Categories: Uncategorized

Icardi, drejtuesit e PSG jane shume te nevrikosur me lojtarin dhe agjenten e tij: ja pse!

Mauro Icardi i ka thene qe tani lamtumire Parisit dhe nuk eshte menduar dy here. 

PSG duket se ka zgjidhur qe tani kontraten me Icardin sipas asaj qe tregojne mediat franceze keto dite.

Wanda Nara i ka ber te nevrikosen shume drejtuesit e Paris Saint Germain duke i thene se sulmuesi deshiron te rikthehet te luaje ne Itali ne fund te sezonit. Ata e kane cilesuar kete sjellje si jo profesionale dhe kane marre masa menjehere.

Sulmuesi ka kaluar nje sezon ne huazim ne Paris por sipas mediave franceze, kontrata eshte zgjidhur me heret se ajo te perfundoje.

Gjithmone sipas tyre, Chelsea po kerkon nje sulmues te ri dhe deshiron qe ta provoje ne vere lojtarin te transferohet ne Londer.

Nderkohe, largimin e Mauro Icardit e tregojne edhe disa detaje qe kane dale nga njerez shume afer Wanda Nares.

Avokati i saj, Ana Rosenfeld ka treguar kohet e fundit se qendrimi i Icardit ne Paris dhe familjes se tij nuk ka me asnje arsye te ndodhe.

“Mauro ka nje kontrate ne skadence me Paris Saint Germain dhe kontrata e apartamentit ku ai jeton bashke me Wanda Naran dhe femijet po skadon.”

“Qeveria franceze kerkon qe kur personat nuk kane me detyrime punesimi duhet qe te justifikojne qendrimin e tyre ne France dhe prandaj ai eshte kthyer bashke me gruan e tij ne shtepi. Sepse kane qene te detyruar.”

Largimi i familjes Icardi nga Parisi duket e sigurt tashme dhe me sa duket gjithcka eshte vendosur ne keto dite pandemie.

Ai eshte larguar nga kryeqyteti francez pa marre me pare miratimin e drejtuesve te klubit duke u bere nje ceshtje por jo per shume kohe sepse PSG pervec 2 muajve te kontrates se huazimit qe kane mbetur, nuk e lidh me asgje me sulmuesin ne pronesi te Interit.

Me shume mundesi tashme Interin e presin jave te tera merkatoje si ajo e shkuara ku cdo dite kishte 2-3 lajme kontradiktore rreth te ardhmes se Icardit.

Ne ditet e shkuara eshte folur shume edhe per nje kalim te mundshem tek Milani te Icardit, por deri me tani kjo gje eshte klasifikuar si fantashkence.

Nderkohe ne horizont mbetet gjithmone Juventusi e interesuar per lojtarin por Interi duket sikur eshte e vendosur per te mos e shitur ne Torino argjentinasin.

Per Interin, Icardi eshte nje problem i shtuar duke qene se nese PSG do vendoste per ta blere per shumen e 70 milione eurove, per kasat zikalter do te ishte nje bekim i paster.

Kjo sepse pritet qe pandemia boterore do te ndikoje shume ne financat e futbollit boteror dhe sidomos tek ai italian ku vlera e kartonave te lojtareve do te ulet ndjeshem.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Inzaghi ndryshon gjithcka ne formacionin anti-Bologna? “Neser ne fushe pritet te ulet ne stol edhe…”

Inter ka humbur nje nga ndeshjet me te rendesishme te sezonit diten e diele ne Torino ndaj Juventusit. Por nuk…

4 mins ago
  • Uncategorized

Inter, Tuttosport konfirmon gjithcka: “Po, super talenti i 2004 eshte vetem nje hap larg Interit: ja detajet”.

Direkt nga Tuttosport sot ka ardhur nje tjeter konfirmim per ate qe mund te jete operacioni i pare i Interit…

4 mins ago
  • Uncategorized

Inter, flet Perandori Adriano: “Sa kujtim i bukur ndeshja ime me Interin ndaj Portos. Ne ate ndeshje kam…”

Diten e djeshme Inter ka njohur kundershtarin e saj ne Champions League: do te jete skuadra e Portos. Goglat ne…

10 mins ago
  • Uncategorized

Inter, cfare po ndodh? “Tension i larte Marotta-Inzaghi: sot do te kete nje perballje: pritet qe drejtuesit te…”

Me sa duket, fjalet e Beppe Marottas diten e djeshme nuk kane lene vend aspak per dyshim: klubi nuk eshte…

20 mins ago
  • Uncategorized

Di Canio kapet keq me Inzaghin: “Ka thene dicka qe eshte shume e ulet: ajo qe di une eshte se me Conten…”

Gjate Sky Calcio Club, Paolo Di Canio ka komentuar deklaratat e Simone Inzaghit te dhena pas Juventus-Inter. Keto kane qene…

19 hours ago
  • Uncategorized

Bergomi super i ashper me nje lojtar te Interit: “Si ka mundesi qe beri ate gafe? Ne ate moment duhet te bente menjehere faull dhe pike”.

Ish-kapiteni i Interit, Beppe Bergomi, sot opinionist per Sky Calcio Club, ka tentuar te komentoje humbjen e Interit dje ndaj…

19 hours ago