Gian Piero Gasperini eshte shprehur teper i prekur per fjalet e Contes pas ndeshjes ne Bergamo, ku ai nuk i kurseu edhe komplimentat per Interin, dicka qe kishte kohe qe nuk ndodhte.
Por ai diten e sotme ka folur perseri per Antonio Conten dhe zikalterit, dhe ka vazhduar me te njejten linje, edhe pse me fitoren e Interit, Atalanta perfundoi ne vendin e trete.
“Nuk e di, e kam ndjekur edhe une ate qe ka ndodhur me Conten pas ndeshjes ndaj Atalantes time.”
“Eshte e veshtire te japesh nje gjykim nga jashte. Takimi me Antonion ka qene teper i ngrohte para dhe pas ndeshjes.”
“Komplimentet qe kam marre nga ai, rralle i kam marre nga nje koleg ne Serie A. Shpresoj shume qe te mund te qendroje tek Interi.”
“Pse? Per nje arsye te thjeshte: Interi eshte e vetmja skuader ne Itali qe eshte ne gjendje ti heqe fronin Juventusit. Binomi Inter-Conte eshte ai me i sakti per ta arritur kete.
Keto kane qene fjalet e teknikut te Atalantes, Gian Piero Gasperini per mikrofonat e ‘Radio Anch’Io Sport’, ne Radio 1 ku eshte ndalur me se shumti te fjalet e Antonio Contes kunder klubit.
“Une mendoj se ka bere nje pune te mrekullueshme me Interin, por duke qene se ky kampionat ka qene super i gjate, ndodh qe te arrish pa energji dhe te shfrysh pak”, ka shtuar ai.
Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…
Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…
Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…
Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…
Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…
"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…