Categories: MerkatoNe plan te pare

Fenomeni Ronaldo zbulon: “Ju nuk e dini, por une kam kthyer boten permbys per tu rikthyer te Interi. Kini besim tek Zhang sepse…”

Gjate nje interviste te gjate per SportWeek, Fenomeni Ronaldo ka folur edhe njehere per karrieren e tij me bluzen e Interit ndermjet gezimesh, dhimbjesh dhe shume keqardhje.

DEMTIMI I VITIT 2000 – “Pas demtimit zbulova nje Ronaldo te ri. Shume persona ne keto vite me kane thene: ‘Qetesia e asaj nate ne Olimpico, kur ke rene ne toke duke bertitur me gjurin ne duar, nuk do ta harrohet kurre'”

“Une ate qetesi nuk e kujtoj dot, por dhimbjen po. Por edhe mendimet me pas me kujtohen: Do te kthehem? Si do te kthehem?”

“Por sapo me kaloi frika, rigjeta veten dhe gjeta edhe nje vullnet te forte qe nuk e dija se e kisha brenda meje.”

“Nje tjeter njeri isha dhe nje tjeter lojtar, por me te njejten dashuri per futbollin. Ka qene gjithmone ky tranjeri im me i mire, mjeku, fizioterapisti dhe shoku im.”

DATA 5 MAJ – “Demtimi ishte thjesht fati im i keq, por 5 maji ishte nje faj. Kur fatin e ke ne dore, nese te largohet dhe ti se kap dot, ste fal me askush.”

“Nuk ishim ne, e nuk e kemi shpjeguar asnjehere pse: per ate qaja, se kuptoja.”

LARGIMI NGA INTERI – “Ai kampionat ishte dhurata me e paket qe duhet ti benim tifozeve tane. Qe duhet tja beja, per aq shume sa me kishin dashur edhe kur isha keq.”

“Por ne Rome, nuk e dija cfare do te ndodhte, por dija cfare i kisha thene Morattit.”

“Cuper? Nuk kishte raport, e kam thene me dhjetra here dhe ja thashe edhe presidentit, nuk mund te kishte nje raport me te.”

“Nuk kishte asnje kompromis te mundshem: prandaj, kur une dhe Moratti, disa kohe pas largimit, kemi rifolur, i kemi kerkuar falje njeri-tjetrit, por pa i vene fajin askujt.”

“Ne ate moment mbase asnjeri nga ne te dy nuk mund te bente ndryshe.”

TRANSFERIMI TE MILANI – “Duket shume e thjeshte ta thuash me pas, por eshte vetem e veshtira: Ju nuk e dini, por vetem une e di cfare kam bere per tu rikthyer tek Interi. E deshiroja me patjeter.”

“Per me shume: me te vertete ktheva boten permbys qe te ndodhte, por nuk ndodhi. Nuk u transferova dot tek Interi.”

“Prita te gjithe kohen e mundshme Interin qe te me thoshte po ose jo: kur nuk vjen asnje po ose jo, nuk ke as cfare ben.”

“Per Milanin ne ate moment une isha nje lojtar i deshiruar, dhe une nuk eshte se kisha zgjedhje tjeter me te mire.”

“Me shume se tradhetar se po shkoja te Milani, ndihesha i tradhetuar nga Interi se isha “refuzuar”.”

“Ishte nje zgjedhje jo popullore, por ne jete une nuk kam pasur kurre frike te bej zgjedhje te tilla.”

“E sot, per mua nuk ka asnje kuptim te me pyesni a do e beja prape. Nese e kam bere, e kam bere se ne ate moment kam menduar se ka qene zgjedhje per tu bere.”

“As e drejte, as e gabuar, por ne pse ekziston gjithmone.”

INTERI I RI – “E konfirmoj ate qe kam thene: kam besim te Zhang ne kete sfide te re qe ai ka me Interin.”

“Si tifoz i madh i Interit kam endrren e te gjithe tifozeve: respekt maksimal per Juventusin, qe ne Itali eshte nje shembull si drejtohet nje klub e si ndertohet nje cikel, por tani eshte e drejte qe te perfundoje.”

“E ka radhen Interi, nuk shoh mundesi tjeter.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Capello Capello zbulon: “Inter, ka dicka per Onana qe askush nuk po e thote ne kete moment. Ai eshte nje…”

Direkt nga studiot e Sky Sport, Fabio Capello ka analizuar fitoren e Interit me rezultatin 1-0 kunder Barcelones ne Champions…

12 hours ago
  • Uncategorized

Inter, kercenime te shumta per Bastonin pas ndeshjes nga tifozet katalanas: “Te shohim nese te ndeshja e kthimit do…”

Alessandro Bastoni diten e djeshme ka shperndarje ne rrjetet sociale nje imazh nga fusha e lojes ku Inter ka fituar…

17 hours ago
  • Uncategorized

“Dje ne minuten e 27 me Onana ka ndodhur nje skene qe e kemi pare pak here me Handanovic: lojtaret kane…”

Gjate analizes se bere per fitoren e Interit ndaj Barcelones, Tuttosport ka vendosur fokusin edhe te prova e Onanes. Ata…

17 hours ago
  • Uncategorized

MOVIOLA e Inter-Barcelona: “Ishte apo nuk ishte penallti dora e Dumfries? Me sa duket VAR vendosi ashtu sepse…”

La Gazzetta dello Sport ne numrin e saj te perditshem ka dashur te ndalet te VAR dhe te MOVIOLA e…

17 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Zhang dergon nje mesazh te qarte direkt pas ndeshjes? “Ai ka treguar keshtu se nuk…”

Diten e djeshme ka pasur nje gezim shume te madh per fitoren e Interit dhe nga ana e Steven Zhang,…

17 hours ago
  • Uncategorized

NOTAT E GAZZETTA – “Asnje dyshim per me te mirin e ndeshjes nderkohe nje note 5 shkon per…”

Ka pasur nota shume te larta per Interin nga La Gazzetta dello Sport diten e sotme ne mengjes pas fitores…

21 hours ago