Sot eshte nje dite speciale per stadiumin milanez: San Siro mbush 87 vjet. Ripershkruajme historine e tij ne kete date kaq speciale.
A – ANELLI – Jane tre gjithsej. Kapaciteti i impiantit eshte aktualisht 80,065 vende (sipas te dhenave nga siti zyrtar zikalter), te gjithe te ulur. Anello i pare mund te mbaje 28,124 spektatore, anello i dyte 32,412 dhe i treti 19,529. Anello i trete eshte mbi te dyja curva-t dhe tribunes qendrore. Eshte ndertuar dhe inaguruar me rastin e boterorit me 1990.
B – BOXE (BOKS) – Gjate viteve 60′ San Siro ishte bere shpesh platforma me e lakmuar per ndeshje te medha te artit fisnik. Ndeshje per titullin e boterorit midis Duilio Loi dhe Carlos Ortis ne vitet 60′ mban rekordin per pjesemarrjen e spektatoreve ne nje ndeshje boksi ne nivel europian, me 53,043 spektatore.
C – CURVA NORD – Eshte zemra e tifozerise zikalter. Boys San, grup i cili vazhdon te udheheqe curva-n interiste, themelohen me 1969. Fillimisht pozicionohen ne anello e dyte portokalli(sot). Do te spostohen perfundimisht ne anello-n e dyte jeshile me 1979. Grupet e tjera te medhaja te Curva Nord jane Ultras (1975), Viking (1984), Irriducibili (1988), Brianza Alcoolica (1985), Milano Nerazzurra (1977), Imbastisci (1993), Bulldogs (1988) dhe Squilibrati (2006).
D – DERBY – Ndeshja e inagurimit te stadiumit eshte luajtur me 19 shtator 1926 dhe jane perballur, ne ndeshje miqesore, pikerisht Interi dhe Milani. Fitore e pakundershtueshme e zikalterve me rezultatin 6-3: jo keq si ndeshje debutuese.
E – EMOZIONI – Kush eshte ndeshja me entuziaste e luajtur nga zikaltrit ne stadiumin e tyre? Nje finale europiani? Nje skudeto e fituar? Nje sukses ne derby ose kunder Juventusit? Mbase permbysje rezultati per tu kujtuar? Nuk ekziston, me sa duket, nje pergjigje e vetme per kete pyetje. Pergjigjet jane ne zemrat dhe syte e cdo tifozi interist qe ka qene nje here ne jeten e tij ne Meazza. Dhe jane te gjitha te sakta.
F – FINALI – San Siro ka qene shpesh teatri i finaleve nga me prestigjozet per kompeticione kontinentale per klube. Jane luajtuar tre finale Kupa Kampionesh (nje e fituar nga Interi me 1965 kunder Benfikes) dhe kater Kupa UEFA, te gjitha ne vitet 90′: ndeshja e pare Inter-Roma me 91′ (zikaltrit kampione), ndeshja e kthimit Inter-Salzburg me 94′ (goli i shenuar nga Jonk dhe trofeu ne tabelen e kupave te Interit). Dhe ne fund me 97′ ndeshja e kthimit Inter-Schalke 04, duke fituar me penallti gjermanet.
G – GARA NDERKOMBETARE – Gjate 87 viteve histori te impiantit milanez, jane luajtur tre ndeshje nderkombetare te dedikuar skuadrave kombetare. Tre ndeshje ne Boterorin e 1934, te fituar nga Italia, tre gara ne Europianin e 1980 dhe 6 ndeshje ne Italia 90′ (ndeshja inaguruese Argjentine-Kamerun dhe 5 ndeshje te Gjermanise Perendimore te Matthaus, Brehme dhe Klinsman, fitues te eventit).
H – HERRERA – Magjistari (Il Mago) dhe trajneri i Grande Inter ne vitet 60′, arriti te fitonte 3 skudeto, dy Kupa Kampionesh dhe dy Kupa Interkontinentale. I lindur ne Buenos Aires, ishte i pari qe inkurajoi dhe i dha shtyse tifozerise se organizuar interiste, me themelimin e “Moschettieri” ne fillim dhe me pas “Aficionados”.
I – INGHILTERRA dhe ITALIA – Ne nje sondazh te 2009 gazeta e perditshme TIMES e ka konsideruar San Siron stadiumin e dyte me te bukur ne bote. Impianti milanez eshte me i madh ne kapacitet nga te gjitha stadiumet italiane dhe i shtati ne Europe.
L – LAVORI (Punime) – San Siro ka njohur te pakten kater cikle te medha te zgjerimit dhe permisimit: me 1935 (u be me 55,000 vende), me 1955 (u ndertua anello i dyte, me kapacitet prej 90,00 vendesh), me 1986 (vende per tu ulur ne te gjithe anello-n e pare, me kapacitet prej 76,00 vende), me 1990 (ndertimi i anello-s se trete, mbulim total me nje kapacitet prej 85,700 vende). pervec ketyre, gjate kalimit te viteve ka pasur ndrhyrje te shumta per rregullime.
M – MEAZZA – Me 1980 stadiumit ju dha emri i kampionit te madh, i cili kishte nderruar jete vitin e kaluar. Giuseppe Meazza luan per 15 sezone me Interin duke shenuar 284 gola (rekord absolut per klubin).
N – NOTTI BIANCHE (Nata e Bardhe) – Ne stadium ne darke por pa luajtur La Benamata. Derime tani jane zhvilluar 4 edicione te “Notte Bianchi a San Siro”, e fundit ishte me 25 maj te ketij viti. Gjate zhvillimit te edicionit mund te vizitosh muzeumin, te besh nje tur ne dhomat e zhveshjeve, te kalosh ne mixed zone ku lojtaret japin intervista dhe me pas te kalosh ne tunel qe te con ne terrenin e lojes.
O – OPERACIONI 4 YJET (Operazione quattro stelle). Klasifikimi i stadiumeve te UEFA-s perfshin 4 nivele te gjykimit, ne varesi te karakteristikave te tyre. Meazza, garon per te organizuar finalen e Champions League me 2016, ka nisur nje seri rinovimesh per te arritur nivelin me te larte te vleresimit kontinental, duke filluar qe nga terreni i fushes i miksuar sintentik (2011), modernizimi i tualeteve dhe tribunes qendrore, zgjerimi i muzeumit deri te krijimi i nje hapesire per restorant (projekti duhet te mbaroje me 2015).
P – PIRELLI – ndertimi i impiantit ka filluar me dhjetor 1925, me iniciativen e Piero Pirelli-t, ne ate kohe president i A.C. Milan. Stadiumi qendron ne pronesine e klubit kuqezi deri me 1935, ne ate kohe u ble nga Bashkia e Milanos. Interi fillon dhe i luan ndeshjet ne San Siro perfundimisht qe nga sezoni 1947/1948, me pare i zhvillonte ndeshjet ne Arena Civica (ndeshja e fundit zyrtare e zikalterve ne historine e impiantit ne qender te qytetit ishte nje ndeshje e Coppa delle Fiere me 1958: Inter-Lyon 7-0).
Q – QUARTIERE (Qarku) – Stadiumi ka marre emrin e qarkut te San Siros, vendi ku eshte ndertuar. Kjo zone gjendet ne periferine perendimore te qytetit.
R – RUGBY – Me raste ne Meazza, eshte perdorur per te luajtur regbi ne llogari te kombetares italiane te regbise. E para eshte luajtur me 1988 kunder Rumanise dhe e dyta me 2009 kunder te papareve All Blacks te Zelandes se Re.
S – SCALA DEL CALCIO – Eshte emri i dyte me i famshem i impiantit popullor, i konsideruar nje «teater sportiv» i vertete ne te gjithe planetin. Tifozet e therrasin ndryshme me dashuri San Siron edhe Il Tempio.
T – TOUR DHE MUZEU – Me 1996 inagurohet Muzeumi, i pozicionuar nen Curva Sud-in. Muzeumi i Interit dhe Milanit, e para ne Itali i ndertuar brenda ne stadium, tregon historine e te dy skuadrave milaneze nepermjet nje koleksioni te kujtimeve unike: bluza historike, kupa dhe trofe, kepuce, objekte te arta, kujtime te cdo gjenerate qe jane bere legjenda.
U – UNICA (Unike) – Agimi i 23 Majit 2010, kur stadiumi eshte mbushur me zikalter ne feste, te gatshem per te festuar me skuadren qe po kthehej nga Madridi, fitoren e Champions League, e marre nga Bayern Munich fale dopietes se Diego Milito-s.
V – VASCO – Rockstari popullor (tifoz i Interit), ka performuar 17 here ne stadiumin San Siro midis viteve 1990 dhe 2011, duke rregjistruar te gjitha biletat e shitura. Ne total jane 67 koncerte muzikore te mbajtura derime sot ne San Siro. E para ka qene me 27 qershor 1980 me Bob Marley.
Z – ZENGA – Mund te mburremi pak: ka frekuentuar me pare tribunen e Meazzas si tifoz interist, ne Curva Nord, dhe me pas ne fushe, me ngjyrat qe i dashuronte. E zeza dhe e kalter. Walter Zenga eshte konsideruar nje nga portieret me te forte ne historine e futbollit, arriti te fitonte tre here me rradhe cmimin Portieri me i Mire ne Bote. Me Interin ka fituar nje Skudeto, nje Superkupe Italiane dhe dy Kupa UEFA.
Nje nga lojtaret me te mire ne Sassuolo Inter, Edin Dzeko, ka folur per mikrofonat e DAZN ku eshte pare…
Inter ka fituar ne fushen e Sassuolos diten e djeshme nje ndeshje te luajtur ne menyre te shkelqyer nga pjesa…
Ka qene nje dite shume speciale per Andre Onana diten e djeshem qe ka debutuar ne Serie A me Interin.…
Inter ka rigjetur nje tjeter sukses ndja Sassuolos pas asaj ne Champions League kunder Barcelones pak dite me pare. Per…
Inter eshte rikthyer te nje fitore dhe e ka bere kete gjen e fushen e veshtire te Sassuolos. Per Dazn,…
Inter ka marre tre pike shume te rendesishme ndaj Sassuolos, ne nje moment kur skuadra e Dionisi ka qene ne…