Thellesisht te kundert ne karakter. Deri me tani, kurre nuk kane gjetur asnje te perbashket ne menyren se si e shohin futbollin.
Christian Eriksen dhe Antonio Conte duhet te gjejne akoma sintonine e duhur, me merkaton qe nuk i ndal ende sirenat per nje largim te tij.
Pavarsisht se danezi ka marre shume shanse nga minuta e pare ne ndeshjet e fundit, tranjeri i Interit nuk eshte i lumtur aspak me pergjigjet e lojtarit ne fushe.
Gjate Inter-Parma per shembull, La Gazzetta dello Sport ka folur per nje Conte shume te nevrikosur me te.
Ka qene momenti kur Parma kishte shenuar golin e 0-1, dhe Eriksen nuk vrapo shpejt por po vraponte dalengadale drejt goditjes se kendit qe do te godiste.
Ne ate kohe, pak pasi ndodhi kjo, ai vendosi qe ta zevendesoje menjehere Eriksen, duke i dhene mbase nje sinjal lojtarit.
“Nuk kuptohen me njeri-tjetrin. Eshte vene re kjo gje. Ai Eriksen, qe me hap te ngadalte shkon per te goditur nje goditje kendi e cmendi Conten gjate ndeshjes.”
“E pak minuta me vone, danezi del. Nje sinjal i vogel (i madh) i nje Inter-Parma qe tregon se si lideri i Danimarkes si zikalter nuk po gjen ende dimensionin e tij. Ai ka shperdoruar rastin e radhes.”
Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…
Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…
Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…
Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…
Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…
"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…