Categories: Uncategorized

E FUNDIT – Zbulohet arsyeja e vertete e perjashtimit te Onana: “Asnje arsye disiplinare. Song ka qene me te kur…”

Ivan Kamwa, gazetar kamerunas i CFOOT, eshte rikthyer te flase per perjashtimin e Andre Onana nga Kombetarja e Kamerunit.

Gazetari ka treguar disa detaje ekskluzive nga e gjithe kjo histori, duke zbuluar cdo gje rreth asaj qe ka ndodhur.

“Disa dite me pare, ne nje nga daljet e mia, kam treguar atmosferen e rende qe mbizoteron ne Kombetaren e Kamerunit”.

“Ajo qe ndodhi me Onana verteton cdo gje. Cfare ka ndodhur ne te vertete? Gjithcka nis ne fakt ne marsin e kaluar”.

“Federata ka nominuar nje stafi te ri, dhe mes tyre eshte edhe Souleymanou Haminou, ish-portier i Kombetares”.

“Gjithcka nis kur Kameruni nis pergatitjen per ndeshjen e dyfishte me Algjerine, ne prag te Kualifikueseve per Boterorin ne Katar 2022”.

“Pas shume stervitjesh me stafin e ri, ne vecanti me Souleymanou Haminou, zevendes tranjeri pergjegjes i portierave, Andre Onana, qe eshte portieri titullar i Kamerunit, fillon te kete dyshime te forta per kapacitetet e tij”.

“Andre fokusohet te disa aspekte te stervitjes specifike per portieret, duke ju referuar ushtrimeve qe Souleymanou Haminou donte qe portieret te benin, duke i cilesuar ato si jo adapte per koherat qe jetojme”.

“Sipas Onana, keto stervitje nuk kane te bejne aspak me nivelin e portiereve te Kmerunit. Qe prej ketyre kritikave, raporti mes te dyve ka qene teper i ftohte, por asgje me shume”.

“Nderkohe, pas ndeshjes me Zvicren qe u humb, Souleymanou Aboubakar i thote Onana se e ka tepruar duke evancuar shume”.

“Ai i thote Onanas se po gabon duke e vene skuadren ne vshitresi. Ne pergjigje, Andre Onana i thote atij se pozicionimi i ulet i mbrojtjes po e terhiqte shume prapa skuadren, dhe ky ishte rreziku i vertete”.

“Me pas, ka pasur nje takim teknik ku Onana ka marre pjese, dhe disa anetare te stafit teknik dhe Ernest Obama, sekretari zyrtar i Presidentit te Federates qe ka qene prezent gjithashtu”.

“Kjo ka qene pika e pare kyce e kesaj ceshtje. Gjate ketij takimi teknik, Rigobert Song, tranjeri i Kamerunit kerkon te transmetoje te njejtat gjera si Souleymanou pak me pare”.

“Ka pasur disa shkembime batutash, dhe me pas Andre Onana ka thene qarte se nuk eshte aspak dakord qe gjera sekrete, te ndodhura brenda dhomes se zhveshjes, te dalin perpara njerezve qe skane lidhje me grupin e lojtareve”.

“Sipas Onana, Ernest Obama nuk ka asnje rol teknik dhe asnje funksion brenda Kombetares se Kamerunit. Ne kete moment tonet ngrihen shume”.

“Pasi eshte vene ne dijeni te kesaj situate, Presidenti i Federates se Kamerunit (Samuel Eto’o), gjate  mbledhjes teknike ne prag te ndeshjes me Serbine, do te protestoje me Andre Onana, ne prezence te Ernest Obama”.

“Portieri kamerunas ne kete rast tregon edhe njehere tjeter mos aprovimin e tij per prezencen e sekretarit te tij ne mbledhjet e skuadres, dhe sipas tij, dicka e tille nuk eshte e pranueshme”.

“Presidenti i Federates i ka thene ne kete moment se kete gje nuk e vendos Onana, por te tjere, dhe nese nuk i pelqen se si gjerat po behen, te marre valinxhet dhe te lere skuadren nese nuk ishte i lumtur”.

“Onana kesaj radhe ka marre mbeshtetjen e Rigobert Song, qe do te mbeshtese keshtu fjalet e lojtarit te tij per prezencen e personave te tjere”.

“Gjithesesi, ka pasur nje nxehje te madhe te gjakrave ne ambientet e hotelit qe skuadra e Kamerunit po qendron ne Doha”.

“Gjate ketij takimi, flitet dhe vendoset nga stafi se Andre Onana nuk do te luaje kunder Serbise pas cdo gjeje qe kishte ndodhur”.

“E verteta e kesaj historie ne fakt nuk ka te beje aspak me perjashtim per motive disiplinare, por vetem me faktin se Andre Onana ka kontestuar vullnetin e Presidentit te Federates per te pasur ne zemer te dhomes se zhveshejs gjithmone njeriun e tij te besuar dhe sekretarin e tij njekohesisht”.

“Kjo ka qene e papranueshme per Onana, qe normalisht te Kameruni ka kerkuar te sjelle gjithmone nje model sa me te perparuar dhe europian te menduarit dhe te berit te gjerave”.

“Nje model qe te Kameruni nuk eshte mirepritur aspak, per fatin e tij te keq, e mbase te gjithe Kombetares se Kamerunit qe ka humbur nje lojtar te pabesueshem ne kete Boteror”.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Ish-lojtari i njohur i ben thirrje Milanit: “Duhet ta ndalin menjehere Inter-Kessie: per tifozet e Milanit do ishte nje…”

Massimo Orlando, ish-lojtar, ka folur per Maracana, gjate pasdites, ku eshte ndalur keshtu nga TMW Radio per te komentuar disa…

2 mins ago
  • Uncategorized

Avokati i njohur zbulon: “Ja cfare rrezikon Juventusi me kete skandal: renia ne Serie B dhe heqja e Scudettos nje…”

Avokati i njohur, Mattia Grassani, ka dhene nje interviste per Il Messaggero, duke u ndalur keshtu te termeti qe ka…

13 mins ago
  • Uncategorized

Milan Skriniar, direkt nga Dubai vjen nje shenje e forte rinovimi? “Lojtari ka marre mesazhe te shumta pasi gruaja e tij ka…”

Milan Skriniar eshte ne qender te reflektoreve me shume se kurre. Te premten lojtari do te rikthehet ne Appianp Gentile…

20 mins ago
  • Uncategorized

Kessie-Inter, flet edhe agjenti i lojtarit: “Ne kete moment ka vetem nje te vertete: lojtari asnjehere nuk…”

Franck Kessié eshte perfolur shume ne oret e fundit per nje kalim ne Milano, tek Inter, ne formen e nje…

27 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Gosens perfundon ne Bundeslige? “Ne oret e fundit Inter eshte kontaktuar nga klubi i…”

Kerkimi per nje mbrojtes te krahut te majte per Interin sapo ka filluar dhe emrat ne listen zikalter jane me…

31 mins ago
  • Uncategorized

Gazzetta, kritika shume te medha per Lautaro Martinez: “E pate dje me Argjentinen? Duket sikur ka…”

Argjentina ka fituar 2-0 ndaj Polonise dhe ka fluturuar per ne raundin tjeter ne Kupen e Botes ku do te…

34 mins ago