hours ago
  • Uncategorized

Adani nuk permbahet: “Duhet te themi dicka per kete Inter: e pate ndaj Fiorentines? Kane sjelljen e nje…”

Lele Adani, duke folir per sudiot e "90 minuto", ka komentuar diten e djeshme ne darke fitoren e Interit ndaj…

6 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – C&F zbulon: “Burime te sigurta: ka nje oferte per Interin nga nje gjigand nderkombetar: Lajmi vjen nga…”.

Inter eshte ne shitje dhe ky lajm ka bere xhiron e botes sepse dicka te tille e ka publikuar edhe…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter dhe permbysja e madhe e vjeshtes: “Gjithcka nis nga nje faktor: numrat te bejne te mendosh direkt per…”

Me ardhjen e vjeshtes, skuadrat e Simone Inzaghit kane tendencen qe te ndryshojne marsh dhe kjo gje po ndodh perseri…

6 hours ago
  • Uncategorized

TS nxjerr totalisht zbuluar tranjerin e Fiorentines: “Para se te shikonte pamjet, te rasti Dzeko-Milinkovic ka…”

Gjate dites se djeshme dhe pas Fiorentina-Inter, ka pasur shume polemika te forta per arbitrin e ndeshjes. Pertej faktit se…

6 hours ago