Categories: Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Dua te qendroj te Inter per shume kohe dhe te fitoj trofe. Stefano Pioli eshte nje…”

Karikim. buzeqeshje dhe emocione. Duke folur per mikrofonat e “Mbreterit e Futbollit” ne Mediaset, Simone Inzaghi, tranjer i Interit ka prekur shume tema te sezonit te tij te pare tek Inter por jo vetem.

Keto kane qene fjalet e tij te plota:

“Si fillim, sezonin tone te pare kemi bere mire: jemi kualifikuar ne Champions League ne raundin qe Inter kishte kohe qe nuk kalonte”.

“Kemi luajtur te barabarte me Liverpool. Ka qene nje sezon i mire, qe mund te behej i jashtezakonshem me Scudetton”.

“Objektivi qe jkemi ne eshte ai qe lojtaret dhe klubi te fitoje sa me shume: eshte bukur te luash, por shume e rendesishme edhe te fitosh”.

PERMBYSJA SCUDETTO 

“A besoj te permbysja Scudetto? Absolutisht po. Kampionati eshte dicka e re per te gjithe kete sezon me kete pauze te gjate”.

“Eshte dicka e re per te gjithe. Napoli ka bere dicka te mrekullueshme deri me tani, duke shfrytezuar gabimet e te gjitheve, perfshire edhe tonat”.

“Normalisht, edhe ne vitin e kaluar klasifikimi ishte i ngjashem por ne fund ishim te gjithe tre pike larg nga njeri-tjetri”.

VRAPIMI ME SANCHEZ 

“Aty kam ber nje super shkeputje (qesh). Por pastaj e kam kuptuar se djemte po shkoni nga ana tjeter dhe nuk e dija nese kishte mbaruar ndeshja apo jo”.

“Por nese do te kisha degjuar vershellimen e arbitrit, do te vazhdoja te vrapoja edhe une. Raporti me lojtaret?”

“Gjithmone ku kam stervitur askush nuk ka treguar mungese respekti ndaj meje dhe kjo eshte gjeja me e rendesishme”.

“Dihet se une kam nje raport te madh me stafin dhe lojtaret e mi i respektojne rolet ne brendesi te skuadrave”.

ZERI 

“Zeri im? Ndermjet stervitjeve dhe ndeshjeve une kam ndonje problem sepse ngjirem shpesh. Po punoj dhe po provoj ta zgjidh”.

“Per fat te mire brenda 48 oreve zakonisht rekuperoj. Kjo eshte pozitive”.

RAPORTI ME PIOLIN

“Pioli? Te Lazio kemi pasur nje raport shume te mire. Flisnim gjate. Eshte nje person i mire, mes viteve jemi takuar shpesh here perballe dhe kemi nje respekt reciprok”.

SCUDETTO E HUMBUR

“Ku e kemi humbur Scudetton? Ka nga ata qe thone se ka pasur nje faull ndaj Sanchez te goli i dyte i Giroud dhe qe arbitri ishte tre metra larg e mund te ndalte lojen”.

“Por keshtu nuk behet historia, faktet tregojne se per fat te keq ate derbi ne e kemi humbur dhe mund te jete vendosur gjithcka aty”.

TE STERVITESH INTERIN

“Te stervitesh Interin eshte stresuese? Ka presion dhe pergjejgesi, por duhet te them se une jam gjithmone vetvetja, tentoj te permiresohem gjithmone”.

MILANO

“Milano me ka pritur me krahet hapur mua, gruan time dhe femijet. Jemi ambientuar mire dhe duam te vazhdojme keshtu.”

“Dua te qendroj gjate tek Inter, te sjell trofe te klubi im dhe te tentoj te permiresohem gjithmone”.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Onana zbulon historine e bukur: “E dini? Idhulli im i portes ka luajtur me Interin. Ka qene ai qe…”

Besim te madh te rrugetimi i Interit. Ky eshte mendimi i Andre Onana i intervistuar nga Sky Sport pas ndeshjes…

28 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Di Marzio zbulon detajet: “Skriniar? Ja cfare kam marre vesh. Eshte me te vertete nje situate shume…”

Jane dite shume, shume te rendesishme per te pare dhe kuptuar nese historia e dashurise se Milan Skriniar dhe Interit…

31 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Lukaku nuk permbahet: “Kush po i qendron afer keto dite ne Appiano betohet se belgu nuk ka nje…”

Miqesorja e djeshme ndaj Sassuolos ka dhene te tjera sinjale shume pozitive per Simone Inzaghin dhe Interin. Zikalterit po pergatisin…

34 mins ago
  • Uncategorized

Fabrizio Biasin nuk permbahet: “Si mund te mendohet nje Inter-Napoli pa aktivizuar nje lojtar si…”

Me sa duket, Fabrizio Biasin nuk deshiron qe Inter ta filloje ndeshjen me Napolin pa lojtarin qe ai quan si…

38 mins ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Marotta: “2022 pozitiv, por na mungoi qershia mbi torte. Objektiv i Interit per 2023 eshte vetem…”

Beppe Marotta dhe Simone Inzaghi jane ne nje mendje: 2022 i Interit ka qene nje vit pozitiv ne totalin e…

40 mins ago
  • Uncategorized

Inter, ja cfare eshte Lautaro Martinez per ty: “Per vitin 2022, Lautaro eshte lojtari numer nje per…”

Lautaro Martínez ka marre shume kritika per Boterorin ne Katar, edhe pse ne fund eshte shpallur Kampion i Botes. Ai…

56 mins ago