Edhe pse ai ka luajtur shume pak, pavarsisht se stervitet me skuadren e pare dhe ka luajtur vetem ne dy ndeshje nje minutazh teper te paktet, klubet qe e ndjekin nga afer Andrea Pinamontin dhe qe e pelqejne jo pak ate, jane shume.
Ai do te mbushe 19 vjec ne 19 maj, por konsiderohet nje talent kristalin aq shume sa te shumte jane njerezit qe besojne tek nje e ardhme e ndritur e tij.
Pavarsisht se sezoni zikalter nuk i ka dhuruar ndonje mundesi per te treguar vlerat, Interi pret qe ne drejtim te lojtarit te ri italian te vijne shume oferta kete vere.
Jo vetem operacione si ai ne janar me Sassuolon (blerje me te drejte riblerje), por Interi do te ishte i gatshem edhe per shitje perfundimtare te lojtarit qe ka dale nga primavera zikalter.
Kete skenar per bomberin e vogel interist e ka shkruar sot La Gazzetta dello Sport e cila vazhdon duke shkruar edhe me tej:
“Nje e ardhme larg Milanos per te? Me shume mundesi.”
“Ndeshjet e nje niveli teper te larte ne Youth League kane rindezur interesin e klubeve si Valencia, Atletico Madrid, Liverpool dhe PSG – lexohet ne faqet e sa -.”
“Vitin e kaluar ne kete kohe ai festonte 18 vjetorin dhe Interi me Pinamontin do te zyrtarizonin pikerisht ne ato dite nje rinovim kontrate deri ne 2021 me shifra prej lojtari te madh tashme dhe nje projekt per te.”
“Por duket se projekti nuk eshte aplikuar gjate sezonit dhe me shume mundesi ai do te shitet. Edhe Juventusi eshte mjaft e interesuar per lojtarin dhe mund te hidhet ne nje sulm te mirefillte.”
“Ne javet e ardhshme do te kete nje takim per te vendosur te ardhmen e tij te drejtuesve te Interit dhe familjareve te lojtarit.”
Me sa duket, sipas Corriere dello Sport, arbitri i ndeshjes Inter-Salernitana diten e djeshme ka bere nje gabim teper te…
Ne kete mesjave, Serie A do te beje pushim, por ne fushen e lojes do te rikthehet Kupa e Italise,…
Si gjithmone, Antonio Cassano ka dashur te flase edhe diten e sotme ne rrjetet sociale per fitoren e Interit diten…
Marcelo Brozovic po i jep gaz dhe po tenton te kthehet sa me shpejt ne dispozicion te Simone Inzaghit. Mesfushori…
Sulm shume i rende i Mauro Icardit ne drejtim te gruas se tij, Wanda Nara, me te cilen eshte ne…
Diten e djeshme, per mediat eshte ndalur te flase edhe Stefano Sensi, ish-mesfushori i Interit qe eshte huazuar te Monza.…