Menjehere pas ndeshjes se djeshme Inter-Sheriff te fituar nga zikalterit me rezultatin 3-1, Edin Dzeko ka dhene nje interviste te shpejte per Sky Sport.
Ai ka komentuar sfiden ne San Siro menjehere pas tre pikeve te fituara nga Interi qe ishin edhe te parat ne grupin e Champions League.
Ishit te nevrikosur, dukej. Eshte pare reagimi qe pati Interi.
“Meritonim me shume ne Rome dhe kur humbet nje ndeshje eshte e rendesishme qe ti te japesh gjithcka te ajo qe vjen me pas.”
“Kemi bere shume mire qe prej minutes se pare e deri tek e fundit, ishte e rendesishme qe te fitonim sot duke pare edhe klasifikimin.”
Cfare do te thote ky rezultat ne grup?
“Jemi ende brenda, ishte nje ndeshje per brenda apo jashte. Duhet te fitonim me force sepse ata ishin me gjashte pike. Nuk e priste askush qe gjerat te ishin keshtu, por keshtu ishin.”
“Kur nisen ne kundersulme jane te rrezikshem. Por kemi bere mire dhe kemi marre tre piket. Jam shume i lumtur per kete.”
Si ka mundesi qe ben gola te veshtire si ky sot dhe gabon te tjere me te lehte si ai ne Kiev?
“Shpesh here golat e veshtire te dalin me thjeshte, ndonjehere ndodh e kunderta. E rendesishme eshte qe te futet topi ne porte, nuk ka rendesi se si ndodh kjo.”
Ky Inter eshte me i forte se ai i vitit te kaluar?
“Nuk kam luajtur me ate Inter, nga jashte ishte e forte. Por Interi kete vit eshte shume i forte. Cfare i them skuadres? Qe duhet te pesojme me pak gola. Duhet te bejme me mire ne kete aspekt. Nuk me pelqen qe te pesojme shume.”
Kristjan Asllani ka marre shume kritika per ate gol te humbur ne fund te ndeshjes Barcelona-Inter ne Camp Nou. Djaloshi…
Inter dhe Romelu Lukaku kane vendosur bashke qe te mos ndermarrin asnje rrezik demtimi te ri duke pare edhe menyren…
Me sa duket, ajo qe do te ndodhe pas 12 ditesh, kur Inter do te perballet me Viktoria Plzen, do…
Pas barazimit te cmuar kunder Barcelones, Inter hidhet me koke ne kampionat per te vazhduar grumbullimin e pikeve pas fitores…
Edhe pse jemi dy dite pas ndeshjes Barcelona-Inter, edhe diten e sotme ne Itali vazhdon te flitet shume per kete…
Me sa duket te Barcelona nuk ndalen se gjeturi fajtor per ndeshjen e barazuar me Interin dhe tani eshte radha…