Categories: Fokus

Gabriel Jesus, djaloshi i jashtzakonshem te cilin e therret Interi: gola, rekorde, Selecao…

Edicioni i sotem i Gazzetta dello Sport i ka dediuar nje focus brazilianit Gabriel Jesus, talenti i jashtzakonshem qe me golat e tij ka arritur te dergoj Palmeiras ne vendin e pare ne kampionatin brazilian, duke terhequr vemendjen e klubeve te medha evropiane si: Inter, Barcelona, Real Madrid, Bayern, Juventus dhe Manchester City.

DJALOSHI I JASHTZAKONSHEM – Gabriel ka debutuar ne skuadren e pare pak me shume se nje vit me pare, mars 2015, si 17 vjecar, por tashme ishte i famshem per numrat impresionues te arritur tek te rinjte. Ne 2012, viti i ardhjes se tij te Palmeiras, shenon 16 gola duke u nisur shpesh nga pankina. Ne 2013 shperthimi: 54 gola ne 48 ndeshje. Ne 2014 rekord golash ne kampionatin U-17: 37 gola ne 22 ndeshje. Ne dhjetorin e 2014 Palmeiras, per te parandaluar San Paolon qe te blej lojtarin, u kushtezua te blindoj lojtarin me nje kontrate te pasur 5 vjecare dhe duke hequr dore nga nje kuote e mire e te drejtave te imazhit te lojtarit: nga 75% duke u zbritur ne 30%. Pjesa tjeter eshte ndare keshtu: 15% i takon lojtarit, 32,5% per Cristiano Simoes, perfaqesuesi i tij, 22,5% i takon Fabio Caran (ish-agjenti qe e kishte sjellur te Palmeiras). Paga e tij u rrit nga 715 euro ne muaj ne 20 mije euro ne muaj dhe do te rregullohet akoma per te bindur lojtarin qe te qendroj.

SELEÇAO – Hera e pare e Gabriel me Brazilin ishte ne marsin e 2015, ne nje turne U-20 ne Austri. Dy muaj me vone, ne Zelanden e re, ne Boterorin U-20. Ishte me i riu i grupit, por Rogerio Micale, i njejti trajner qe do e udheheq edhe ne Lojerat Olimpike te Rio de Janeiro, nuk kishte dyshime: per talentin dhe personalitetin fanella me numrin 10 i perkiste atij. Gabriel e nderoj me nje turne si protagonist dhe nje vend te dyte. Debutimi ne Palmeiras ka ardhur ne marsin e 2015, kunder Bragantino, goli i pare vetem ne korrik. Shume heret per te luajtur? Dyshimet largohen ne fund te gushtit. Gabriel futet ne pjesen e dyte me Atletico Mineiron ne avantazh 2-1 dhe shkelqen, sprinte dhe driblime. Tre dite me vone tekniku Marcelo Oliveira e rreshton titullar kunder Cruzeiros: asist me take, dhe dy gola te mahnitshem. Nje paraqitje e jashtzakonshme.

BILANCI – E ka mbyllur vitin 2015 me 9 gola dhe i ka dyfishuar ne kete 2016: 9 gola ne 12 ndeshje ne kampionatin brazilian, 5 ne 4 ndeshjet e fundit. Ka synim qe te mbaj titullin e golashenuesit me te mire deri ne fund sepse do te ishte hera e pare ne histori per nje sulmues te Palmeiras.

MISTER CUCA – Me Marcelo Oliveiran, Gabriel luante ne te majte ne 4-2-31, me larg nga porta. Cuca, qe ka ardhur ne prill, e perdor si sulmues te pare, i mbeshtetur nga dy sulmues krahu te shpejt: Roger Guedes (19 vjecari qe ka mahnitur Barcelonen) dhe Dudu. Ne kete sistem, Gabriel eshte vdekjeprures si ne kundersulme, fal shpejtesise dhe aftesise me topin ne kembe, dhe ne zone, ku shpenzon tekniken e tij magjike.

E ARDHMJA – Do te lundroje per ne Kontinentin e Vjeter? Do e kete Interi Fenomenin e ri 2.0? Pas grumbullimit per Lojerat Olimpike, Gabriel ka postuar nje mesazh falenderimi ndaj Zotit dhe nje tifoz interist ka komentuar: “Eja tek ne, Fenomen”. Palmeiras do te bej gjithcka per te mos e humbur ne gjysme te rruges drejt nje titulli qe nuk e fiton prej 1994. Cuca i keshillon te qendroj “te pakten nje vit ose dy per t’u rritur akoma. Nese shkon tani te Barcelona, ne vend te kujt do te luaj? Do te qendronte ne pankine”. Raul Sanllehi, drejtori teknik i Barcelones ka qenen per 15 dite ne Brazil per rinovimin e Neymar, por edhe per te studiuar Gabriel Jesus. Klubi katalanas do te ishte i gatshem te mbyll marreveshjen dhe ta transferoj lojtarin vetem ne korrikun e 2017, ashtu sic kerkon Palmeiras. Eshte e sigurte qe Gabriel Jesus do te luaj se bashku me Neymar ne Rio dhe me Douglas Costan do te kompletojne nje trident enderrash. Il Fenomeno dhe O Ney do te jene pastaj ne kombetaren e madhe sepse Tite, zevendesuesi i Dungas, eshte i cmendur pas Gabriel: “Eshte i jashtzakonshem, nje realitet i futbollit tone”.

Bujar Berishaj

Share
Published by
Bujar Berishaj
Tags: Gabriel Jesus

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Dua te qendroj te Inter per shume kohe dhe te fitoj trofe. Stefano Pioli eshte nje…”

Karikim. buzeqeshje dhe emocione. Duke folur per mikrofonat e "Mbreterit e Futbollit" ne Mediaset, Simone Inzaghi, tranjer i Interit ka…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Onana zbulon historine e bukur: “E dini? Idhulli im i portes ka luajtur me Interin. Ka qene ai qe…”

Besim te madh te rrugetimi i Interit. Ky eshte mendimi i Andre Onana i intervistuar nga Sky Sport pas ndeshjes…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Di Marzio zbulon detajet: “Skriniar? Ja cfare kam marre vesh. Eshte me te vertete nje situate shume…”

Jane dite shume, shume te rendesishme per te pare dhe kuptuar nese historia e dashurise se Milan Skriniar dhe Interit…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Lukaku nuk permbahet: “Kush po i qendron afer keto dite ne Appiano betohet se belgu nuk ka nje…”

Miqesorja e djeshme ndaj Sassuolos ka dhene te tjera sinjale shume pozitive per Simone Inzaghin dhe Interin. Zikalterit po pergatisin…

7 hours ago
  • Uncategorized

Fabrizio Biasin nuk permbahet: “Si mund te mendohet nje Inter-Napoli pa aktivizuar nje lojtar si…”

Me sa duket, Fabrizio Biasin nuk deshiron qe Inter ta filloje ndeshjen me Napolin pa lojtarin qe ai quan si…

7 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Marotta: “2022 pozitiv, por na mungoi qershia mbi torte. Objektiv i Interit per 2023 eshte vetem…”

Beppe Marotta dhe Simone Inzaghi jane ne nje mendje: 2022 i Interit ka qene nje vit pozitiv ne totalin e…

7 hours ago