Eshte Emerson Palmieri objektivi i pare i Interit per te perforcuar krahun e majte te skuadres ne sezonin e ri.
Per italo-brazilianin rivali i pare eshte Napoli, por duket se ne shtepine zikalter jane te bindur se kane ne dore dakordesine e lojtarit.
Interi eshte ne gjendje qe ti ofroje atij te njejten page qe merr te Chelsea edhe per disa vite me radhe, dicka qe Napoli nuk ja ka ofruar ende.
Ai aktualisht paguhet 3,5 milione euro, nje page qe mund te mbulohet nga Interi pa probleme per 4 apo 5 sezone.
Por La Gazzetta dello Sport, tregon pak me shume per buxhetin e blerjes qe ka Interi per krahet e saj te mbrojtjes per sezonin e ri, gjithmone pas largimit te Achraf Hakimi dhe Joao Mario.
“Nese shohim emrat ne kete moment, Kostic mbetet nje lojtar shume i pelqyer per Interin, por ai kushton me te vertete shume.”
“Nderkohe, per Emerson Palmieri, Chelsea deri me tani kerkesen e ka pasur 20 milione euro. Pikerisht ky eshte problemi kryesor.”
“Interi nuk deshiron te shpenzoje me shume se 10 milione euro ne total per nje lojtar krahu pas shitjes se Hakimit.”
“Te pakten, 10 milione duhet te jete shpenzimi fiks pa bonuse e mbase me bonuse mund te arrihet edhe te 15 milione.”
Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…
Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…
Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…
Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…
Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…
"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…