Categories: Ne plan te pare

Wanda me thumbuese se kurre: “Kontakte te Icardit me Juven? Po, kontakti qe ka pasur jane…”

Debutim televiziv dje per Wanda Naren qe doli perpara publikut per here te pare si opinioniste televizive ne emisionin “Tiki Taka – Futbolli eshte loja jona” ne Italia 1. 

Showgirl argjentinase e ka nisur menjehere duke ju pergjigjur nje pyetje te drejtuesit te emisionit, Pierluigi Pardo, dhe ajo ka folur keshtu per burrin e saj Mauro Icardi, qe ne kete moment ndodhet ne kombetaren e Argjentines pasi humbi ndeshjen Bologna-Inter per shkak te nje demtimi:

“Ka mberritur tashme ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Pret qe te luaje ndaj Guatemales dhe Kolumbise.”

Keto kane qene fjalet e saj qe kane qetesuar jo pak tifoze zikalter qe ishin te shqetesuar per gjendjen e tij fizike. Kete gje e kishte bere edhe Icardi sapo kishte mberritur ne USA ku i ishte pergjigjur disa fansave me nje “jam mire, jam mire”.

Duke folur me pas per ‘zero’ golat e shenuar nga Cristiano Ronaldo deri me tani ne Serie A pas tre javesh, Wanda Nara ka shtuar: “Cristiano nuk eshte nje njeri qe nuk e ze gjumi nese nuk shenon. Icardi si eshte? Une zhdukem, nuk i dal para kur nuk arrin te shenoje”, tha ajo duke bere shaka.”

Sa gola do te shenoje Icardi? “Nuk kemi nje tabele ne shtepi. Por shpresoj te beje me shume se sa Cristiano.”

Por e paevitueshme nje pyejte per sa i perket merkatos: “Nese Icardi ka pasur kontakte me Juven? Po, di te them qe Mauro Icardi ka pasur kontakt me Juven vetem ne 7 golat qe i ka bere bardhezinjve.”

“Mauro ha ka treguar te gjitheve zgjedhjen e tij, e natyrisht eshte e vertete qe nga merkato vijne oferta gjithmone. Por a do te pranonte ai Juven? Jo, e ka treguar gjithmone se eshte nje kapiten i denje i Interit. Nje kapiten nuk shkon tek Juventus.”

Duke folur me pas per Nainggolan, Wanda mbron edhe Ninjan qe perpara disa javesh u vu ne qender te polemikave:

“Cdo skuader ne bote e donte ate. Ka nje potencial te pafundem dhe e ka treguar edhe ne ndeshje ne tij te pare me Interin para disa ditesh. Jemi te gjithe te lumtur qe eshte tek Interi. Nese nje lojtar vjen ne orarin qe duhet ne stervitje, ato qe ben ne jeten e tij personale i takojne vetem atij dhe aq. Askush nuk flet per Nainggolan qe udhetoi me skuadren ne Sassuolo edhe pse sduhet ta bente. Ronaldo? Mbase fotot e stervitjes qe nxjer ne instagram jane nje ceshtje marketingu, por di te them qe te gjithe futbollistet sterviten nje dite pas ndeshjes. Nuk e di ku eshte lajmi ketu.”

Me pas eshte folur per zerat e disa verave me pare kur Icardi dukej afer Napolit:

“De Laurentiis eshte nje njeri i zoti. E kam njohur. Kishte interes Napoli per Icardin, madje ne dijenine time i kane bere dhe nje oferte Interit. Por vendimi i fundit per keto gjera i takon vetem Icardit.”

Flitet gjithmone per social media me pas, ku jo pak here ka pasur interpretime te gabuara per postimet e Mauros dhe Wandes:

“Kur un dhe Mauro nuk ishim ende bashke, une postova nje video ku ai u hidhte ne det nga varka, ai mori nje gjobe nga Ausilio sepse mund te demtohej. Ishte e vetmja here ku une u pendova per nje postim ne rrjete sociale. Zebra qe postova veren e kaluar? Pas shume oresh udhetim, ishte kafsha e pare e eger qe pash ne Afriken e Jugut…”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, vendoset data edhe per Andre Onana: “Lojtari ndodhet ne Kamerun, por ka vendosur te kthehet ne…”

André Onana po kalon keto dite pushimi ne Kamerun, pas nje perjashtimi te papritur qe mori nga Kombetarja e tij…

10 hours ago
  • Uncategorized

Juventus perfundon ne gjyq edhe me Cristiano Ronaldon? Corriere zbulon: “Portugezi kerkon menjehere 20 milione eurot e tij”.

Corriere della Sera tregon nje tjeter lajm rreth skandalit te Juventusit ku me sa duket, pas tyre eshte vendosur edhe…

10 hours ago
  • Uncategorized

Ronaldo flet per mediat dhe preket: “Interi me ka dhene shume. Do i jem pergjithmone mirenjohes sepse tek ata…”

Ronaldo Fenomeno ka qene protagonist i nje bisede te shkurter ne DAZN, ku eshte kthyer edhe njehere te e kaluara…

10 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT NGA BILD – Bayern Munich merr vendimin perfundimtar per Marcus Thuram? “Me sa duket ata nuk…”

Inter mund te kete nje rival me pak ne garen per Marcus Thuram dhe dicka te tille e ka bere…

10 hours ago
  • Uncategorized

Lukaku, me ne fund vjen ‘marreveshja’ me klubin: “Pas bisedes me Inzaghin, eshte rene dakord qe ai te kthehet ne Milano te…”

Romelu Lukaku po kalon nje moment qetesie pas eleminimit ne menyre surprize me Belgjiken e tij ne grupet e Boterorit.…

15 hours ago
  • Uncategorized

Argjentina, edhe tranjeri Scaloni del perkrah Lautaros: “Ne krize? A e dini qe pikerisht ai na ka…”

Diten e djeshme, ne konference per shty, tranjeri i Argjentines, Lionel Scalomi eshte ndalur te flase edhe per Lautaro Martinez.…

15 hours ago