Categories: Uncategorized

Face to Face – Molfeta: Moratti im, nga Ronaldo tek Tripleta. 5 majin une…”

Carlo Molfetta nuk eshte vetem kampioni olimpik  i Taekwondo (titull qe e mori me 2012 ne Londer ne kategorine +80 kg), por edhe nje tifoz i madh i Interit. Ka treguar pasionin e madh per ngjyrat zikalter ne FcInterNews ne rubriken Face to Face dhe inter.al e sjell ne shqip:

Cfare te lidh me ngjyrat zikalter?
“Kam filluar te bej tifoz per Interin sepse gjyshi im ishte zikalter dhe qe i vogel deshironte qe une te ndiqja gjurmet e tij. Qe nga ai moment ka lindur me te vertete nje dashuri per keto ngjyra”.

Kujtimi me i bukur dhe kujtimi me i hidhur ne vitet e menaxhimit te Massimo Morattit?
“Kam shume kujtime pozitive. Ne vecanti kujtoj me emocion kur Ronaldo erdhi tek Interi. Ka qene blerja me e madhe qe ka bere. Kishte shume entuziasem ne ambjent, ishte gjithcka shume e bukur. Ai ishte Fenomeni, i pashembullt, dhe e ka treguar. E pamundur te mos permendesh Tripleten, hera e pare qe kam pare qe te fitoje Champions qe kur beja tifoz per Interin. Kujtimi i hidhur? Ne vitet e fundit ka disa. Pastaj nuk e kam suportuar akoma 5 majin, nuk e them qe isha i sigurte qe do fitonim, por e ndjeva pothuajse te fituar ate scudetto. Nderkohe arritem te prishnim gjithcka. Me pas duhet te suportoja te gjithe tifozet juventine. Me eshte dashur qe ti suportoje per nje kohe te caktuar”.

Dhe tashme vjen Thohir.
“Besoj gjithsesi se Moratti eshte i jashtezakonshem, si person dhe persa i perket dashurise se tij per Interin. Kam pasur kenaqesine ta njoh. Ndonjehere nuk arrij te shikoj sesa i dashur dhe familjar mund te jete ambjenti i Interit. Mundem vetem te uroj qe Thohir te kete te njejten dashuri qe ka treguar Moratti per keto ngjyra. Qe te arrije te ndjeke gjurmet e tij dhe te kuptoje se ka nje marre ne dore nje familje dhe nje klub. Nese do te bente ndonje blerje te mire nuk do te ishte keq, por nuk kane munguar kurre ne keto vite. Moratti ka arritur te beje shume mire. Nuk kam qene i informuar shume mire ne keto dy vitet e fundit per shitjet/blerjet e Interit. Ndonjehere eshte e nevojshme te besh sakrifica, si skuadrat e tjera perpara nesh. Uroj qe te mos ndryshojne themelet e Interit dhe te jetoje si nje familje”.

Si shkoi vizita e vitit te kaluar?
“Kam shkuar ne Appiano, i kam takuar te gjithe, nga Milito tek Sneijder, me pas edhe Cassanon. Ai eshte shume simpatik, eshte puljez si une dhe ka filluar te flase gjuhen bareze, e kisha edhe une te veshtire qe ta kuptoja. Pashe nje ambjent te shendetshem dhe eshte shume e bukur qe nje klub si Interi ka kete klime. E perseris, te gjithe shume te sjellshem”.

Nderkohe, cilat jane objektivat tuaja tashme?
“Kam disa. Do doja te rikonfirmohem ne Rio dhe po stervitem per tu kualifikuar, por rruga eshte e gjate. Objektivi me i afert eshte ne dhjetor faza e pare e kualifikimit ne Manchester. Aty duhet te jem ne maksimumin tim dhe ne fakt do te bejme nje muaj stervitje ne Kore per tu prezantuar sa me mire”.

Ardis

Share
Published by
Ardis
Tags: face to face

Recent Posts

  • Uncategorized

Barcelona, Xavi flet teper i trishtuar: “Interin do e shohim bashke si skuader: me doren ne zemer shpresojme per…”

"A beson te mrekullite?". Kjo ka qene nje nga pyetjet me te vecanta qe ka marre Xavi Hernandez, tekniku i…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi flet shume ashper: “Kualifikimi duhet te arrihet ndaj Viktorias dhe pike. Skriniar? As nuk dua…”

Simone Inzaghi ne prag te ndeshjes me Viktoria Plzen ka folur per mediat diten e djeshme dhe keto kane qene…

2 hours ago
  • Uncategorized

Dejan Stankovic: “Inter? Do te mendoj per ta ne ditet e ardhshme. Tani mund t’ju them se dua vetem te…”

Per DAZN, tranjeri me i ri i Sampdorias, legjenda e Interit, Dejan Stankovic, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Cremoneses.…

2 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta ngre alarmin: “Nje lojtar i Interit gati te perjashtohet nga Boterori ne Katar? Po rrezikon fort sepse…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka dashur te ndalet pak edhe te lojtaret qe do te grumbullohen ne…

2 hours ago
  • Uncategorized

Adani nuk permbahet: “Kemi folur shume per Interin, por nuk keni thene gjene me te rendesishme: qe jane pa…”

"Per gjerat pozitive, une duhet ta nis nga nje gje e rendesishme: ne ndeshjet e fundit kam pare Interin e…

2 hours ago
  • Uncategorized

Gazetari i njohur Italian ben paralajmerimin e madh: “Do ju them dicka per Juventus-Inter: do jete nje ndeshje qe…”

Ne fokusin e dites ne La Repubblica, Paolo Condo eshte ndalur me se shumti te skuadrat e medha ne Itali.…

2 hours ago