Me sa duket hetimi gjigand “Prisma” nga Prokuroria e Torinos mund te sjelle disa pasoja vertete te renda per Juventusin.
Ky hetim ka vene ne shenjester bilancin dhe shifrat e Juventusit dhe me sa duket tani jemi futur ne fazen me te nxehte.
Sipas asaj qe tregon La Gazzetta dello Sport, brenda shume pak javesh mund te kemi nje mbyllje te hetimeve dhe Juventusi mund te perfundoje ne gjykate.
Pasi gjithcka te mbaroje, atehere topi do i kaloje Drejtesise Sportive dhe aty Juventus rrezikon rendshem te ardhmen e saj.
Prokuroria Federale, pasi te marre te gjitha dokumentat qe kerkon, do te vleresoje akuzat qe do te behen ndaj klubit te Agnellit.
Nese akuza e vetme do te jete “thyerje e normativave federale ekonomike” atehere Juventusi do ja dale me nje gjobe.
Por frika e madhe qendron te fakti se nese do te vertetohet se Juventusi ka fallcifikuar bilancin dhe ka bere operacione mashtruese vetem per te rritur zerat ne bilanc, atehere gjithcka behet nje makth.
Rreziku ne kete rast eshte qe Juventusi te marre pike penalizim, zbritje ne Serie B (qe nuk do te ishte hera e pare) e deri te perjashtimi nga kampionati italian i futbollit.
Ne kete rast, Prokuroria e Torinos duhet te vertetoje se si “Juventusi ka mashtruar me shifrat dhe keto levizje kane qene decizive per te kapur rregullat e UEFA dhe rregullat Kombetare”.
Nese kjo akuze vertetohet, atehere per Juventusin do te kete probleme te medha dhe per Agnellin shume djerse te ftohta.
Nderkohe, ne pergjimet qe i jane bere drejtuesve te Juventusit, ka dale ne pah nje fraze e frikshme qe eshte thene nga drejtuesit per kontraten e Cristiano Ronaldos.
“Nese kjo cope letre (per nje faqe specifike ne kontrate) e firmosur me lojtarin del ne pah, do te na hidhen te gjithe ne fyt” mesohet te eshte thene nga drejtuesit e Juventusit ne nje diskutim me njeri-tjetrin.
E nderkohe, prokuroria eshte futur ne kerkim te kesaj ‘cope letre’… Ku i dihet cfare fshihet ne te.
Pas barazimit te cmuar kunder Barcelones, Inter hidhet me koke ne kampionat per te vazhduar grumbullimin e pikeve pas fitores…
Edhe pse jemi dy dite pas ndeshjes Barcelona-Inter, edhe diten e sotme ne Itali vazhdon te flitet shume per kete…
Me sa duket te Barcelona nuk ndalen se gjeturi fajtor per ndeshjen e barazuar me Interin dhe tani eshte radha…
Me sa duket, edhe Antonio Cassano qe ka qene nje kritik i madh i Interit gjate kesaj kohe eshte dorezuar…
Inter ndodhet ne nje pozite shume te mire ne grupin e saj te Champions League tashme pas barazimit 3-3 ne…
"Nje masaker sportive, ekonomike dhe institucionale". Keshtu e kane quajtur specialistet ne Spanje ate qe ka ndodhur me Barcelonen. Per…