Categories: FokusNe plan te pare

GdS – Shaqiri si Wes: është një kategori tjetër.

Xherdan Shaqiri si Wesley Sneijder: Gazzetta dello Sport bën një krahasim mjaft të madh për zviceranin pas paraqitjes së tij në Glasgow. “Tani po e rigjen formën pas “pushimeve” në Bavari, Shaq po tregon se është një lojtar shkatërrues. Interi po shpërthen që nga momenti kur Mancini vendosi ta fus zviceranin në pozicionin e mesfushorit ofansiv (trekuartistit). Lëviz lirshëm nëpër linja e jo nëpër pika të referura, e di ku duhet të shkoj që ta marrë topin dhe mbi të gjitha cfarë të bëj me të. Shpejtësia me të cilën merr vendime dhe ekzekutimi i tyre na kujton Wesley Sneijder, njeriu fundamental në suksesin e Tripletës. Shaq është një kategori tjetër dhe e mban sulmin mbi supe edhe atëherë kur Icardi nuk vërehet edhe aq shumë – një telefonatë Gordonit dhe një kundërsulm i cili nuk përfundon në rrjetë – ndërsa Palacio shënon një dygolësh nga gabimet e skuadrës kundërshtare por nga fundi i ndeshjes nuk kishte më forcë që t’i shkaktonte probleme skuadrës skoceze. Shaq në anën tjetër është një “Duracell” (bateri amerikane) që vazhdon ta shpenzoj energjinë e tij deri në fund. I mrekullueshëm në “pressing”, në mbrojtje të topit ku pastaj i mundëson skuadrës të dalë përpara në momente të veshtira. Por gjithashtu edhe në shërbimin e lojtarëve dhe vazhdimin e parreshtur të tij që të kërkoj portën. Edhe kur u bë rezultati 0-2 ishte një top i tij që fluturoi në zonën e rreptësisë dhe pastaj mbaroi në këmbët e Palacios i cili shënoi lehtësisht, në ndërkohë ne pjesën e dytë kalon tre lojtarë dhe është shumë afër ndryshimit të rezultatit në 2-4, kur jep një goditje mjeshtërore alla Robben. Përsëri edhe kur Guidetti barazon rezultatin me ndihmën e një gabimi të repartit të mbrojtjes, por Shaq përsëri nuk ndalet së provuari, fiton një goditje dënimi dhe kur e ekzekuton, e bën Gordonin të fluturoj në mënyrë që të përmirësoj gabimet që i bëri në pjesën e parë”.

Rinor Sopaj

Share
Published by
Rinor Sopaj

Recent Posts

  • Uncategorized

Ronaldo Fenomeni godet rende Juventusin: “Kampionati i 98? Ate histori duhet ta tregojme mire ne: duhet edhe nje…”

"Ka shume drame", thote ai ne nje nder momentet e fiksuara ne dokumentarin e pergatitur nga DAZN per Fenomenin Ronaldo…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Gazzetta zbulon gjithcka: “Ja oferta qe do beje Inter per Milan Skriniar: do i ofroje edhe…”

Milan Skriniar prej dites se djeshme, eshte edhe testimonial i fanelles se trete te Interit dhe ky nuk eshte nje…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, gazetari i njohur italian zbulon: “Kam marre vesh daten per shitjen e Interit: gjithcka do te ndodhe para…”

I intervistuar nga inter-news.it, gazetari i njohur italian Maurizio Pistocchi ka folur per shtepine Inter, duke zbuluar edhe nje lajm…

10 hours ago
  • Uncategorized

Roberto Mancini zbulon: “Kush jane tre lojtaret me te forte qe kam stervitur? Njerin e kam pasur tek Inter: behet fjale per…”

"Mungesa e kualifikimit ne Boteror? Kemi gabzar disa gjera, disa here duhet pak me shume fat. Mbase e kemi pasur…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Pervec Lukaku kemi edhe nje lojtar tjeter qe do mungojen sot: nuk eshte…”

Pas suksesit ndaj Salernitanes, Inter eshte gati te zbrese ne fushen e Franchit, per te luftuar ndaj Fiorentines ne jave…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Ausilio ka nisur nje mision ne Spanje: “Po tenton te beje goditje te skuadra e Valencias: atje per…”

Me sa duket, gjithcka eshte e vertete: Piero Ausilio eshte pare ne Spanje ne oret e shkuara, ku ndodhet ekzaktesisht…

10 hours ago