Categories: Uncategorized

Face to Face – Savino: “E gjej veten tek Zanetti. Thohir? Si te ishte Madonnina…”

Nicola Savino eshte nje drejtues televiziv dhe radiofonik shume i suksesshem, me pasionin per ngjyrat zikalter. Jane shume te famshme imitimet e tij te kapitenit Javier Zanetti, me te cilin ka nje miqesi te madhe. Kemi sjelle intervisten e tij ne rubriken Face to Face per te treguar raportin e tij me Interin nga fillimi deri ne fund, nga ka lindur tifozeria per ngjyrat zikalter, per te ardhur te Thohir dhe Mazzarri, Balotelli dhe mbyllja e Curva Nord. Dhe mbi te gjitha raporti i tij me Zanettin, ja dhe fjalet e tij:

Si ka lindur tifozeria kundrejt ngjyrave zikalter?
“ka lindur si te gjithe, qe femije. Kisha nje shok klase qe e kishte emrin Nicola dhe ishte tifoz me Interin. Mendoja se te gjithe me emrin Nicola duhet te beheshin tifoz me Interin, nje femije me mendime prej budallai. Ishte hera pare ne stadium qe u emocionova shume, aty ku u krijua edhe lidhja me Interin, eshte dicka e rrenjosur brenda meje”.

Tashme argumenti i stadiumit eshte i nxehte. Flitet per racizem dhe diskriminim territorial.
“Jane dy koncepte te ndryshme. Njeri eshte per racizmin, qe duhet te denohet, dhe nje tjeter ngacmim per prejardhjen territoriale. 800 vjet me pare ishte Italia e komunave dhe tashme situata nuk ka ndryshuar. Behej fjale per Livornon kunder Pisa-s dhe ende ka rivalitet midis qyteteve te vogla te te njejtin rajon. Nuk mund ta ndalosh qe te ndodhe nje gje e tille. Nuk mund ta globalizosh ngacmimin territorial. Eshte e vertete, jashte ka nje diference kulture, shkohet ne stadium dhe mbi te gjitha te besh tifozin e skuadres favorite. Do te ishte e bukur qe nje situate e tille te shikohej ne Itali por eshte e pamundur. Per shkak te kesaj eshte nje cmenduri te besh ate qe po bejne. Pastaj racizmi eshte nje ceshtje komplet tjeter…”

Cfare raporti ke me kapiten Javier Zanetti?
“Eshte nje person serioz qe punon. Gazetat mbyshin faqet e tyre me Balotellin dhe Cassanon, me gjeni fuoriklas dhe njerez te pakujdesshem. Zanetti eshte e kunderta e kesaj, perfaqeson normalitetin, fizikun dhe zemren. Nje histori komplet tjeter, dhe me pelqen shume sepse gjej veten tek ai. Cdokush nga ne projekton veten e tij ne ate cfare shikon dhe kjo eshte arsyeja pse me terheq Zanetti.

Cfare ideje keni krijuar per shitjen e Interit tek Thohir?
“Me vjen keq, eshte e njejte gje, sikur te shesesh Madonnina-n e Duomo-s. Une besoj se Interi, Milan dhe Lazio duhet te jete e milanezeve dhe romanjoteve. te pakten do ishte e bukur sepse eshte shume romantike. Per fat te keq nuk eshte me e mundur dhe eshte e nevojshme te pranosh situaten”.

Te pelqen Interi i Mazzarrit?
“Shume, me pak fat mund te arrijme ne Champions. Eshte nje objektiv qe nuk pritej te ndodhte perpara fillimit te kampionatit. Me pelqen edhe prej thjeshtesise, cdokush ben ate qe duhet me impenjim dhe devotshmeri. Campagnaro eshte nje super blerje me kosto 0€. Sic bejne gjithmone nje lajm i harxhuar me kot per Interin, nderkohe kur ne bejme blerje me parametra zero askush nuk flet. Hugo eshte fari i Interit te Mazzarrit. Me eshte kthyer edhe deshira per te shkuar ne stadium dhe te shikoj ndeshjen. Kam vuajtur shume vitin e shkuar dhe, per here te pare, ndeshjet e fundit te kampionatit nuk kam shkuar ti shikoj. Ishte me te vertete nje vuajtje e madhe…”.

Ardis

Share
Published by
Ardis
Tags: face to face

Recent Posts

  • Uncategorized

MOVIOLA e Barcelona-Inter, Gazzetta nuk permbahet: “Po tani cfare do te thote Xavi? Inter dje e pesoi kur…”

La Gazzetta dello Sport diten e sotme i ka kushtuar nje vend te vecante edhe movioles se Barcelona-Inter. Ata kane…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Cambiasso: “E pate edhe ju ate qe pash une dje? Nderkohe duke qene se e njoh Handen, ju them se…”

Duke folur per mediat dhe per Sky Sport pas Barcelona-Inter, Esteban Cambiaso ka perdorur superlativa per ate qe ndodhi ne…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe heroi Gosens: “Cfare te them me shume? Ndihem me i lumturi ne bote. Me vjen keq vetem per…”

Direkt pas ndeshjes se djeshme qe perfundoi 3-3 per Interin, ka folur per mediat edhe Robin Gosens, nje nga heronjte…

4 hours ago
  • Uncategorized

Inzaghi kishte pergatitur naten me te bukur si tranjer i Interit: “Ajo qe nuk dini eshte se ai ka levizur cdo…”

"Mos e keni mendjen te trofete. Ose me mire akoma: mos u limitoni vetem tek ato. Kjo sepse ne Camp…

4 hours ago
  • Uncategorized

Barca, Xavi mezi flet pas ndeshjes “Champions e pameshirshme per ne. Inter eshte nje skuader qe ste…”

Diten e djesjhme, direkt pas barazimit ne Champions League, kane folur praktikisht te gjithe protagonistet, pervec Xavit. Tranjerit te Barcelones…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare fjalesh edhe nga Seedorf: “Barcelona ka nje kulture shume te shemtuar: ben mire te kete respekt per…”

Clarence Seedorf, direkt nga fusha e Camp Nou, ka prezantuar diten e djeshme per Prime Video ndeshjen Barcelona-Inter. Por ai…

6 hours ago