Categories: Uncategorized

Esposito, Inter ka vendosur edhe te ardhmen per djaloshin e saj te arte

Nje e ardhme si Interist e pret Sebastiano Esposito qe edhe dje i ka deklaruar dashuri ngjyrave zikalter.

Sipas Corriere dello Sport, ne fakt, sapo te mbushe 18 vjec (me 2 korrik, sepse nuk mund te nenshkruare nej kontrate te gjate pa mbushur ende 18), do te procedohet per nenshkrimin e nje kontrate pesevjecare me Interin.

Ka kohe tashme qe ka pasur diskutime ndermjet paleve. Keshtu, ne prag te sezonit te ri pritet qe ai te nenshkruaje kontraten dhe te largohet ne huazim per te kompletuar procesin e tij te rritjes.

Nje lajm i mire ky per Interin dhe per djaloshin qe mbase ka nevoje per me shume minuta se sa Interi mund ti ofroje.

Nderkohe, kjo me poshte ka qene edhe intervista e Espositos diten e djeshme ku ai prek shume tema te ndryshme.

“Cfare trofeu enderroj te fitoj? Me siguri Champions League por nuk do te merzitesha me nje Boteror”.

Keshtu e ka nisur intervisten e tij Esposito ne profilin e Interit ne instagram dhe ka vazhduar edhe me pas: “A kam qellim te qendroj tek Interi? Une e dashuroj Interin.”

“D’Ambrosio eshte shembulli me i mire qe mund te kemi. Me rri gjithmone afer, me jep keshilla. Bastoni eshte budalla, bejme shaka gjithmone me te. Lukaku? Babagjyshi i Vitit te Ri. Me ka bere nje dhurate te madhe, apo jo? Edhe ai me keshillon shume.”

Do te pelqente te riktheheshe te luaje ne qytetin tend?

“Qyteti im eshte gjithmone qyteti im. Dua te luaj me Interin sa me shume njehere dhe me pas te rikthehem ne Menti mbase kur te kem shume karriere mbi supe dhe te jem ne fund te saj.”

Do doje qe pas 10 vitesh te kishe nje grua dhe femijet qe te vinin cdo ndeshje ne San Siro?

“Po, do te ishte endrra ime me e madhe.”

Kori me i bukur i Curva Nord?

“Te l’ho promesso da bambino, sempre ti starò vicino”.

Cfare emocioni ka qene te shenoje golin tende te pare me Interin?

“Emocioni me i madh ne jeten time, 17 vjec nuk mund te kerkoja me shume nga jeta. Por duhet te kem gjithmone e me shume deshire per te mesuar dhe per tu permiresuar dite pas dite.”

Nderkohe qe intervista e Esposito ka qene kjo, ju pershendesim te gjitheve me korin e bukur (ndoshta me i bukur ndonjehere) te Curva Nord qe permendi edhe Esposito.

Teksi i ketij kori eshte si me poshte dhe nuk do te ishte nje ide e keqe qe ne keto dite karantine ta mesonit dhe te ishit gati per San Siro ne ndeshjen e radhes:

Tu non sai quanto ti amo, Tu sei il vanto di Milano,
Quello stemma sopra al cuore, Rappresenta il primo amore,
Te l’ho promesso da bambino, Per sempre ti starò vicino,
A testa alta ovunque andiamo, Siam la curva Nord Milano,
Ooooooooooo ooooooooo , Siam la curva Nord Milano,

Nuk dini italisht dhe doni te dini per cfare flet ky kor? Patjeter:

Ti nuk e ke idene se sa te dua, ti je krenaria e Milanos,
Ajo steme mbi zemer, perfaqeson dashurine time te pare,
Te kam premtuar qe femije, qe pergjithmone do te qendroj prane,
Me koken lart kudo qe shkojme, jemi Curva Nord Milano.
Ooooooooooo ooooooooo , jemi Curva Nord Milano,

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Lautaro, cfare po ben? “Inter ka vendosur ta gjobise: ai eshte kapur nje dite pas ndeshjes me Juven duke…”

Me sa duket, nje nate deri ne oret e vona e Lautaro Martinez me gruan e tij (qe ka pasur…

33 mins ago
  • Uncategorized

INTER-Bologna, Inzaghi vendos gjithcka: “Ja formacioni i Interit nga minuta e pare: “Dy ndryshime direkt?”

Te ringrihet direkt pas humbjes ne Torino ndaj Juventusit: ky eshte objektivi i Interit pas nje tetori pothuajse perfekt. Tani…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dalin ne pah pese skuadra qe kerkojne nje lojtar te Interit ne janar? “Shitja e tij duket si e vetmja rruge per…”

Ashtu si eshte bere me dije ne ditet e kaluara, agjenti i Robin Gosens ka shfrytezuar transferen e Interit ne…

23 hours ago
  • Uncategorized

Chiellini, cfare dreqin thua? “Ne karrieren time kam fituar 11 trofe. Llogaris edhe ate te Interit kur…”

Me sa duket, Giorgio Chiellini, ish-lojtari i Juventusit, edhe pse ka shkuar ne MLS per te mbyllur karrieren, koken e…

23 hours ago
  • Uncategorized

Thiago Mota flet nje dite perpara Inter-Bologna: “Kujtime te medha ne Meazza. Por po gaboni duke thene se…”

"Tani me tekonologjine e avancuar ne shohim video per te kuptuar si duhet te sulmojme dhe si duhet te mbrojme…

23 hours ago
  • Uncategorized

Champions League, publikohen koeficentet e Inter, Milan dhe Napoli: “Fitorja e mundshme ndaj Portos e ka koeficentin…”

Edhe pse do dicka me shume se tre muaj qe kur skuadrat te zbresin ne fushe prape per Champions League,…

23 hours ago