Tani duket se jemi shume afer vertete: pasi i shkoi shume afer ne janar, Interi duket se kesaj radhe do te nenshkruaje e zeza mbi te bardhe blerjen e re ne sulm.
Behet fjale per ate qe eshte quajtur si ‘zevendes-Lukaku’ dhe po flasim per francezin e Chelsea: Oliver Giroud.
Ai do te jete lojtari me i ri i Interit per sezonin e ri. Per kete flet me siguri Gazzetta dello Sport ne numrin e saj te perditshmem qe tregon se gjithcka eshte mbyllur me sukses ndermjet klubeve.
Gjithmone sipas gazetes italiane, kjo gje eshte marre vesh nga nje burim shume afer kesaj tratative.
Sipas burimit, asnjehere nuk eshte mbyllur kanali i komunikimit ndermjet Interit dhe Giroud, edhe pse ai mbeti paksa i zhgenjyer qe asgje nuk u be ne janar.
Por perkundrazi, Giroud pas janarit ka vazhduar ta shikoje Interin si projektin me te mire per te ardhmen e tij.
Sipas Gazzettas, sulmuesi 33 vjecar do te firmose nje kontrate dy vjecare me opsion per nje sezon te trete.
Shifrat do te jene shume me te ulta se nga ato qe mer aktualisht tek Chelsea.
Ai paguhet 8 milione euro ne sezon dhe kontrata e tij me Interin do te ishte me siguri me poshte se 6 milione euro .
Giroud do te ishte keshtu goditja e radhes me parameter zero e Beppe Marotta dhe do te bente te gezuar Antonio Conten qe e ka stervitur edhe me pare francezin dhe e konsideron perfekt per te kompletuar repartin sulmues.
Alessandro Bastoni, direkt nga grumbullimi ne Malte ka dhene nje interviste per Corriere dello Sport ku ka prekur shume tema…
Robin Gosens ka qene protagonist i nje emisioni te shkurter te zhvilluar ne platformen Instagram direkt nga klubi zikalter. Ai…
Ivan Zazzaroni, drejtori i Corriere dello Sport, diten e sotme ne faqet e gazetes qe drejton (Corriere), ka folur per…
Claudio Lotito njihet nga te gjithe per kerkesat e tij te cmendura ne merkato per lojtaret e Lazios dhe kjo…
Diten e sotme Nicolo Barella ka dhene nje interviste interesante per La Gazzetta dello Sport, dhe fjalet e tij kane…
Edhe pse shume organe te informacionit kane vazhduar te flasin per Yunnus Musah dhe nje transferim te tij te mundshem…