Categories: Uncategorized

FACE TO FACE (BALLE PER BALLE) – Bonolis: “Thohir? Moratti e ka pershtatur. Ja perse jam tifoz me Interin”

Fillon sot rubrika e re FACE TO FACE ne FcInterNews.it, e perjavshme qe ndihmon te njohe me mire raportin me ngjyrat zikalter te VIP ose te personazheve te botes se futbollit.

Me shume mundesi kur mendohet per nje tifoz interist VIP emri i tij eshte i pari qe te vjen ndermend. Shume i vleresuar ne punen e tij, Paolo Bonolis eshte gjithashtu nje tifoz i njohur i Interit, ne momentet qe duhet te mbroje Interin publikisht kur ai shikon situata qe nuk e bindin ate. Prezantuesi popullor ka dhene nje interviste ne mikrofonat e FcInterNews.it ku flet per dashurine ndaj ngjyrave zikalter.

Si ka lindur besimi juaj interist?
“Babai im ka lindur ne Pero, ishte tifoz me Interin dhe me ka transferuar pasionin per kete skuader te Milanos. Shume e thjeshte”.

Kush eshte Interi qe ju ka emocionuar me shume ne vitet e kaluara?
“Varet shume nga mosha dhe nga pasioni qe investon ne nje moment te caktuar. Sigurisht qe Interi i Mou me ka dhuruar emocione te forta dhe kenaqesi te medha. Te njejten gje do te thoja per Interin e Bagnolit, te Trapattonit, Interi i Cuperit, qe ishte vetem nje hap larg fitimit te skudetos qe me pas u zbulua se kampionati ishte i gjymtuar dhe per cfare motivesh. E njejta gje eshte edhe per Interin e Mancinit mbas-Calciopoli-it. Interi i Ronaldos, Rummenigge-s, te lojtareve qe i vleresoja shume. Flas per lojtare si Bianchi i cili pesoi nje demtim shume te rende, Zamorano, Brehme, Klinsmann, Zenga dhe Oriali. Kur je i apasionuar mbas nje ekipi gjithmone gjen elemente te pasionit. Mund te flas per te gjithe Inter-at qe kane mundur te luftojne per dicka. Flisja me Massimon (Moratti) kohe me pare, ishte nje Inter qe per disa vite qe ne mes te kampionatit mund te fitonte, humbiste ose te barazonte dhe nuk ndryshonte asgje. Atje, thelbi i pasionit vinte duke u zbehur. Ishte gjate gjithe kohes “as ne qiell dhe as ne toke” dhe me duhet te them qe per nje tifoz ishte me te vertete shume e merzitshme”.

Interi kalon tani, nga Stramaccioni tek Mazzarri.
“Krahasimi midis tyre nuk do te ishte as i kendshem dhe as i vlefshem. Strama ishte ne impenjimin e tij te pare, keshtu qe kishte nevoje natyrore te mesonte dhe te menaxhonte emocionet te asaj bote, sic nje profesionit te imponon. Mazzarri me me shume eksperience ne shpatulla, mund te mbeshtetet ne punen e tij. Pastaj pati shume demtime qe e bejne te pamundur te vleresosh menaxhimin e Stramaccionit. Interi i Mazzarrit me pelqen shume, por ka akoma, sipas kendveshtrimit tim, disa boshlleqe, sidomos ne krahet e modulit, thelbesore per teknikun. Flas per Jonathan, nje lojtar qe me Genoan, Catanian dhe Veronan mund te thote te tijen, por kur rritet niveli i kundershtarit fillon te humbase gjuajtje. Me Juventusin ka disa pergjegjesi mbi golin dhe nuk ka bere shume gjate zhvillimit te ndeshjes, sepse kundershtari luante ne nivel me superior. Nuk e di se si do te jete Wallace dhe uroj qe shume shpejt mund te jape edhe ai kontributin e tij, mbase mund te jete me mire se Jonathan.

Fakti i dites eshte shitja e Interit nga Moratti tek Thohir, pothuajse e bere.
“Presidentin e njoh shume mire. Nqse e pershtat figuren njerezore dhe sipermarrese te Thohir si serioze, ne kete pike besoj se ka bere zgjedhjen e duhur. Ne kete menyre Interi mund te qendroje midis klubeve me prestigjioze te Europes, duke pare sesi levizin te tjeret ne merkaton nderkombetare, ose hyn nje figure ne gjendje te garantoje ekonomi me te medha se ajo e Morattit, ose Interi nuk mund te vazhdoje te garoje per te shkuar ne majen e Europes. Moratti po tregon dashuri ndaj Interit per ti garantuar nje te ardhme me te mire «vajzes se tij te dashur». Kjo eshte e gjitha”

Ardis

Share
Published by
Ardis
Tags: face to face

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Nike vendos perfundimisht: “Cmimi i fanellave te Interit do te rritet: ja sa do te kushtojne prej 2023”.

Nga Inter te Barcelona, duke kaluar per nga Paris Saint-Germain: Nike po behet gati te rrise cmimin per produketet e…

16 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Walter Zenga i ‘terheq veshin’ Inzaghit: “Mendoj se ka gabuar: nuk duhet te kishte futur aspak…”

Walter Zenga, ish-portier i Interit, ka folur edhe njehere tjeter per situaten tek Inter dhe normalisht eshte ndalur edhe te…

16 hours ago
  • Uncategorized

Lele Adani shprehet shume ashper: “Inter nuk me duket nje skuader e besueshme: nuk i shoh gati per…”

Lele Adani, ish-mbrojtes i Interit, gjate Bobo TV, eshte shprehur shume i ashper me formen qe po kalon Inter. Ai…

16 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet legjenda Julio Cesar: “Kujdes neser ne Camp Nou, atmosfere e rende. Onanes i them vetem te…”

Julio Cesar ka qene mbase protagonisti absolut i asaj ndeshje ne Camp Nou, sepse fale tij, Interi arriti qe te…

16 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA ANSA – Barcelona, Xavi humbet dy lojtare te tjere kunder Interit: “E pamundur te jete prezent nje si…”

Tashme ndeshja Barcelona-Inter eshte shume afer dhe gjithcka do te ndodhe pikerisht diten e neserme ne mbremje. Ne oren 21:00,…

16 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marotta po studion goditjen e pare me parameter 0 per 23-24? “Kujdes, mund te vije qe ne janar si Eriksen”.

Merkato e dimrit do edhe disa muaj, por qe tani kane filluar qe te degjohen zerat e pare ne Serie…

16 hours ago