Nese gjithcka konfirmohet atehere diten e djeshme ka ndodhur me te vertete nje episod i pabesueshem.
Kete gje e tregon sot La Gazzetta dello Sport, e cila ka zgjeruar ne faqet e gazetes se saj te perditshme ate qe ka shkruar dje ne versionin e saj online.
Ashtu si dihet, ndeshja e djeshme Bologna-Inter nuk eshte luajtur, por me sa duket Bologna ka bere nje gabim te pafalshem.
“Nderkohe qe Bologna ka qene e ndaluar nga ASL e Bolognes sepse eshte futur ne karantine per shkak te rasteve te shumta ne skuadren e pare, ata kane gabuar nje procedure.”
“Me sa duket, ata kane dorezuar nje dite perpara dokumentin zyrtar te ndeshjes ku shenohen numrat, emrat e lojtareve por edhe fanellat qe do te vishen.”
“Ky dokument eshte ngarkuar online ne sajtin e dedikuar te Lega Serie A diten e merkure ne darke.”
“Ky ka qene nje dokument jo perfundimtar, por qe Bologna e kishte ngarkuar per ta ruajtur dhe me pas ta modifikonte nese do te ishte nevoja apo ta fshinte perpara ndeshjes nese ajo nuk do te luhej.”
“Por duket se nga ngjarjet e shumta ai dokument eshte harruar aty dhe me pas ka perfunduar ne duart e arbitrit Giovanni Ayroldi dhe ne duart e Interit.”
“Cfare ndodh tani? Gjithcka do te vleresohet diten e sotme nga Gjykatesi Sportiv: ne linje teorike, Gazzetta kujton se “te prezantosh nje dokument zyrtar me keto te dhena” dhe me pas te mos paraqitesh, te con direkt ne 0-3 me tavoline, pertej cdo motivi.”
“Pra, nese behet kjo procedure, atehere klubi nuk ka me as mundesi per te apeluar vendimin sepse ka gabuar ne procedure.”
“Pak a shume si Roma kur humbi me Veronen 3-0 me tavlone pasi Diawara kishte mbushur 22 vjec dhe ishte futur gabim ne nje liste me under 22.”
“Dicka e tille do e dergonte Bolognen direkt drejt nje humbje 3-0 ne menyre te paapelueshme.”
“Eshte logjike me pas qe gjithcka do te transformohet ne nje lufte juridike qe do te vazhdoje ne kohe.”
“Dy klubet zyrtarisht kane preferuar te mos komentojne. Por pozicionet jane natyrisht te kunderta per sa i perket kesaj historie.”
“Nga ana zikalter ka pasur habi te madhe qe eshte gjendur ky dokument i tille ne duar dhe se si nje klub qe kishte kerkuar shtyrjen e ndeshjes e kishte pergatitur dhe uploaduar.”
“Nga ana tjeter, Bologna nenvizon se ka qene vetem nje draft ne rast se klubi do te luante por qe eshte harruar me pas aty pas ndaleses se ASL.”
“Cfare do qe te ndodhe, duket se koherat e marrjes se nje vendimi nga Gjykata Sportive nuk duken te shpejta.”
Pas barazimit te cmuar kunder Barcelones, Inter hidhet me koke ne kampionat per te vazhduar grumbullimin e pikeve pas fitores…
Edhe pse jemi dy dite pas ndeshjes Barcelona-Inter, edhe diten e sotme ne Itali vazhdon te flitet shume per kete…
Me sa duket te Barcelona nuk ndalen se gjeturi fajtor per ndeshjen e barazuar me Interin dhe tani eshte radha…
Me sa duket, edhe Antonio Cassano qe ka qene nje kritik i madh i Interit gjate kesaj kohe eshte dorezuar…
Inter ndodhet ne nje pozite shume te mire ne grupin e saj te Champions League tashme pas barazimit 3-3 ne…
"Nje masaker sportive, ekonomike dhe institucionale". Keshtu e kane quajtur specialistet ne Spanje ate qe ka ndodhur me Barcelonen. Per…