Categories: FokusNe plan te pareSpeciale

Icardi: “Atmosfera e Celtic Park nuk më frikëson. Thashethemet më zbavisin, por unë tashmë jam në një klub të madh”.

Edhe dy ditë na ndajnë nga ndeshja që do luhet në Glasgow, Mauro Icardi “rrëfehet” për Daily Record, duke folur për ndeshjen kundër Celtic dhe nga pritjet e tij:

“Mbështetësit e Celtic do të krijojnë një atmosferë shumë të papërshtatshme, por të gjithë që më njohin e dinë që kjo gjë nuk do të më brengos. Do të ushqehem me britmat e tyre. Nëse ata besojnë se do të na frikësojnë me atmosferën e tyre, po gabohen. Do të luajmë në Skoci në të njejtën ditë kur unë festoj ditëlindjen dhe e vetmja dhuratë që e dua të enjten është që të kthehemi në Itali me fitore të Interit. Eshtë e shumë e rëndësishme që ta fillojmë me fitore që pastaj të jemi në kushte më të mira në ndeshjen e kthimit”.

“Mediat më thërrasin Messi i ri? Një nder i madh, por nuk është një etiketim të cilin mund ta pranoj. Messi është lojtari më i mirë në botë dhe do qëndroj më i miri gjithmonë. Kur isha në Masia, Messi dhe unë ishim shokë të mirë. Do ishte një ëndër të luaja se bashku me të në kombëtare. Njerëzit më thonë që ngjaj me Batistutan dhe unë inspirohem nga ai. Kam një teknikë dhe goditje të mirë, dhe nuk qëndroj keq në goditjet me kokë. Besoj që do të përmirësohem akoma më shumë”.

“Merkato? Nuk më interesojnë thashethemet, ajo cfarë ka rëndësi është që të fitojmë së bashku tek Inter. Po të ishin të vërteta thashethemet për United, Chelsea dhe Liverpool do të ndihesha i nderuar, pasi që janë klube të mëdha, por unë tashmë jam në një skuadër të madhe ku kam për synim të fitoj dicka të rëndësishme. Do më pëlqente shumë të luaja në Champions League, është ajo cfare e do cdo lojtar dhe gjithashtu do më jepte një shtytje që të vesh fanelën e Argjentinës. Nuk e kemi humbur shpresën për një kualifikim të mundshëm për në Champions, por duhet të jemi realist sepse tani do të jetë e vështirë. Mundësia jonë më e mirë është që ta fitojmë Europa League dhe hapi i parë do të jetë kundër Celtic”.

Rinor Sopaj

Share
Published by
Rinor Sopaj
Tags: celticicardi

Recent Posts

  • Uncategorized

“Inter, askush nuk e thote, por Inzaghi me ‘tek levizje’ ndryshoi sezonin: qe prej momentit kur ai besoi tek…”

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport ka folur per evolucionin e Hakan Calhanoglu, i cili ka qene celesi i…

14 hours ago
  • Uncategorized

FCIN – Inter, gati sulmi per nje lojtar te Bundesliges qe eshte kerkuar edhe perpara 2 verash? Ja detajet!

Nje thyerje e pjesshme e ligamenteve lidhese te gjurit. Kjo ka qene diagnoza e dhimbshme qe e la jashte fushave…

14 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Adani nuk permbahet: “Inter-Barca? Te gjithe flasim per Interin, por askush nuk tha se sa amatore ishte…”

Daniele Adani, duke folur si gjithmone per Bobo TV, eshte ndalur perseri te ndeshja Barcelona-Inter e luajtur javen qe kaloi.…

14 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marotta pranon gjithcka? “Ja si qendron puna me Milan Skriniar: nga ajo qe kam pare, lojtari nuk…”

Diten e djeshme Beppe Marotta ka dale perpara mediave per te prekur disa tema ku me e rendesishmja ka qene…

14 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marco Barzaghi zbulon emrin e pare? “Pronari i ri i Interit mund te quhet… Ernesto Bertarelli: ja kush eshte ai”.

Ne ditet e kaluara, Calcio e Finanza ka folur per nje oferte per 100% te aksioneve te Interit nga ana…

14 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe fenomeni Ronaldo: “Interi im gjigand kunder Barcelones. Larg nga vendi pare ne Serie A? Prisni sepse…”

Diten e djeshme, ne ceremonine madheshtore te Topit te Arte, ka qene prezent edhe Fenomeni Ronaldo. Braziliani qe ka bere…

14 hours ago