Categories: Ne plan te pare

Infermjeria- Icardi 30%, shprese per Handanovic. Milito, Zanetti dhe Hugo…

Si me pare dhe nje here Interi duket i brishte dhe jo vetem ne mbrojtje. Infermjeria kthehet perseri ne mode per zikalterit, me gjithe keqardhjen e Mazzarrit, qe ndoshta kurre me pare ndonjehere ne karriere i duhet te luaje me kete numer te reduktuar lojtaresh. Mbas nje fillim sezoni te kenaqshem, ku te vetmit te demtuar ishin ata lojtare te cilit vinin te demtuar nga sezoni i vjetshem, tani shtohen dhe keto probleme.

Midis problemeve te vogla te Alvarez, Nagatomo dhe Jonathan, 10 tetori ka shtuar edhe nje emer tjeter si Diego Milito, qe pati terheqje ne kemben e majte. Kohet e rekuperimit akoma e paditur per Princin: duhej te kthehej pas nderprerjes se kombetareve, por tashme akoma nuk dihet gje. Dikush alarmon qe mund te shtohet dhe nje tjeter muaj per te.

Pothuajse kronike problemet e Mauro Icardit. Nje pergatitje e kushtezuar, pastaj goditja me Genoan, fillimi shqetesues i pubalgjise. Nje enjtje ne pjesen e poshtme te barkut: eshte rezultati qe Maurito stervitet sot me hap te ngadalte dhe sic eshte shpjeguar edhe nga Mazzarri forma e tij eshte diku tek 30%.

Ai qe mungon prej shume ndeshjesh ne fakt eshte Hugo Campagnaro, lojtare shume i rendesishem i ketij Interi te ri dhe mbrojtjes. Kur ai mungon shtohen golat e pesuar, koincidence? Argjentinasi ka luajtur ndeshjen e tij te fundit kunder Fiorentines. Me pas ka munguar kunder Cagliarit, Romes, Torinos, Verones dhe Atalantes dhe nuk do te jete as ne Udine, ndoshta do ta shohim kunder Livornos. Sabelles nuk i intereson dhe e grumbullon per miqesoret e Argjentines.

Ne fund ne Bergamo u ndal edhe Samir Handanovic. Per te nje shembje ne pjesen e djathte te ijes. Ne Appiano Gentiles po perjetohet nje optimizem, por askush nuk do te rrezikoje portierin slloven: numri 1 do te luaje kunder ish-skuadres se tij vetem nese eshte ne kushte te mira per ta bere. Gjithsesi ka nisur te vrapoje, nje sinjal i mire.

Ai qe duket me afer hyrjes ne fushe eshte kapiteni Zanetti. Demtimi ne tendinen e Akilit duket e harruar, ndeshjet e stervitjes e kane permiresuar dhe ta shohim ne fushe pas nderprerjes se kombetareve nuk do te ishte nje utopi. Mazzarri se shpejti mund ta testoje me Primaveren sic ka ndodhur me Militon dhe Mudingayin. Larg rikthimit duket Cristian Chivu, permiresohet ndjeshem Ruben Botta.

Tashme me shume se kurre, Mazzarri ka mesuar te njohe Interin edhe pjesen e tij me te brishte.

Donald Elmazi

Share
Published by
Donald Elmazi

Recent Posts

  • Uncategorized

Cassano, cfare sulmi ndaj Marottes: “Ai? Di vetem te flase me shtypin, asgje tjeter. Kurre nuk kam pare dike te thote…”

Duke folur per Bobo TV, Antonio Cassano, ish-lojtar, ka folur per zgjedhjen e Interit per te besuar te Lukaku ne…

10 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare prapaskene per nje emer te deshtuar ne vere: “Marotta duhet te shiste Barellan per ta marre”.

Me sa duket, ka qene Davide Frattesi, qe deri para pak muajsh eshte perfolur shume, objektivi kryesor i mesfushes tek…

10 hours ago
  • Uncategorized

E FUNDIT – Inter, nderhyjne direkt edhe drejtuesit per nje ceshtje skuadre me Inzaghin? “Po i kerkohet qe…”

Me sa duket ne shtepine Inter po qendron pezull ceshtja e poritereve ku Inzaghi nuk po merr dot nje vendim…

10 hours ago
  • Uncategorized

Corriere zbulon: “Inter, sot ndaj Sassulos ka alarm total per nje aspekt: prej 30 ditesh nuk…”

Ne shtepine Inter ka emergjence totale per sa i perket sulmit. E jo vetem per shkak te demtuarve me Correa…

10 hours ago
  • Uncategorized

Sassuolo-INTER, Inzaghi vendos gjithcka? “Ja formacioni zikalter per sot: nga minuta e pare ne porte luan…”

Te jepet vazhdimesi pas fitores ndaj Barcelones. Nje sukses dhe nje tre pikesh do te thote shume ne kete moment…

10 hours ago
  • Uncategorized

Gazzetta i habit te gjithe: “Atehere kur nuk pritej, Inzaghi nderron mendje: ka vendosur se Onana-Handanovic do…”

Simone Inzaghi ka vendosur: me sa duket, do te vazhdohet me alternimin ne porte deri sa te filloje Boterori. Dicka…

22 hours ago