Categories: MerkatoNe plan te pare

FcIN – Gabriel Jesus-Inter, Palmeiras e qetë: udhëtimi i nënës nuk e bën diferencën. Tani klauzola…

Gjatë ditës së hënë drejtori sportiv i Interit Piero Ausilio ka folur përsëri për Gabriel Jesus duke e rikonfirmuar interesimin e Interit për lojtarin e Palmeiras, por në të njëjtën kohë e pranon edhe konkurrencën e madhe për të riun brazilian.

Situata sipas redaksisë së FcInterNews.it, është stabile: asnjë ofertë zyrtare e drejtuesve zikaltër për Gabrielin dhe për Palmeiras vlen akoma marrëveshja e arritur me Barcelonën para një muaji. Shumë është folur edhe për udhëtimin e nënës së lojtarit në Itali, por Palmeiras mbetet e qetë pasi dëshiron ta bëjë edhe më të vlefshme pjesën e kartonit e cila është në pronësi të tyre, kështu, dëshira e zonjës Vera Lucia, nga këndvështrimi i klubit, nuk paraqet problem.

Kapitulli për klauzolën. Ashtu sic është thënë shumë herë, ajo skadon më 25 gusht dhe asnjë klub nuk do ta ushtrojë atë për shkak se lojtari do të marrë pjesë në lojërat olimpike, por edhe për t’i mbajtur raportet e mira me Palmeiras. Për të qenë të qartë: Barcellona mund të paguajë 25 milionë ndërsa Interi afër 40. Mund të jetë vendimtare dëshira e lojtarit? Sigurisht, por për momentin, Gabriel nuk ia ka bërë asnjëherë me dije Palmeiras dëshirën e tij, mirëpo duke i pasur parasysh raportet e mira në mes tij dhe klubit, shumë lehtë mund ta dëgjojë dëshirën e klubit. Kjo do ta dërgonte në Kataluni.

Rinor Sopaj

Share
Published by
Rinor Sopaj
Tags: Gabriel Jesusmerkato

Recent Posts

  • Uncategorized

INTER-Bologna, Inzaghi vendos gjithcka: “Ja formacioni i Interit nga minuta e pare: “Dy ndryshime direkt?”

Te ringrihet direkt pas humbjes ne Torino ndaj Juventusit: ky eshte objektivi i Interit pas nje tetori pothuajse perfekt. Tani…

47 mins ago
  • Uncategorized

Inter, dalin ne pah pese skuadra qe kerkojne nje lojtar te Interit ne janar? “Shitja e tij duket si e vetmja rruge per…”

Ashtu si eshte bere me dije ne ditet e kaluara, agjenti i Robin Gosens ka shfrytezuar transferen e Interit ne…

19 hours ago
  • Uncategorized

Chiellini, cfare dreqin thua? “Ne karrieren time kam fituar 11 trofe. Llogaris edhe ate te Interit kur…”

Me sa duket, Giorgio Chiellini, ish-lojtari i Juventusit, edhe pse ka shkuar ne MLS per te mbyllur karrieren, koken e…

19 hours ago
  • Uncategorized

Thiago Mota flet nje dite perpara Inter-Bologna: “Kujtime te medha ne Meazza. Por po gaboni duke thene se…”

"Tani me tekonologjine e avancuar ne shohim video per te kuptuar si duhet te sulmojme dhe si duhet te mbrojme…

19 hours ago
  • Uncategorized

Champions League, publikohen koeficentet e Inter, Milan dhe Napoli: “Fitorja e mundshme ndaj Portos e ka koeficentin…”

Edhe pse do dicka me shume se tre muaj qe kur skuadrat te zbresin ne fushe prape per Champions League,…

19 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset zbulon: “Inter shume prane nje goditje te madhe me parameter 0? Kane filluar kontaktet me…”

Sipas asaj qe ka thene Sport Mediaset pak minuta me pare, Inter eshte shume prane rinovimit me Milan Skriniar. Gjithcka…

19 hours ago