Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

501 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Sassuolo, Conte vendos gjithcka? “Ja formacioni zikalter: ai po mendon te aktivizoje edhe…”

Inter-Sassuolo, Conte vendos gjithcka?  “Ja formacioni zikalter: ai po mendon te aktivizoje edhe…”
Inter Club Staff

Diten e sotme Inter do te zbrese ne fushe kunder Sassuolos ne rekuperimin e javes se  28 te Serie A qe u shty disa jave me pare.

Nje ndeshje kjo ku zikalterit duan te marrin tre piket ne shtepi per te hipotekuar kampionatin edhe pse duhet goxha deri ne fund.

Klasifikimi flet qarte, por ne nje sezon kaq anormal, asgje nuk mund te jepet e sigurt sepse te papriturat jane prapa portes.

Keshtu Conte, edhe njehere tjeter, ne vigjilje te ndeshjes, i ka kerkuar lojtareve te tij perqendrim maksimal dhe respekt per nje kundershtar jo te thjeshte.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTERI – Shume mungesa ne shtepine zikalter. Pervec te demtuarve Kolarov dhe Perisic, Conte do duhet te heqe dore nga dy te skualifikuarit Bastoni dhe Brozovic.

Kater mungesa jo banale, mbi te gjitha ne mbrojtje ku do te mungojne dy lojtaret e vetem qendror qe godasin me te majten.

Keshtu, ka disa balotazhe te rendesishme por duket se Conte e ka ndare mendjen per njembedhjeteshen titullare.

Ne krahasim me Bolognan, pritet te rikthehet De Vrij nga minuta e pare me Skriniar ne te djathte. Edhe pse mundesite per Conten jane tre (Ranocchia, Darmian dhe D’Ambrosio), pritet qe te luaje pikerisht ish-lojtari i United si titullar ne qendren e majte te mbrojtjes.

Nderkohe, ne mesin e fushes, duket se jane rritur ndjeshem edhe kuotat e Roberto Gagliardinit qe pret te festoje ditelindjen ne fushen e lojes.

Barella dhe Eriksen jane te sigurt per nje fanelle titullari, dhe Eriksen pritet te marre frenat e lojes si nje playmaker ne vend te Brozovic.

Nderkohe, per fanellen e trete te titullarit eshte nje gare ndermjet Gagliardinit dhe Sensit, me te parin ne avantazh ne kete moment.

Per sa i perket sulmit, edhe Sanchez uron te rikthehet nga minuta e pare, por Lautaro eshte ne avantazh ndaj kilianit dhe pritet te luaje me Romelu Lukaku nga minuta e pare.

TE REJAT E FUNDIT NGA SASSUOLO – De Zerbi ka nje skuader te pergjysmuar. Tranjeri i Sassuolos ka ardhur ne Milano me nente elemente me pak te cilet do te mungojne.

Te demtuarve Berardi, Caputo, Romagna, Bourabia dhe Defrel i jane shtuar Ayhan (covid), dhe tre lojtare jane lene ne shtepi nga frika e Covid per rasteve te shumta qe kane pasur ne kombetare (Locatelli, Ferrari dhe Muldur).

E mundshme qe te shihet nga minuta e pare Peluso, Kyriakopoulos, Magnanelli dhe Haraslin ne vend te Chiriches, Rogerio, Obiang dhe Boga.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Darmian; Hakimi, Gagliardini, Barella, Eriksen, Young; Lukaku, Lautaro.

Preview Inter-Sassuolo - Conte senza 4 pedine: dubbi ovunque, Sanchez spera

Ne pankine: Radu, Padelli, Ranocchia, D’Ambrosio, Vecino, Vidal, Sensi, Sanchez, Pinamonti.

Tranjer: Conte.

Te skualifikuar: Bastoni (1), Brozovic (1).

Te padisponueshem: Kolarov, Perisic.

SASSUOLO (4-2-3-1): Consigli; Toljan, Marlon, Peluso, Kyriakopoulos; Magnanelli, Lopez; Traoré, Djuricic, Haraslin; Raspadori.

Ne pankine: Pegolo, Turati, Chiriches, Piccinini, Saccani, Rogerio, Obiang, Artioli, Karamoko, Boga, Oddei.

Tranjer: De Zerbi.

Te skualifikuar: nessuno.

Te padisponueshem: Berardi, Caputo, Romagna, Bourabia, Defrel, Ayhan.

Arbiter: Irrati.

Asistent: Vivenzi e Mondin.

Arbiter i Katert: Abisso.

VAR: Banti (Cecconi).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.