Categories: Uncategorized

Icardi: “I lumtur nëse do të arrinte rinovimi. Nëse Interi vendos të më largojë, unë…”

Kthehet të flasë Mauro Icardi, dhe jep një deklaratë të rëndësishme në lidhje me të ardhmen e tij me fanelën zikaltër. Sulmuesi, i intervistuar nga CNN, ka filluar të flasë për ngjarjen e cila ndodhi në Reggio Emilia, në mes të tij edhe tifozëve zikaltër: “Ishte një moment nervozizmi, shumë emocionues. Tifozët ishin të mllefosur, ishte një nga ato momentet pasionante për ta, kemi shkëmbyer fjalë të dyja palët. Unë thjeshtë i thashë që duhet ta mbështesin skuadrën deri në fund dhe në cdo moment”.

Për ripërtërirjen e kontratës së tij me Interin, në mes shumë fjalëve, ish-lojtari i Sampdorias thotë:
“Kam edhe tri vite të tjera në kontratë me Interin, dhe në qoftë se do t’ia arrinim të pajtoheshim për një marrëveshje të mundshme atëherë do të ishim të kënaqur të gjithë. Nëse më kërkojnë ekipe të tjera, atëherë ata duhet të flasin me Interin. Nëse Interi vendos të më largojë, do t’i bëj gati valixhet dhe do të largohem. Nëse nuk do të ndodhë kjo, do të qëndrojë në Milano ku ndjehem me të vërtetë mirë dhe jam shumë i lumtur. Familja ime këtu ndjehet si në shtëpi”.

Flitet për kontratën aktuale të sulmesit: “Është arsyeja pse kam ardhur në Inter para dy viteve, kur e pata nënshkruar kontratën, për mua, ishte një kontratë mjaft e mirë. E kam nënshkruar me gëzim dhe dëshirë që të dëshmojë vlerat e mija dhe të bëhem një lojtar i rëndësishëm për Interin. Tani jam nën kontratë për të cilën po vazhdojnë bisedimet. Agjentët e mi po diskutojnë me klubin dhe po mundohen që të arrijnë një marrëveshje. Po mundohen ta zhbllokojnë situatën dhe kur të ndodhë do të nënshkruajë. Jam i sigurt që tek Interi do të jem i lumtur dhe gjithashtu edhe Interi me mua, unë dua të qëndroj këtu”.

Pastaj bisedohet për jetën e tij private, duke filluar me marrëdhënien e tij me Maxi Lopez: “Jo (qesh), kemi qenë miq në kohën kur luanim tek Sampdoria, pas të gjitha atyre ndodhive më nuk na mbeti asgjë. Wanda? Është personi që gjindet cdo ditë në krahun tim, që më jep këshilla, më ndihmon gjithmonë dhe më bën të ndihem mirë kur jam keq. Është gjithcka për mua”.

Rinor Sopaj

Share
Published by
Rinor Sopaj
Tags: icardiinterrinovimi

Recent Posts

  • Uncategorized

Skriniar, cfare ka ndodhur me Interin qe ka shtyre edhe Marotten te flase ashtu? “Me sa duket, gjithcka varej nga…”

"Per Skriniar jam optimist se mund te vije nje mbyllje e tratatives per rinovimin perpara ndeshjes se fundit te kampionatit".…

18 hours ago
  • Uncategorized

Inter, nuk ka aspak lajme te mira nga Romelu Lukaku: “Me sa duket lojtari do te rikthehet vetem ne…”

Romelu Lukaku ka udhetuar per ne Belgjike pasi ka pesuar perseri nje demtim muskular duke e lene perseri jashte skuadre.…

18 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi ishte i shkaruar, por ndodhi ajo qe nuk e priste askush: “Ja prapaskena: madje Inter kishte…”

Simone Inzaghi me Lazion dhe ne dy vite me Interin, ka arritur te kape tre here raundin e eleminimit direkt…

18 hours ago
  • Uncategorized

Hakimi eshte ende nje zemer zikalter: “Achraf i eshte pergjigjur keshtu nje tifozi te Interit qe i ka…”

Aventura e tij ne Milano tek Inter ka zgjatur vetem nje vit, dhe me pas eshte larguar direkt pas fitores…

18 hours ago
  • Uncategorized

Legjenda e Milanit Sacchi sulmon: “Inter nuk ka mentalitet europian. Inzaghi i zoti por te mos beje vetem…”

Duke folur per La Gazzetta dello Sport, legjenda e pankines se Milanit, Arrigo Sacchi ka komentuar ndeshjen e zikalterve ne…

18 hours ago
  • Uncategorized

INTER, CFARE LAJMI NE PRAG TE JUVENTUS-INTER: “Nga Appiano behet me dije se sot…”

Simone Inzaghi me sa duket sot ka marre nje lajm shume te mire direkt nga Appiano Gentile, ku Inter a…

18 hours ago