Gazzetta dello Sport, ne numrin e sotem flet per numrin nje zikalter, Samir Handanovic, i cili kishte nje enderr per kete sezon te ri: te pesonte me pak gola. Disa nga fjalet e tij, qe nga pregatitja e Pinzolo, me rastin e prezantimit te skuadres, ishin qe uronte te mos ishte akoma viktime e gjuajtjeve te kundershtareve. Ne fakt, portieri me i mire i sezonit te shkuar, ishte i dyti ne listen e atyre qe kishin pesuar me shume gola, kjo per shkak te mbrojtjes interiste, e cila nuk ishte ne momentin e saj me te mire.
Si te mos i japim te drejte? Mbrojtja zikalter ishte nga me te keqijat e kampionatit vitin e shkuar, por tani, me ardhjen e Mazzarrit, gjerat kane ndryshuar plotesisht. Deri tani, Handa ka pesuar 0 gola ne tre ndeshje zyrtare. Ndersa rekordi mbahet nga Interi i Mourinhos, i cili shkon ne 4 ndeshje pa gola te pesuar. Ne fakt, pas ndaleses per kombetaret, Interi do te perballet me Juventusin e Antonio Conte, dhe per Handanovic do te jete nje sfide ta mbaje porten e paprekur nga lojtare si Tevez apo Vucinic. Gjithsesi, mund te themi me siguri se do te ndihmohet nga nje skuader qe ka gjetur soliditetin e munguar…
Inter ka rifilluar fitoret e saj ne Serie A me Sassuolon, dhe ka vazhduar me fitoret deri te ndeshja me…
Fundjava tjeter eshte shume e rendesishme per Interin dhe per Juventusin: keto dy skuadra do te perballen me njera-tjetren. Kjo…
Diten e sotme per DAZN ka folur edhe nje lojtar qe tek Inter ka lene vetem kujtime te mira: spanjolli…
Inter diten e sotme do te niset per ne Munich, ku do te luaje neser nje ndeshje te vlefshme per…
Barellino me kemben e arte qe ka shume grinte eshte rikthyer. Pas nje nisje sezonale individuale shume te dobet, ai…
Java e fundit e grupit C te Champions League ku do te perballet Bayern Munich dhe Inter, nuk vlen shume…