La Gazzetta dello Sport i dedikon nje hapsire sot edhe Nicolo Barella, deciziv dje me diagonalen e tij “jo te paster” per 1-1 ne fund te ndeshjes ndaj Slavia Prages.
“Kur ne debutimin e Champions League, ne nje stadium qe ishtem mes zhgenjimit, shpreses dhe inatit, ti gjen nje gjuajtje si ajo qe shkon ne porte pasi perplaset dy here ne toke, do te thote se e ke nisur me kemben e mbare.”
“Po flasim per Nicolo Barella qe u vu dje menjehere ne dukje dhe tregoi se Interi ka bere mire qe ka besuar tek ai, por tregoi gjithashtu edhe se me e mira pritet te vije ende.”
“Ai pas ndeshjes ishte i lumtur por i permbajtur. Nuk kishte studiuar asnje festim, asnje puthje ndaj bluzes, asnje bluze me shkrime poshte fanelles.”
“Me pak fjale dukej se djaloshi po mendon se si te fitoje vendin e tij ne skuadren e Contes dhe nuk ka mendime te tjera ne koke.”
“Shume i gezuar ne momentin e golit dhe nje clirim nervash. Pak a shume si Conte qe nga pankina diten e djeshme.”
“Por Nicolo eshte keshtu, gjithmone ka qene keshtu. Golat i ben gjithmone, por jo kur ato jane nje rutine por kur duhen vertete.”
“Kur ai shenon, e ben atehere kur vlen: tipi ne Champions League ne diten e debutimit te tij dhe te tranjerit te ri.”
“Pastaj nese shikon me kujdes e ve re se ai gol dje ka shume rendesi sepse ka evituar me te keqen per Interin ne nje nate ku asgje nuk eci mbare per shoket e skuadres.”
“Me siguri ai gol per te do te thote mbylljen e nje periudhe plot me dyshime qe e ka shoqeruar ne keto jave te para te Serie A dhe qe e ka pasur te veshtire kalimin tek Interi.”
“Tani me ket gol mbase do te shohim Barellen e vertete zikalter, ate qe ecen me kembet e veta, ate qe ben diferencen. Mbase tani do te tregoje gjithcka qe ka bere Interin dhe Conten te dashurohen me te.”
Duke folur per Bobo TV, Antonio Cassano, ish-lojtar, ka folur per zgjedhjen e Interit per te besuar te Lukaku ne…
Me sa duket, ka qene Davide Frattesi, qe deri para pak muajsh eshte perfolur shume, objektivi kryesor i mesfushes tek…
Me sa duket ne shtepine Inter po qendron pezull ceshtja e poritereve ku Inzaghi nuk po merr dot nje vendim…
Ne shtepine Inter ka emergjence totale per sa i perket sulmit. E jo vetem per shkak te demtuarve me Correa…
Te jepet vazhdimesi pas fitores ndaj Barcelones. Nje sukses dhe nje tre pikesh do te thote shume ne kete moment…
Simone Inzaghi ka vendosur: me sa duket, do te vazhdohet me alternimin ne porte deri sa te filloje Boterori. Dicka…