Categories: Ne plan te pare

Gazzetta – Ka nje lajm te keq per te gjithe Interin: padia ne gjykate nga Mauro Icardi e ben te pamundur largimin e tij

Ne shtepine Inter vazhdon qe te jete pezull situata delikate e lidhur me Mauro Icardin.

Ne kete moment qe po flasim, shanset qe ai te qendroje tek Interi pavarsisht luftes qe i ka hapur klubit, jane me te larta se kurre.

Pasi i ka thene jo ofertave milionere te Romes, Monaco dhe Napolit, per momentin nuk ka skuadra te cilat mund te jene te interesuara per Mauriton.

“Marotta qe nuk e mer aspak per baze nje shitje tek Juventusi, shpreson akoma se duke i zgjatur nje vit kontraten, mund ta huazoje ne nje klub jashte Italise.”

“Por duke qene se jemi vetem dy dite larg mbylljes se merkatos, kjo e gjitha duket si dicka e parealizueshme per shume arsue.”

“Vetem ndonje klub si PSG (kjo eshte shpresa e zikalterve) mund te arrijne dicka te tille ne pak kohe nese hidhet ne sulm per Icardin duke pare fuqine e ekonime.”

“Nderkohe, Icardi e ka hedhur ne gjyq Interin dhe lajmi ne emailin e Interit erdhi te enjten ne darke. Brenda te martes klubi zikalter duhet te perballet me akuzat e Icardit duke paraqitur edhe mbrojtjen e saj.”

“Me pas do te shihet se cfare do te ndodhe por duhet te kujtojme dicka: ne rast te nje shitje ne minutat e fundit, padia do te bjere menjehere.”

Por e perditshmja italiane shpjegon: “Ne pikat e padise, ndertohen te gjithe muajt e fundit te raportit Mauro-Inter dhe flitet per “diskriminim” dhe “poshterim ditor”.

“Kjo sipas tij, sepse ai stervitet me tekniket jo te skuadres se pare dhe gjate ndeshjeve taktike, ai dhe Joao Mario luajne me pasa duke qene se nuk mund te luaje dot ne miqesoret brenda skuadres.”

“Ai pretendon se eshte larguar edhe nga grupi ne WhatsApp i skuadres dhe se numri 9 i eshte hequr edhe pse ‘ai ka shenuar 124 gola me ate fanelle’.”

“Por dokumenti kthehet edhe prapa ku thote se shiriti i eshte hequr pa asnje arsye te vlefshme si dhe ai nuk eshte perfshire ne fushatat e marketingut te Interit kete sezon.”

“Keshtu, Mauro Icardi ka sjelle ne gjykate 41 prova per te fundosur Interin ne kete histori duke perfshire edhe Puggioni te Chievos dhe Albertazzi te Verones dhe therret shoket e skuadres te deshmojne.”

“Nje seri pikash qe nuk kane lekundur Interin gjithesesi, pikerisht si ka ndodhur edhe ne daten 11 gusht kur Icardi kerkoi zyrtarisht te perfshihej tek stervitjet me skuadren.”

Per Interin akuzat e argjentinasit nuk kane baze duke pare se per shembull Mauro ka preferuar qe te mos udhetoje me skuadren ne turin aziatik me deshire dhe duke refuzuar keshtu te stervitet me shoket duke qendruar ne palester i vetem dhe pa e justifikuar kete.

Ndonjehere sipas Interit lojtari nuk eshte perjashtuar nga pjesa taktike: ne kete rast gjithesesi eshte gjithmone e drejta e tranjerit se si i ndan detyrat e stervitjes.

Cdo gje eshte brenda limiteve dhe Interi eshte sjelle me te ne menyren me korrekte te mundshme, ashtu si e tha edhe Antonio Conte dje.

Por ne te gjithe kete histori gjykatash dhe padie ka nje lajm shume te keq per Interin dhe ambjentin zikalter: tashme Mauro Icardi me te gjitha gjasat do te qendroj ne Milano tek Interi, mbase jo per Interin, por ai do te qendroje.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Capello Capello zbulon: “Inter, ka dicka per Onana qe askush nuk po e thote ne kete moment. Ai eshte nje…”

Direkt nga studiot e Sky Sport, Fabio Capello ka analizuar fitoren e Interit me rezultatin 1-0 kunder Barcelones ne Champions…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, kercenime te shumta per Bastonin pas ndeshjes nga tifozet katalanas: “Te shohim nese te ndeshja e kthimit do…”

Alessandro Bastoni diten e djeshme ka shperndarje ne rrjetet sociale nje imazh nga fusha e lojes ku Inter ka fituar…

14 hours ago
  • Uncategorized

“Dje ne minuten e 27 me Onana ka ndodhur nje skene qe e kemi pare pak here me Handanovic: lojtaret kane…”

Gjate analizes se bere per fitoren e Interit ndaj Barcelones, Tuttosport ka vendosur fokusin edhe te prova e Onanes. Ata…

14 hours ago
  • Uncategorized

MOVIOLA e Inter-Barcelona: “Ishte apo nuk ishte penallti dora e Dumfries? Me sa duket VAR vendosi ashtu sepse…”

La Gazzetta dello Sport ne numrin e saj te perditshem ka dashur te ndalet te VAR dhe te MOVIOLA e…

14 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Zhang dergon nje mesazh te qarte direkt pas ndeshjes? “Ai ka treguar keshtu se nuk…”

Diten e djeshme ka pasur nje gezim shume te madh per fitoren e Interit dhe nga ana e Steven Zhang,…

14 hours ago
  • Uncategorized

NOTAT E GAZZETTA – “Asnje dyshim per me te mirin e ndeshjes nderkohe nje note 5 shkon per…”

Ka pasur nota shume te larta per Interin nga La Gazzetta dello Sport diten e sotme ne mengjes pas fitores…

19 hours ago