Categories: Ne plan te pare

Gazzetta i paralajmeron te gjithe: “Kujdes nga 0-3 ne tavoline i Interit ndaj Bolognes: ja dy arsyet pse mund te ndodhe.”

Diten e neserme, 13 prill, Kolegji i Garancise se Sportit te CONI do te duhet te flase njehere e mire per 0-3 ne tavoline ne Bologna.

Interi ka bere kerkesen e saj per ndeshjen e paluajtur te 6 janarit dhe ka ndertuar te gjithe mbrojtjen e saj duke treguar parregullsite qe Bologna ka bere ne procedure.

Me sa duket, ka dale ne pah se Bologna ka dhene nje liste te paplote te kontakteve te aferta te lojtareve te prekur.

Gjithesesi, shanset me te medha jane qe ndeshja te luhet ne daten 27 prill (nje date e vendosur paraprakisht nga Lega Serie A) por ne fakt dy arsye shtyjne Interin te besoje edhe te 0-3 ne tavoline.

Cilat jane ato? E para ka te beje tashme me listen e lojtareve te gatshem per loje qe Bologna kishte dorezuar ne federate, dicka qe nuk duhet ta bente nese ndeshja nuk do luhej.

Nderkohe, e dyta ka te beje me listen e kontakteve te aferta te lojtareve e cila ka qene e pasakte dhe e paplote.

Dy detaje qe diferencojne sjelljen e Bolognes ne krahasim me skuadrat e tjera dhe per menyren se si e kane bere proceduren.

“Avokati Angelo Capellini, diten e merkure do te jete i lidhur direkt me Kolegjin e Garancise, duke bazuar te gjithe tezen e tij te fakti se Bologna nuk ka bere as paralajmerim per te mos luajtur, dhe as proceduren per te mos luajtur.”

“Nese nje force madhore te ndalon te luash nje ndeshje, atehere duhet te shkosh te Gjykatesi dhe ta kerkosh kete gje.”

“Nje akt qe Bologna nuk e ka bere. E ne krahasim me klubet e tjera, eshte vetem Bologna klubi qe nuk e ka bere dicka te tille.”

“Kjo eshte hera e pare qe nje klub sillet keshtu sepse kjo gje nuk ka ndodhur as ne sezonin e shkuar dhe as kete sezon me ndonje klub tjeter.”

“Kjo gje ka bere qe Interi te udhetoje ne Bologna edhe pse ndeshja nuk eshte luajtur.”

Nderkoje, kesaj i shtohet edhe detaji i listes se personave qe jane futur ne kontakt me lojtaret pozitive gjate diteve te janarit.

“Ne ate kohe, Instituti i Shendetit Publik ne Bologna ka kerkuar nga klubi nje liste me kontaktet e aferta te lojtareve.”

“Nderkohe, Bologna ka derguar vetem nje liste me stafin e skuadres, liste qe i dergohet edhe Lega Serie A.”

“Ne ate liste benin pjese madje lojtare qe ndodheshin prej ditesh ne Kupen e Afrikes dhe nje lojtar qe ndodhej ne Uruguay prej javesh.”

“E duke pare se Instituti i Shendetit Publik ka perdorur kete liste te parregullt, gjithcka eshte bere gabim nga ana proceduriale”.

Keshtu, Interi shpreson, duke besuar fort te rregullat e parespektuara. Nderkohe, diten e neserme vendoset gjithcka.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Capello i ashper edhe pas Barcelones: “Kam nje pyetje qe dua t’ja bej lojtareve te Interit. Me thone dot se si…”

Dje pas ndeshjes ne Camp Nou te barazuar me rezultatin 3-3 nga Inter, per Sky Sport eshte ndalur te flase…

8 hours ago
  • Uncategorized

Barca, Lewandowski flet i shkaterruar: “Ne kemi harruar te mbrojme… Nuk e di, di te them se Inter eshte…”

Diten e djeshme, pas ndeshjes se barazuar, per Barcelonen ka folur edhe Robert Lewandowski, protagonisti i vetem mbase i Barcelones ne…

8 hours ago
  • Uncategorized

Tuttosport nuk permbahet: “Ja se si Inzaghi i dha leksione falas pasardhesit te Guardiolas te Barca: duke i…”

Ka qene nje arritje e madhe personale ajo qe ka ndodhur diten e djeshme ne Camp Nou me Simone Inzaghin…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Antonio Conte: “Cfare sinjali nga zikalterit ndaj Barces. Por e di qe nuk do te jete…”

Pak minuta perpara se Inter te zbriste ne fushen e lojes, per Sky Sport eshte ndalur te flase edhe Antonio…

8 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Beppe Marotta zbulon detaje nga e ardhmja e Skriniar? “Mund t’ju them se vullneti i tij eshte…”

Diten e djeshme, pak perpara ndeshjes, Beppe Marotta ka dale perpara mediave dhe ka folur per Sky Sport per shume…

8 hours ago
  • Uncategorized

NOTAT e Barcelona-Inter: “Cfare nate magjike: noten me te larte e rremben ai lojtar qe ka bere…”

Inter ka barazuar nje ndeshje te mrekullueshme dje ndaj Barcelones dhe ka marre ne shtepi nje pike te arte. Tani…

8 hours ago