Categories: Uncategorized

Inter, oferten e re per Lukaku mund ta paguaje… Gabigol. Corriere zbulon strategjine e Interit!

Conte pret perforcime ne sulm dhe Interi po leviz per ta kenaqur ate. Per momentin nuk ka pasur ndonje sulm te mirefillte ndaj United per Lukaku, por klubi zikalter e di qe eshte ne avantazh dhe po pret levizjet e oreve ne vazhdim.

Sipas Corriere dello Sport, Interi po qendron ne qetesi me qellim dhe qe me pas ne momentin qe te beje oferten, ta vere ne veshtiresi United duke pare se atyre u mbyllet merkato per pak dite.

“Interi dje nuk ka levizur fare dhe nuk ka bere ndonje oferte. Kete gje do e beje vetem kur te marre vesh qe United nuk ka asnje pretendent tjeter per Lukaku dhe do i kene mbetur vetem pak dite nga fundi i merkatos.”

“Marotta dhe Ausilio nuk duan qe kur te trokasin te dera e United ata ti thone se per Lukaku ne gare eshte edhe Juventusi, nuk duan fare ankand per lojtarin ne fakt.”

“Oferta e Interit do te behet dhe ajo duhet te respektohet nga United. Nga klubi zikalter perjashtojne se Interi mund te beje ndonje oferte 80 milione euro, lajm qe kishte dale nga Juventusi dhe United.”

“Oferta aktuale ne klubin e United eshte 60 milione euro dhe do te rritet maksimumi me 5 milione e plus do te kete edhe rreth 5 milione bonuse te tjera. Pra do te jete nje oferte diku tek 70 milione euro. Pertej kesaj shifre Interi nuk do te shkoje.”

“Drejtuesit zikalter jane te bindur dhe kane komunikuar se deri te enjten cdo gje do te jete me e qarte. Nese me pas United do te hape perseri bisedimet per shitjen e lojtarit edhe me pas, Interi do te ishte i gatshem. Por kjo gje do te ndodhe ne kushtet e Interit.”

“Presidenti Zhang dhe njerezit e tij po mundohen qe te kenaqin sa me shpejt Conten dhe ndermjet dites se sotme dhe te neserme do te bejne levizjen e tyre ne drejtim te Romelu Lukaku.”

“Avokati Capellini dje ka qendruar deri ne oret e vona ne seli me Ausilion dhe Marotta. Nuk eshte aspak nje rastesi kjo.”

“Por gjate dites se djeshme ka pasur kontakte edhe me agjentin Pastorello qe ndodhet ne Marseille per disa tratativa qe mund te perfshijne edhe Interin.”

“Gjithesesi, Interi ehste e bindur se Romelu Lukaku preferon Interin dhe deshiron te stervitet me Antonio Conten kete sezon. Prandaj zikalterit besojne per nje mbyllje te suksesshme tratativash.”

“Nje ndihme jo pak te vogel per kete mund ta jape edhe shitja e Gabigol qe mund ti jape Interit nje dore te mire parash.”

“Flamengo ehste gati qe te paguaje rreth 20 milione euro ne dhjetor dhe mbase nese i paguan tani, Interi do te pranonte edhe 15-16 milione euro per te.”

“Edhe Palmeiras ka bere disa sondazhe per te por Gabigol mund e perfundoje edhe ne Europe. Gjithesesi Interi pretendon se prej tij mund te perfitoje diku tek 20-25 milionet.”

Keto jane te rejat e fundit qe ka sjelle edicioni online i Corriere dello Sport.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, zgjidhet emri kryesor per goditjen ne mbrojtje? “Luan ne Serie A: nuk do te perfundoje si Bremer sepse…”

Eshte Rodrigo Becao, sipas il Corriere dello Sport, objektivi me i fundit ne shtepine Inter per prapavijen zikalter. Mbrojtesi i…

23 hours ago
  • Uncategorized

Argjentina Kampione e Botes, Transfermarkt publikon vlerat e perditesuara te lojtareve: “Ne vendin e pare eshte…”

Skuadra e Argjentines qe sapo eshte shpallur Kampione e Botes ka pare qe vlerat e lojtareve te skuadres se saj…

23 hours ago
  • Uncategorized

Inter dhe tre refuzimet e Ajax: “Plot tre oferta te zikalterve te refuzuara nga hollandezet per lojtarin e…”

Kurre mos u dorezo. Per Noussair Mazraoui, shembulli i jetes eshte babai i tij Moustafa i cili ka qene gjithmone nje…

23 hours ago
  • Uncategorized

Nga Hollanda te sigurt: “De Vrij, ja dy klubet e medha qe duan ta rrembejne me parameter 0 nga Inter: gati nje…”

Nderkohe qe De Vrij ka pesuar nje demtim diten e djeshme ne stervitje, ai vazhdon te permendet nga mediat per…

23 hours ago
  • Uncategorized

Inter, nje lojtar perfshihet ne formacionin e deshtimeve ne Boteror: “Bashke me te edhe lojtare si…”

Me sa duket ka qene nje Boteror totalisht per tu harruar per nje nga lojtaret e Interit qe eshte kthyer…

23 hours ago
  • Uncategorized

Inter ferkon duart? “Gati te tjera miliona nga nje lojtar qe po shkelqen ne huazim: lojtari kerkohet edhe nga…”

Me sa duket Inter po ferkon duart per nje lojtar tjeter te ri te saj qe e ka leshuar ne…

23 hours ago