Rritet “mali” i rrogave ne te gjithe Serie A e natyrisht, ardhja ne Itali e Cristiano Ronaldos ka kontribuar jo pak ne rritjen e ketyre shifrave.
Portugezi eshte ne vend te pare ne klasifikimin e me te paguarve ne Serie A me 31 milione euro rroge ne sezon: eshte nje mal Everest ai ne fakt per te gjithe lojtaret.
I dyti pas tij ndjek Gonzalo Higuain, qe tek Milani aktualisht perfiton 9,5 milione euro.
Podin e mbyll juventini Dybala me 7 milione euro. Me pas vjen Pjanic qe sapo ka firmosur rinovimin me 6,5 milione euro ne sezon bashke me Douglas Costa dhe Gigio Donnarumma (tjeter milanist) me 6 milione euro.
Nderkohe Bonucci per tu rikthyer ne Torino ka pergjysmuar pothuajse te gjithe rrogen e tij: nga 10 plus bonuse qe merte tek Milani, tani merr 5,5 milione euro tek Juve.
Pastaj me ne pergjithesi, ne nivel klubesh, La Gazzetta dello Sport ilustron me detaje situaten e re:
“Nese Juventusi kap kupten e 219 milione eurove rroge ne sezon, milanezet gjithashtu jane ne rritje: Milani me 140 milione euro dhe Interi me 116 milione euro.”
“Por edhe Roma ka 100 milione euro rroga dhe Napoli 94 milione euro.”
“Tredi eshte ne rritje dhe eshte mjaft i dukshem.”
Por kujdes tek rinovimet e reja: “Ne shtepine Inter pershembull te gjithe thone se Icardi do te rinovoje kontraten qe i skadon pas tre vitesh. Klauzola 110 milione euro per te huajt do te tentohet qe te hiqet.”
“Argjentinasi do te marre edhe nje rritje rroge dhe pritet te marre diku tek 6-7 milione euro.”
“Ausilio gjithesesi nuk deshiron ta kaloje murin e 6 milione eurove ne sezon edhe per shkak te Fair Play Financiar qe eshte ne mes.”
“Por rrogat e larta ne kete moment jane nje problem tek Milani dhe tek Roma e nuk perjashtohet qe te kete largime ne muajt ne vazhdim per te ulur ato per shkak te Fair Play Financiar.”
"Inter e ka me shume nxitim". Keto kane qene fjalet e mediave sa here eshte folur per Roberto Gagliardinin dhe…
Merkato nuk ka filluar akoma ne menyre zyrtare, por shume klube kane filluar te levizin me vendosmeri te madhe. Nje…
Nderkohe qe Inter po mendon shume per merkaton, ne kampin zikalter po vleresohen edhe lojtaret qe do te rinovojne kontraten.…
Josè Mourinho, direkt nga eventi Thinking Football Summit qe eshte organizuar nga Federata Portugeze e Futbollit, ka dhene disa deklarata.…
Diten e sotme, legjenda e portes se Interit ka dhene nje interviste jo shume te gjate per Radio Kiss Kiss…
Inter po kerkon me cdo kusht qe te perforcoje repartin e saj te sukmit me nje element qe do te…