Categories: Uncategorized

Esposito: “Conte, cfare tranjeri: ja diferenca e tij. PSG? Cfare thoni, gjithmone dhe vetem Inter.”

Pre season e Interit ka nxjere ne drite nje sulmues teper te ri ne pronesi te Interit qe eshte gjithashtu edhe shume i talentuar.

Behet fjale per Sebastioano Esposito, sulmues i datelindjes 2002 qe po i tregon aftesite e tij dite pas dite. Ai ka folur per La Gazzetta dello Sport dhe ka treguar objektivat per sezonin e ri.

Tani mos na thuaj qe nje paraqitje si ajo ndaj Tottenham ju ka lene indiferent…

“Eshte e qarte, jam shume i lumtur per ndeshjen. Paraqitja ka qene shume pozitive e ne fund fituam edhe me penallti. E vertete, ishte thjesht nje miqesore por eshte e rendesishme te zoterosh mentalitet fituesi edhe ne ndeshje te tilla.

Si ka qene ky muaj i pare i kaluar i plote me skuadren e pare?

“Ne radhe te pare eshte e drejte qe te kujtoj se ndihem nje lojtar i Primaveres, do te kthehem atje te luaj. Pasi them kete, dua te theksoj se ka qene nje eksperience e madhe te stervitem me kaq shume kampiona. Nga ta vetem mund te mesoj. Kerkoj gjithmone te jap maksimumin dhe te degjoj tranjerin.”

Cfare tranjeri eshte Conte? Cfare pershtypje ju ka lene?

“Eshte nje tranjer i madj, nje nder tre me te miret ne bote. Ne krahasim me te tjeret kam ven re nje personalitet te madh dhe eshte shume i drejtperdrejte.”

A mund te na thuash si lindi ai assist per Sensin? Ke qef te na e tregosh?

“Ne sulmuesve kete gje na kerkon Conte, pasime te rendesishme e te vendosura si dhe levizje te vendosura me nje ide ne koke. I provojme ne stervitje dhe tentojme ti veme ne praktike ne ndeshje. Jam shume i lumtur qe assist me doli keshtu. Sensi u lirua mire dhe une i dhash topin ne menyren e duhur.”

Ne mars debutove ne Europa League… si ka qene sezoni i shkuar per ty?

“Ka qene shume i bukur si vit, kam pasur shume kenaqesi ne nivel personal edhe me te rinjte. Shpresoj qe te bej gjithmone me te miren time, eshte objektivi im. Per ta bere kete duhet te permiresohem dite pas dite.”

Ti ke firmosur nje rinovim deri ne 2022 me Interin pavarsisht interesit te madh te disa klubeve si PSG. Pse ke vendosur te qendrosh tek Interi?

“E thjeshte. E kam dashur kete fanelle qe ne fillimet e mia si femije. Deshira ime me e madhe ishte te qendroja. Asnje dyshim mbi kete. Gjithmone dhe vetem Inter nese do te ishte ne doren time.”

Familja juaj eshte nje familje futbollistesh: gjyshi ka luajtur me amatoret, babai me te rinjte e Napolit, vellai yt i madh me Chievo, vellai yt i vogel eshte tek Interi…

“Por edhe daja im: edhe ai ka luajtur me Napolin. Nuk eshte nje sekret ky. Ne familjen Esposito rritesh me buke de top. Kemi futbollin ne ADN, te gjithe jemi rritur me endrren per tu bere futbolliste profesioniste.”

Cfare do i merje vellait tend te madh?

“Atij do i rrembeja vetem tekniken, eshte me te vertete i zoti.”

Po vellait te vogel, cfare?

“Ndersa atij do i rrembeja goditjen me koke. Eshte shume i forte ne ajer.”

Si e imagjinon sezonin e ardhshem?

“Mbi te gjitha une kam moshen ende per te luajtur tek U18 dhe e shikoj veten edhe tek U18 por edhe tek U19. Pastaj eshte e qarte qe shpresoj te stervitem sa me shume me skuadren e pare sepse eshte menyra me e mire per tu rritur akoma me shume. Do te jete nje sezon shume motivues per mua: do me gjeje gati.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Salihamidzic nuk permbahet: “Surprize nga Inter? Per cfare? Une ju kam thene gjithmone qe ata…”

Inter dje pas ndeshjes ne Allianz Arena ka marre komplimenta teper te sinqerte nga legjenda e Bayern Munich, sot drejtor…

19 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marotta jep deklaraten e papritura: “Rinovimi i Skriniar? Besoj dhe kam edhe nje lajm tjeter. Inter ka nje nga…”

Turni i fundit ne Champions League per Interin ka qene ndalesa e fundit europiane perpara fillimit te Boterorit ne Katar.…

19 hours ago
  • Uncategorized

Legjenda e Milanit i habit te gjithe: “Jam me arbitrin e ndeshjes Bayern-Inter: nuk ishte penallti sepse…”

Nje moment ne vecanti dje ne ndeshjen Bayern Munich - INTER ka bere qe te flitet goxha ne mediat italiane.…

19 hours ago
  • Uncategorized

Champions League: Inter, Juve dhe Napoli bejne ‘tifo’ per eleminimin e Milanit? “Nese ndodh, do perfitonin plot…”

Inter dhe Napoli e kane siguruar kalimin e grupit te Champions League ndersa Juventusi eshte eleminuar tashme dhe sot do…

19 hours ago
  • Uncategorized

Bayern, fjale te medha nga tranjeri Nagelsmann: “Inter? Di te them qe kur kalon te nje grup si ky, ti je nje skuader qe…”

Edhe Julian Nagelsmann komenton per Sky Sport 90 minutat e luajtura diten e djeshme ne Allianz Arena ne Munich. Keto kane…

19 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare po ndodh me Romelu Lukaku? “Rikthehet menjehere ne Belgjike: duket sikur lojtari nuk…”

Cfare po ndodh me Romelu Lukaku? Kjo eshte pyetja me e shpeshte keto dite mes tifozeve te Interit qe jane…

19 hours ago