Categories: Uncategorized

Gazzetta zbulon gjithcka: “Dzeko-Sanchez? Ja cfare pritet te ndodhe sot. Interi tashme…”

Perpara dy ditesh, Beppe Marotta ka qene kategorik dhe nuk ka bere lojra fjalesh para Inter-Benevento.

Ai i eshte referuar atyre qe kane futur Interin ne valle ne kete shkembim Edin Dzeko dhe Alexis Sanchez, pa marre parasysh kerkesat e klubit.

Ai qartesisht ka thene se nuk ishin bere llogarite me limitet financiare te Interit, qe nuk mund te beje dot operacione ne kete merkato.

Por duhet theksuar, se ne kete sesion merkatoje, Interi e ka pasur te pamundur qe te tejkaloje koston e skuadres. Keshtu, cfare pritet te ndodhe sot, qe eshte edhe dita e fundit e merkatos?

“Per kete arsye, per fjalet e Marottes mbi te gjitha, agjenti Alessandro Lucci nuk eshte me aspak optimist qe kjo marreveshje te behet.”

“Pavarsisht se ne momentin e pare ai ka qene shume i motivuar, duket se tashme nuk mund te beje dot gje askush.”

“Pertej dakordesise se tranjereve respektiv per kete shkembim, problemi financiar nuk ka qene aspak i vogel per tu kaluar.”

“Gjithcka e mbyllur? Pothuajse, sepse ne oret e ardhshme, me shume mundesi nga dreka, Lucci do te provoje edhe njehere nje tentative ne ekstrem per te bindur klubet qe te shkembejne lojtaret por rrogat te paguhen nga skuadrat respektive qe zoterojne kartonin.”

“Eshte nje hipoteze jo e thjeshte, sepse nuk ka asnje shans qe Interi te pranoje ndonje kusht tjeter, por as Roma nga ana e saj nuk do te paguaje rrogen e Dzeko nderkohe qe ka ne skuader Sanchez.”

“Por duhet thene se Roma eshte ajo qe ka nevoje me shume per Sanchez se sa Interi per Dzeko, prandaj dhe zikalterit jane me te qete ne kete histori.”

“Dzeko konsiderohet perfundimisht nga Paulo Fonseca si totalisht jashte projektit te skuadres dhe nuk ka me as qellimin minimal per ta mbajtur.”

“Situata eshte shume e komplikuar, sidomos ne Trigoria, dhe prandaj thuhet se sot mund te kete nje tentative tjeter.”

“Por shanset qe gjithcka te behet jane shume te ulta, dhe Interi me te gjitha gjasat do te mbaje ne shtepi Sanchez, qe do te luante si titullar neser.”

Nderkohe, edhe La Gazzetta dello Sport tregon per aksin Milano-Roma: “Alexis Sanchez dhe Edin Dzeko do te qendrojne aty ku jane.”

“Merkato per Interin duket e mbyllur, me perjashtim te ndonje surprize. Zikalterit e mbyllin keshtu me vetem nje largim: ate te Radja Nainggolan te Cagliari.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

La Repubblica kritikon ashper Marotten: “Ka gabuar rende ne merkaton e veres se kaluar: si i ka shkuar ndermend te zevendesoje…”

Inzaghi ka vendosur te besoje tek ai ne nje ndeshje te rendesishme si ajo ndaj Fiorentines, por ai ka deshtuar…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, te gjithe flasin per largimin e Skriniar por ne 2023 iken edhe nje tjeter lojtar: “Po punohet fort edhe per…”

E ardhmja e Skriniar eshte ne dyshim por ne shtepine Inter, syte jane direkt nga 2023, ku Inter do te…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dje ndaj Fiorentines ka ndodhur dicka qe per here te fundit kishte ndodhur me Militon ne 2011: “Direkt nje…”

Ka qene nje ndeshje e mbushur plot me te papritura ajo e djeshmja e Interit ne Firenze ku eshte fituar…

9 hours ago
  • Uncategorized

Inter, ka dicka qe nuk e dini per kete forme te mrekullueshme te Lautaro Martinez: “Ai direkt pas…”

"Vetem pesembedhjete minuta per te treguar klasin e nje sulmuesi modern. Ne Firenze, ne vendin e kultures, Lautaro Martinez pikturon…

9 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Komunikate zyrtare nga Fiorentina: “Inter duhet te na kerkoje menjehere falje: ajo qe…”

Me sa duket, pas zerave te fundit qe kane thene se Presidenti i Fiorentines, Commiso, dhe drejtues te tjere te…

9 hours ago
  • Uncategorized

MOVIOLA e Fiorentina-Inter: “Nje gabim i rende i Valeri dje, por ska te beje me golin e 3-4: ai do pezllohet me…”

Diten e sotme, La Gazzetta dello Sport eshte ndalur te ndeshja e luajtur djen e Franchi dhe ka bere MOVIOLEN…

9 hours ago