Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

723 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gezuar ditelindjen stadiumit San Siro! «Scala» e futbollit nga A deri ne Z.

Gezuar ditelindjen stadiumit San Siro! «Scala» e futbollit nga A deri ne Z.
Ardis
  • On 19/09/2013, 15:34

Sot eshte nje dite speciale per stadiumin milanez: San Siro mbush 87 vjet. Ripershkruajme historine e tij ne kete date kaq speciale.

A – ANELLI – Jane tre gjithsej. Kapaciteti i impiantit eshte aktualisht 80,065 vende (sipas te dhenave nga siti zyrtar zikalter), te gjithe te ulur. Anello i pare mund te mbaje 28,124 spektatore, anello i dyte 32,412 dhe i treti 19,529. Anello i trete eshte mbi te dyja curva-t dhe tribunes qendrore. Eshte ndertuar dhe inaguruar me rastin e boterorit me 1990.

B – BOXE (BOKS) – Gjate viteve 60′ San Siro ishte bere shpesh platforma me e lakmuar per ndeshje te medha te artit fisnik. Ndeshje per titullin e boterorit midis Duilio Loi dhe Carlos Ortis ne vitet 60′ mban rekordin per pjesemarrjen e spektatoreve ne nje ndeshje boksi ne nivel europian, me 53,043 spektatore.

C – CURVA NORD – Eshte zemra e tifozerise zikalter. Boys San, grup i cili vazhdon te udheheqe curva-n interiste, themelohen me 1969. Fillimisht pozicionohen ne anello e dyte portokalli(sot). Do te spostohen perfundimisht ne anello-n e dyte jeshile me 1979. Grupet e tjera te medhaja te Curva Nord jane Ultras (1975), Viking (1984), Irriducibili (1988), Brianza Alcoolica (1985), Milano Nerazzurra (1977), Imbastisci (1993), Bulldogs (1988) dhe Squilibrati (2006).

D – DERBY – Ndeshja e inagurimit te stadiumit eshte luajtur me 19 shtator 1926 dhe jane perballur, ne ndeshje miqesore, pikerisht Interi dhe Milani. Fitore e pakundershtueshme e zikalterve me rezultatin 6-3: jo keq si ndeshje debutuese.

E – EMOZIONI – Kush eshte ndeshja me entuziaste  e luajtur nga zikaltrit ne stadiumin e tyre? Nje finale europiani? Nje skudeto e fituar? Nje sukses ne derby ose kunder Juventusit? Mbase permbysje rezultati per tu kujtuar? Nuk ekziston, me sa duket, nje pergjigje e vetme per kete pyetje. Pergjigjet jane ne zemrat dhe syte e cdo tifozi interist qe ka qene nje here ne jeten e tij ne Meazza. Dhe jane te gjitha te sakta.

F – FINALI – San Siro ka qene shpesh teatri i finaleve nga me prestigjozet per kompeticione kontinentale per klube. Jane luajtuar tre finale Kupa Kampionesh (nje e fituar nga Interi me 1965 kunder Benfikes) dhe kater Kupa UEFA, te gjitha ne vitet 90′: ndeshja e pare Inter-Roma me 91′ (zikaltrit kampione), ndeshja e kthimit Inter-Salzburg me 94′ (goli i shenuar nga Jonk dhe trofeu ne tabelen e kupave te Interit). Dhe ne fund me 97′ ndeshja e kthimit Inter-Schalke 04, duke fituar me penallti gjermanet.

G – GARA NDERKOMBETARE – Gjate 87 viteve histori te impiantit milanez, jane luajtur tre ndeshje nderkombetare te dedikuar skuadrave kombetare. Tre ndeshje ne Boterorin e 1934, te fituar nga Italia, tre gara ne Europianin e 1980 dhe 6 ndeshje ne Italia 90′ (ndeshja inaguruese Argjentine-Kamerun dhe 5 ndeshje te Gjermanise Perendimore te Matthaus, Brehme dhe Klinsman, fitues te eventit).

H – HERRERAMagjistari (Il Mago) dhe trajneri i Grande Inter ne vitet 60′, arriti te fitonte 3 skudeto, dy Kupa Kampionesh dhe dy Kupa Interkontinentale. I lindur ne Buenos Aires, ishte i pari qe inkurajoi dhe i dha shtyse tifozerise se organizuar interiste, me themelimin e “Moschettieri” ne fillim dhe me pas “Aficionados”.

I – INGHILTERRA dhe ITALIA – Ne nje sondazh te 2009 gazeta e perditshme TIMES e ka konsideruar San Siron stadiumin e dyte me te bukur ne bote. Impianti milanez eshte me i madh ne kapacitet nga te gjitha stadiumet italiane dhe i shtati ne Europe.

L – LAVORI (Punime) – San Siro ka njohur te pakten kater cikle te medha te zgjerimit dhe permisimit: me 1935 (u be me 55,000 vende), me 1955 (u ndertua anello i dyte, me kapacitet prej 90,00 vendesh), me 1986 (vende per tu ulur ne te gjithe anello-n e pare, me kapacitet prej 76,00 vende), me 1990 (ndertimi i anello-s se trete, mbulim total me nje kapacitet prej 85,700 vende). pervec ketyre, gjate kalimit te viteve ka pasur ndrhyrje te shumta per rregullime.

M – MEAZZA – Me 1980 stadiumit ju dha emri i kampionit te madh, i cili kishte nderruar jete vitin e kaluar. Giuseppe Meazza luan per 15 sezone me Interin duke shenuar 284 gola (rekord absolut per klubin).

N – NOTTI BIANCHE (Nata e Bardhe) – Ne stadium ne darke por pa luajtur La Benamata. Derime tani jane zhvilluar 4 edicione te “Notte Bianchi a San Siro”, e fundit ishte me 25 maj te ketij viti. Gjate zhvillimit te edicionit mund te vizitosh muzeumin, te besh nje tur ne dhomat e zhveshjeve, te kalosh ne mixed zone ku lojtaret japin intervista dhe me pas te kalosh ne tunel qe te con ne terrenin e lojes.

O – OPERACIONI 4 YJET (Operazione quattro stelle). Klasifikimi i stadiumeve te UEFA-s perfshin 4 nivele te gjykimit, ne varesi te karakteristikave te tyre. Meazza, garon per te organizuar finalen e Champions League me 2016, ka nisur nje seri rinovimesh per te arritur nivelin me te larte te vleresimit kontinental, duke filluar qe nga terreni i fushes i miksuar sintentik (2011), modernizimi i tualeteve dhe tribunes qendrore, zgjerimi i muzeumit deri te krijimi i nje hapesire per restorant (projekti duhet te mbaroje me 2015).

P – PIRELLI – ndertimi i impiantit ka filluar me dhjetor 1925, me iniciativen e Piero Pirelli-t, ne ate kohe president i A.C. Milan. Stadiumi qendron ne pronesine e klubit kuqezi deri me 1935, ne ate kohe u ble nga Bashkia e Milanos. Interi fillon dhe i luan ndeshjet ne San Siro perfundimisht qe nga sezoni 1947/1948, me pare i zhvillonte ndeshjet ne Arena Civica (ndeshja e fundit zyrtare e zikalterve ne historine e impiantit ne qender te qytetit ishte nje ndeshje e Coppa delle Fiere me 1958: Inter-Lyon 7-0).

Q – QUARTIERE (Qarku) – Stadiumi ka marre emrin e qarkut te San Siros, vendi ku eshte ndertuar. Kjo zone gjendet ne periferine perendimore te qytetit.

R – RUGBY – Me raste ne Meazza, eshte perdorur per te luajtur regbi ne llogari te kombetares italiane te regbise. E para eshte luajtur me 1988 kunder Rumanise dhe e dyta me 2009 kunder te papareve All Blacks te Zelandes se Re.

S – SCALA DEL CALCIO – Eshte emri i dyte me i famshem i impiantit popullor, i konsideruar nje «teater sportiv» i vertete ne te gjithe planetin. Tifozet e therrasin ndryshme me dashuri San Siron edhe Il Tempio.

T – TOUR DHE MUZEU – Me 1996 inagurohet Muzeumi, i pozicionuar nen Curva Sud-in. Muzeumi i Interit dhe Milanit, e para ne Itali i ndertuar brenda ne stadium, tregon historine e te dy skuadrave milaneze nepermjet nje koleksioni te kujtimeve unike: bluza historike, kupa dhe trofe, kepuce, objekte te arta, kujtime te cdo gjenerate qe jane bere legjenda.

U – UNICA (Unike)Agimi i 23 Majit 2010, kur stadiumi eshte mbushur me zikalter ne feste, te gatshem per te festuar me skuadren qe po kthehej nga Madridi, fitoren e Champions League, e marre nga Bayern Munich fale dopietes se Diego Milito-s.

V – VASCO – Rockstari popullor (tifoz i Interit), ka performuar 17 here ne stadiumin San Siro midis viteve 1990 dhe 2011, duke rregjistruar te gjitha biletat e shitura. Ne total jane 67 koncerte muzikore te mbajtura derime sot ne San Siro. E para ka qene me 27 qershor 1980 me Bob Marley.

Z – ZENGA – Mund te mburremi pak: ka frekuentuar me pare tribunen e Meazzas si tifoz interist, ne Curva Nord, dhe me pas ne fushe, me ngjyrat qe i dashuronte. E zeza dhe e kalter. Walter Zenga eshte konsideruar nje nga portieret me te forte ne historine e futbollit, arriti te fitonte tre here me rradhe cmimin Portieri me i Mire ne Bote. Me Interin ka fituar nje Skudeto, nje Superkupe Italiane dhe dy Kupa UEFA.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.