
Icardi: “Atmosfera e Celtic Park nuk më frikëson. Thashethemet më zbavisin, por unë tashmë jam në një klub të madh”.
Edhe dy ditë na ndajnë nga ndeshja që do luhet në Glasgow, Mauro Icardi “rrëfehet” për Daily Record, duke folur për ndeshjen kundër Celtic dhe nga pritjet e tij:
“Mbështetësit e Celtic do të krijojnë një atmosferë shumë të papërshtatshme, por të gjithë që më njohin e dinë që kjo gjë nuk do të më brengos. Do të ushqehem me britmat e tyre. Nëse ata besojnë se do të na frikësojnë me atmosferën e tyre, po gabohen. Do të luajmë në Skoci në të njejtën ditë kur unë festoj ditëlindjen dhe e vetmja dhuratë që e dua të enjten është që të kthehemi në Itali me fitore të Interit. Eshtë e shumë e rëndësishme që ta fillojmë me fitore që pastaj të jemi në kushte më të mira në ndeshjen e kthimit”.
“Mediat më thërrasin Messi i ri? Një nder i madh, por nuk është një etiketim të cilin mund ta pranoj. Messi është lojtari më i mirë në botë dhe do qëndroj më i miri gjithmonë. Kur isha në Masia, Messi dhe unë ishim shokë të mirë. Do ishte një ëndër të luaja se bashku me të në kombëtare. Njerëzit më thonë që ngjaj me Batistutan dhe unë inspirohem nga ai. Kam një teknikë dhe goditje të mirë, dhe nuk qëndroj keq në goditjet me kokë. Besoj që do të përmirësohem akoma më shumë”.
“Merkato? Nuk më interesojnë thashethemet, ajo cfarë ka rëndësi është që të fitojmë së bashku tek Inter. Po të ishin të vërteta thashethemet për United, Chelsea dhe Liverpool do të ndihesha i nderuar, pasi që janë klube të mëdha, por unë tashmë jam në një skuadër të madhe ku kam për synim të fitoj dicka të rëndësishme. Do më pëlqente shumë të luaja në Champions League, është ajo cfare e do cdo lojtar dhe gjithashtu do më jepte një shtytje që të vesh fanelën e Argjentinës. Nuk e kemi humbur shpresën për një kualifikim të mundshëm për në Champions, por duhet të jemi realist sepse tani do të jetë e vështirë. Mundësia jonë më e mirë është që ta fitojmë Europa League dhe hapi i parë do të jetë kundër Celtic”.