Si dy ministra teper te mire pa portofol, Walter Sabatini dhe Piero Ausilio kane filluar qe te ndertojne Interin e te ardhmes ne menyre konkrete, duke afruar prane klubit zikalter lojtare me kosto zero.
Behet fjale per hollandezin e Lazios, Stefan de Vrij dhe ganezin e Juventusit, Kwadwo Asamoah.
Ndersa sigurimi per sezonin e ardhshem te Lautaro Mabrtinez i kushtoi Interit rreth 25 milione euro por e beri klubin zikalter te evitonte konkurencen duke siguruar e para sherbimet e talentit me te madh te momentit ne futbollin argjentinas.
Nese llogarisim koston e Martinez, Asamoah dhe De Vrij, Interi do te shpenzoje per te tre ne total 25 milione euro, ku e gjitha kjo shume eshte shpenzuar me argjentinasin e vogel.
Eshte nje cmim teper i ulet nese hedhim syte nga tregu i merkatos qe eshte totalisht jashte kontrollit.
Duke qene se klubi zikalter per momentin . duhet te levizi ne merkato duke u autofinancuar, keshtu Ausilio dhe Sabatini kane bere punen e tyre duke siguruar dy lojtare shume te mire, te afirmuar ne Serie A dhe qe i bejne pune Spallettit me kosto 0.
Per sa i perket ganezit – tregon Gazzetta dello Sport – ende nuk ka firmosur me Interin, por do e beje per ceshtje oresh. Po pritet qe te zgjidhen disa probleme burokratike me dokumentacionin. Ai duket se ka pranuar projektin e Spallettit per sezonin e ardhshem sepse tashme ka refuzuar te gjitha ofertat e Juves.
Tashme gjithcka eshte zyrtare: UEFA diten e djeshme ka vendosur edhe datat e ndeshjeve te 1/8 te Champions League. Inter…
Inter do te kete perballe Porton ne 1/8 e Champions League por gabohen rende ata qe thone se Inter do…
Inter ka humbur nje nga ndeshjet me te rendesishme te sezonit diten e diele ne Torino ndaj Juventusit. Por nuk…
Direkt nga Tuttosport sot ka ardhur nje tjeter konfirmim per ate qe mund te jete operacioni i pare i Interit…
Diten e djeshme Inter ka njohur kundershtarin e saj ne Champions League: do te jete skuadra e Portos. Goglat ne…
Me sa duket, fjalet e Beppe Marottas diten e djeshme nuk kane lene vend aspak per dyshim: klubi nuk eshte…