Tratativa per kalimin e Mauro Icardit tek Paris Saint Germain ne menyre perfundimtare eshte ne metrat e fundit.
Ashtu si tregon La Gazzetta dello Sport, Interi dhe klubi parizien e kane gjetur marreveshjen per 50 milione euro baze dhe per 8 milione euro bonuse.
Zyrtarizimi do te vije ndermjet dites se sotme dhe dites se neserme, pasi klubet te kene sistemuar disa ceshtje teknike.
Por La Gazzetta dello Sport futet thelle ne marreveshje dhe shpjegon cdo gje me detaje: “E para, Icardi nuk kishte shansin me te vogel te qendronte ne Milano.”
“Interi, vetem e vetem qe te mbyllte marreveshjen, ka tentuar qe te mos rrezikoje nje sezon tjeter polemikash.”
“Keto polemika lidheshin edhe me mundesine – asnjehere konkrete por gjithmone prezente si rrezik – qe te futej Juventusi ne gare per te.”
“Pika e dyte: 50 milione euro per Interin perfaqesojne nje plusvalence totale.”
“Mauro ne bilanc vlen me pak se 2 milione euro. Per shoqerine e Zhang keshtu shitja e nje lojtari jashte projektit per kete shifer perfaqeson nje gur te cmuar.”
“E treta: ajo qe i intereson me shume Interit, vete prespektiva.”
“Blerja e Icardit eshte prova qe ne merkaton e ardhshme, por gjithmone e me shume ne krahasim me te kaluaren kaluaren, Interi tashme do te kete para per te shpenzuar per merkaton.”
Keshtu, mbyllet nje ere tek Interi me klubin zikalter qe ka vendosur te zhduke nga klubi Icardin dhe gruan e tij Wanda Nara.
Por Interi e di vleren e lojtarit, prandaj eshte futur edhe nje klauzole 15 milione euro anti-Juventus ne kontraten me PSG nese ata do e shesin ate ne Itali ne te ardhmen.
Nje skenar ky qe sipas La Gazzetta dello Sport nuk do te ndodhe sepse per Juventusin do te ishte nje kosto shume e madhe per tu mbuluar.
Por Marotta eshte nje ‘ujk i vjeter’ i merkatos: e di qe ne merkato nuk mund te thuash kurre ‘kurre’. Prandaj ka qene ideja e tij dhe vullneti i tij qe te shtohet kjo klauzole.
Claudio Lotito njihet nga te gjithe per kerkesat e tij te cmendura ne merkato per lojtaret e Lazios dhe kjo…
Diten e sotme Nicolo Barella ka dhene nje interviste interesante per La Gazzetta dello Sport, dhe fjalet e tij kane…
Edhe pse shume organe te informacionit kane vazhduar te flasin per Yunnus Musah dhe nje transferim te tij te mundshem…
Diten e djeshme, ish-drejtuesi i Interit dhe i shume skuadrave ne Itali, Walter Sabatini, ka folur per SOS Fanta ne…
Duke folur per mikrofonat e Radio Radio, Sandro Sabatini, gazetar italian, ka folur per nje situate merkatoje ndermjet Interit dhe…
Nje prapaskene teper interesante eshte treguar diten e djeshme nga Bobo Vieri ne puntaten e radhes se Bobo TV ne…