Categories: Ne plan te pare

Inter-Sassuolo, Conte vendos gjithcka? “Ja formacioni zikalter: ai po mendon te aktivizoje edhe…”

Diten e sotme Inter do te zbrese ne fushe kunder Sassuolos ne rekuperimin e javes se  28 te Serie A qe u shty disa jave me pare.

Nje ndeshje kjo ku zikalterit duan te marrin tre piket ne shtepi per te hipotekuar kampionatin edhe pse duhet goxha deri ne fund.

Klasifikimi flet qarte, por ne nje sezon kaq anormal, asgje nuk mund te jepet e sigurt sepse te papriturat jane prapa portes.

Keshtu Conte, edhe njehere tjeter, ne vigjilje te ndeshjes, i ka kerkuar lojtareve te tij perqendrim maksimal dhe respekt per nje kundershtar jo te thjeshte.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTERI – Shume mungesa ne shtepine zikalter. Pervec te demtuarve Kolarov dhe Perisic, Conte do duhet te heqe dore nga dy te skualifikuarit Bastoni dhe Brozovic.

Kater mungesa jo banale, mbi te gjitha ne mbrojtje ku do te mungojne dy lojtaret e vetem qendror qe godasin me te majten.

Keshtu, ka disa balotazhe te rendesishme por duket se Conte e ka ndare mendjen per njembedhjeteshen titullare.

Ne krahasim me Bolognan, pritet te rikthehet De Vrij nga minuta e pare me Skriniar ne te djathte. Edhe pse mundesite per Conten jane tre (Ranocchia, Darmian dhe D’Ambrosio), pritet qe te luaje pikerisht ish-lojtari i United si titullar ne qendren e majte te mbrojtjes.

Nderkohe, ne mesin e fushes, duket se jane rritur ndjeshem edhe kuotat e Roberto Gagliardinit qe pret te festoje ditelindjen ne fushen e lojes.

Barella dhe Eriksen jane te sigurt per nje fanelle titullari, dhe Eriksen pritet te marre frenat e lojes si nje playmaker ne vend te Brozovic.

Nderkohe, per fanellen e trete te titullarit eshte nje gare ndermjet Gagliardinit dhe Sensit, me te parin ne avantazh ne kete moment.

Per sa i perket sulmit, edhe Sanchez uron te rikthehet nga minuta e pare, por Lautaro eshte ne avantazh ndaj kilianit dhe pritet te luaje me Romelu Lukaku nga minuta e pare.

TE REJAT E FUNDIT NGA SASSUOLO – De Zerbi ka nje skuader te pergjysmuar. Tranjeri i Sassuolos ka ardhur ne Milano me nente elemente me pak te cilet do te mungojne.

Te demtuarve Berardi, Caputo, Romagna, Bourabia dhe Defrel i jane shtuar Ayhan (covid), dhe tre lojtare jane lene ne shtepi nga frika e Covid per rasteve te shumta qe kane pasur ne kombetare (Locatelli, Ferrari dhe Muldur).

E mundshme qe te shihet nga minuta e pare Peluso, Kyriakopoulos, Magnanelli dhe Haraslin ne vend te Chiriches, Rogerio, Obiang dhe Boga.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Darmian; Hakimi, Gagliardini, Barella, Eriksen, Young; Lukaku, Lautaro.

Ne pankine: Radu, Padelli, Ranocchia, D’Ambrosio, Vecino, Vidal, Sensi, Sanchez, Pinamonti.

Tranjer: Conte.

Te skualifikuar: Bastoni (1), Brozovic (1).

Te padisponueshem: Kolarov, Perisic.

SASSUOLO (4-2-3-1): Consigli; Toljan, Marlon, Peluso, Kyriakopoulos; Magnanelli, Lopez; Traoré, Djuricic, Haraslin; Raspadori.

Ne pankine: Pegolo, Turati, Chiriches, Piccinini, Saccani, Rogerio, Obiang, Artioli, Karamoko, Boga, Oddei.

Tranjer: De Zerbi.

Te skualifikuar: nessuno.

Te padisponueshem: Berardi, Caputo, Romagna, Bourabia, Defrel, Ayhan.

Arbiter: Irrati.

Asistent: Vivenzi e Mondin.

Arbiter i Katert: Abisso.

VAR: Banti (Cecconi).

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, pas Esposito deshton nje tjeter huazim ne Serie A? “Lojtari do te kthehet ne Milano sepse ka humbur…”

Levizje te rendesishme edhe ne Serie A ku komplet pa u paralajmeruar ne Milano mund te kthehet nje lojtar i…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, del ne pah emri i lojtarit te Primaveres qe Inter i ka ofruar Atalantes per Scalvini: “Behet fjale per djaloshin qe…”

Inter me sa duket po e mendon shume seriozisht emrin e Giorgio Scalvini per te ardhmen e mbrojtjes se saj.…

5 hours ago
  • Uncategorized

Serie A, ndodh e papritura? “Ndryshon rregulli i minutave shtese dhe i pozicionit jashte loje: ja detajet”

Harrojeni ate qe ka ndodhur deri me tani ne kete sezon: edhe ne Serie A pritet te vije moda e…

5 hours ago
  • Uncategorized

Andrea Stramaccioni zbulon: “Isha i dashuruar me Mateo Kovacic. Interi e shiti vetem sepse…”

Andrea Stramaccioni eshte nje prej opinionisteve me te perfolur ne Itali keto dite duke pare prezencat e tij te fundit…

5 hours ago
  • Uncategorized

Gazzetta zbulon: “Inter ka marre vendimin perfundimtar per Sensi? Ne fund te sezonit, lojtari direkt do te…”

Nje nga pyetjet me te rendesishme ne kapin zikalter ka te beje e gjitha me merkaton e veres ne 2023.…

5 hours ago
  • Uncategorized

Gazzetta paralajmeron: “Inter duhet te kete kujdes: Napoli sapo eshte futur fuqishem ne gare per…”

Pasquale Mazzocchi eshte prej kohesh nje nga lojtaret me te vlersuar ne merkaton italiane nga Ausilio dhe Marotta. Kjo nuk…

5 hours ago