Categories: Ne plan te pare

Revolucion tek Inter: Jo vetem Branca ne dalje. Marreveshja me Nike…

Tek Interi jane te gjithe te kujdesshem. Ardhja e Erick Thohir, do te sjelle me vete, gjate sezonit, disa ndryshime ne rolet kyce te shoqerise. Ne menyre te vecante, nen lupen zmadhuese jane sektoret e marketingut dhe komunikimit, dy sektoret ku Thohir synon te filloje ringritjen ne nivel boteror te skuadres te tij te re.

Manjati dhe dy aksionere te tjere, ne fakt, duket se nuk jane aspak te kenaqur me menyren se si drejtuesit po e menaxhojne ne kete moment shoqerine dhe mbi te gjitha, sipas disa burimeve te afert me ta, nuk u kane pelqyer aspak disa operacione te mbyllura kohet e fundit ne nivel komercial.

Persa i perket sektorit sportiv, Marco Branca jepet si i sigurt se do te largohet. Dhe ne fakt, prej kohesh drejtori teknik zikalter duket se ka patur kontakte me PSG dhe Monaco. Ne keto momente, pak shanse me PSG, ndonje mundesi me shume mund te kete me skuadren e Claudio Ranierit. Ndersa drejtori sportiv Piero Ausilio mund te kthehet te punoje me te rinjte, sektor ku ka zhvilluar nje pune te shkelqyer.

Ne aspektin e komunikimit, qe paraqet pasionin dhe punen e Thohir, shume gjera do te rishikohen dhe do te korrigjohen. Ne veshet e indonezianit kane shkuar disa ankesa te ndonje lojtari (qe ndjehet pak i mbrojtur). Nuk do te kete vend as per disa figura pak “teknike” te futura ne shoqeri dhe per shume personat e lidhur me aksionerin aktual te minorances, te cilet gjate viteve kane zene disa vende ne shoqeri.

Por nuk mbaron ketu, sepse edhe ata qe deri tani kane patur nje raport direkt me indonezianet, duhet te jene te kujdesshem dhe nuk jane aspak te sigurt per konfirmimin.

Levizjet e drejtuesve zikalter, ne fakt, jane gjithmone nen vezhgim. Ne menyre te vecante Thohir, Roeslani dhe Soetedjo, aksionere ne 70% te Interit, nuk jane aspak te kenaqur me kontraten e firmosur disa muaj me pare mes Interit dhe Nike, e cila kishte shifra me te uleta se kontratat e Juventus dhe Milan me Adidas.

Kontrata e re mes zikalterve dhe Nike deri ne 2024 do te sjelle ne kasat e klubit interist rreth 18,2 milion euro ne sezon, per nje total prej 200 milion. Ne marreveshje jane perfshire edhe te drejtat e marketingut.

10 milion me shume cdo sezon derdh Adidas ne kasat e MIlanit. Marreveshja parashikon 30 milion deri ne 30 qershor te 2023 (10 vjet, 300 milion). Shifra nuk eshte e lidhur vetem me sponsorizimet, por perfshin furnizimin dhe te drejten per te shitur produktet me marken e skuadres.

Tridhje e nje milion ne sezon per Juventusin, 190 per 6 sezone. Kete parashikon marreveshja e re mes bardhezinjve dhe Adidasit duke nisur nga 2015-2016. Me saktesisht: 139,5 milion baze plus 6 milion ne vit per menaxhimin e aktiviteteve dhe marketingun plus furnizimet vjetore me material teknik, cmime qe do te ndryshojne ne baze te rezultateve sportive dhe volumit te shitjes.

Krahasimi mes dy marreveshjeve ka qene i menjehershem, dhe duke pare edhe njoftimet e klubeve jo shume larg nga njera tjetra. Rezultatet e ndryshme ne fushe per momentin mes Inter dhe Juventus, nuk mjaftojne sipas indonezianeve, per te justifikuar kete diference ne perfitime.

Xhorxh Gellci

FC Internazionale, mi fai tremare il cuore, mi fai smettere di respirare!

Share
Published by
Xhorxh Gellci

Recent Posts

  • Uncategorized

E FUNDIT NGA UK – “Inter hidhet ne sulm total per lojtarin e Fulham? Pothuajse ishte i Milanit, por ne vere…”

Ka nje emer te ri per krahun e majte te Interit dhe kesaj radhe eshte The Sun ne United Kingdom…

5 hours ago
  • Uncategorized

De Vrij, cfare po ben? “Per te rinovuar, hollandezi i ka kerkuar Interit qe te marre nje…”

Po De Vrij, cfare do te beje ne sezonin e ardhshem? Do te qendroje dhe do te rinovoje? Apo do…

5 hours ago
  • Uncategorized

Inter, atehere kur nuk pritej gati te perfitohen 10 milione euro nga nje shitje? “Asnje minute me Interin, por…”

Inter po ben shume levizje ne merkato, edhe pse kjo e fundit nuk ka filluar zyrtarisht ne Serie A dhe…

5 hours ago
  • Uncategorized

Argjentina, tranjeri Scaloni ‘ngel ne klase’ Lautaron: “Ja pse e zevendesova. Me Alvarez mund te…”

Ka qene nje ndeshje e dobet per cilesite e Lautaro Martinez ajo e luajtur diten e djeshme ndaj Meksikes ne…

7 hours ago
  • Uncategorized

Diego Forlan nuk harron Interin dhe kujton: “Edhe pse pak muaj, kohen tek Inter e kujtoj sikur…”

Te gjithe e mbajne mend transferimin e Diego Forlan tek Inter ne sezonin 2011-2012, sepse ai erdhi ne Milano per…

7 hours ago
  • Uncategorized

Argjentina, note e tmerrshme per Lautaron nga Tuttosport pas ndeshjes me Meksiken: “Meriton vetem…”

Argjentina ka fituar diten e djeshjme nje ndeshje teper te rendesishme per rrugetimin e saj ne Katar 2022. Ka qene…

7 hours ago