Categories: Uncategorized

Gazzetta ngre alarmin: “Conte ka paralajmeruar Lautaron: ai tashme rrezikon shume sepse…”

Njeqind minuta stervitje ne San Siro. Interi perpara dy ditesh u rikthye ne Meazza pas tre muajsh mungese nga hera e fundit: ndaj Ludogorets per Europa League.

Ishte prezent zevendes-presidenti Javier Zanetti, administratori i deleguar Beppe Marotta dhe drejtori sportiv Piero Ausilio.

Askush nuk deshironte te humbiste rikthimin ne shtepi te Interit me ne fund.

Conte ka shtyre gjate gjithe kohes duke e mbajtur skuadren ne fushe per rreth 100 minuta: perpara puna me pergatitesit atletik Pintus dhe Coratti, dhe me pas provat taktike e ne fund mini-ndeshje per tu afruar akoma me shume me Sampdorian.

Objektivi i Interit eshte te rikthehet ne rrugen e duhur pas eleminimit te Napolit dhe te rikthehet ne gare per kampionatin: nje fitore ndaj Sampit e kthen skuadren e Interit -6 nga Juventus dhe -5 nga Lazio.

Conte pret nje reaksion te forte gjithashtu nga Lautaro te cilit i ka kerkuar me shume ndryshe do te humbase formacionin… ndaj Sanchez.

“Sot ne darke Conte do te kerkoje te munde Sampdorian per te ngushtuar diferencen me kryesimin dhe per kete do te ndihmojne edhe dritat e San Siros.”

“Pritet nje Lautaro deciziv si ne koherat e bukura: Conte ja ka bere te qarte, deshiron qe ai te rikthehet me mendjen tek Interi.”

“Ai ishte shume i shkarikuar ndaj Napolit dhe per te mbajturr vendin ne formacion, duhet te jape sinjale jete ne menyre te menjehershme.”

“Ndryshe, Conte e ka gati zgjidhjen: Alexis Sanchez eshte gati ne cdo moment qe do e therrase Conte.”

“Sulmuesi ne pronesi te Manchester United eshte pare shume ne forme si ne stervitje, por edhe ne ndeshjen e kupes.”

“Conte nuk i ka bere asnje kercenim atij, thjesht i ka folur ne menyren e duhur dhe i ka shpjeguar se nese nuk do te jete ne forme, do duhet qe te rikthehet dhe Interi nuk ka kohe per te humbur me lojtare qe nuk jane te qete.”

“Tek Interi ne fushe duhet te jene te gjithe 100% te fokusuar tek bluza zikalter dhe tek rezultati i ndeshjes.”

“Koncepti eshte i thjeshte. Conte nuk ka asnje te preferuar. Per te luajne gjithmone ata qe jane me mire fizikisht dhe nga ana mentale.”

“Nderkohe, sot pritet edhe rikthimi tek goli i Lukaku, qe deshiron ta nise mire ne Meazza 100 dite pas golit te shenuar ndaj Ludogorets. Goli i fundit i shenuar nga Interi ne San Siro.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

TyC Sports ne Argjentine zbulon: “Joaquin Correa eshte nisur drejt Katarit: eshte therritur nga Scaloni per…”

Do te kete nje finale Kupe Bote per te mos u humbur te dielen ndermjet Argjentines dhe Frances ne Katar.…

19 hours ago
  • Uncategorized

Demtimi i Lukaku, Inter futet ne mendime te thella: “Rrezik i forte per fundin e sezonit? Inter mund te…”

Romelu Lukaku eshte shume me mire nga ana fizike ne krahasim me muajt e fundit qe ka kaluar ne Milano.…

19 hours ago
  • Uncategorized

TS – Inter, ide e cmendur per sponsorin ne fanelle? “Iken Digital Bits, por ne fanelle do te shkruhet…”

Pritet nje vendim direkt nga Steven Zhang, por Inter mund te marre nje vendim "te cmendur" sipas Tuttosport. Behet fjale…

24 hours ago
  • Uncategorized

Tonali tregohet i sinqerte: “Barella eshte nje lojtar me i mire se sa une. Scudetto? Kemi besim per dy arsye”.

Sandro Tonali ka folur diten e sotme per La Gazzetta dello Sport dhe eshte treguar i sinqerte ne deklaratat qe…

24 hours ago
  • Uncategorized

SportMediaset e bindur: “Inter e ka bere ‘goditjen’ e pare per janarin: drejtuesit dhe Inzaghi te bindur se…”

Merkato e dimrit tek Inter nuk pritet te kete shume prapaskena duke pare edhe gjendjen financiare te bilancit zikalter. Por…

24 hours ago
  • Uncategorized

Modric, cfare prapaskene me Interin: “Ishte cdo gje gati: kontrata dhe miliona euro. Por Florentino Perez ka bere nje…”

Luka Modric ka qene vertete shume afer Interit dhe dicka e tille nuk ka qene vetem nje thashethem merkatoje. Per…

1 day ago