Categories: Uncategorized

Inter, avantazh i madh ndaj Juventusit per Tonalin. Gjithcka e konfirmon vete Cellino me fjalet e tij!

Eshte dicka e njohur nga te gjithe tashme qe Interi dhe Juventusi po duelojne per te arritur tek talenti Sandro Tonali.

Pavarsisht se Cellino po shpreson per nje ankand per lojtarin, zikalterit jane afruar shume me te javet e fundit.

TuttoSport, nje media goxha afer Juventusit shpjegon sot: “Interi sinjalizohet si ne avantazh te forte per lojtarin ne javet e fundit.”

“Jane bere shume hapa perparra drejt tij fale shitjes per shifra te larta nga ana e Interit te Mauro Icardit tek Paris Saint Germain.”

“Numri nje i Brescias nderkohe po enderron per nje sulm te ri te Juventusit, qe ne kete moment po e ndjek situaten por eshte nje hap prapa Interit.”

“Cellino nuk e ka fiksuar ende cmimin, por konfirmon qe nuk deshiron te ndermarre ndonje rruge kreative me lojtare te tjere te perfshire ne marreveshje. Pra ai nuk do shkembime.”

“Duket nje detaj i vogel por nuk eshte aspak keshtu ne kete moment dhe eshte nje goxha problem.”

“Zikalterit nderkohe kane nje as nen menge dhe jane te gatshem te bejne goditjen decizive dhe finale.”

“Nese Interi shihet sot perpara Juventusit per garen per Tonalin eshte pikerisht per ato 50 milione qe kane ardhur nga Parisi per Icardin.”

“Keto para do te perdoren per tu afruar sa me shume me kerkesat e Cellinos.”

“Por kjo nuk do te thote se do te degjohen me perpikmeri te gjitha kerkesat qe presidenti i Brescias ka, por qe nje pjese e madhe e marreveshjes mund te bazohet te keto kerkesa.”

“Nderkohe qe Paratici, tani per tani, mund te operoje vetem nepermjet shkembimeve (kete gje e tregon edhe ideja per te shkembyer Arthur me Pjanic), Interi ka me shume liri merkatoje.”

“Gjithesesi, qe Interi eshte perpara Juventusit e tregojne me se miri edhe fjalet e Cellinos diten e djeshme qe tha “Mos mendoni se eshte vetem Interi ne gare per te, por edhe Juventusi gjithashtu”.

“Kjo si per te thene se Interi eshte perpara, por ai po shpreson shume per nje rikthim te Juventusit sepse mendon se dicka e tille mund te rrise cmimin e tij.”

“Nderkohe Marotta po tenton gjithcka per te mbyllur kete operacion perpara fundit te muajit qershor.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, cfare po ndodh? “DigitalBits flet ne menyre zyrtare dhe mohon totalisht zerat qe e shohin si…”

Vazhdohet qe te kete shume paqartesi per te ardhmen e sponsorit te Interit, Digitalbits, ne fanellat zikalter. Ne ditet e…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Marco Branca zbulon: “Po, e vertete: Moratti ka te drejte. Inter sot do te kishte Haaland sepse ne…”

Ditet e kaluara, Massimo Moratti kishte folur per mediat ne Itali dhe kishte thene se ai dhe Branca do te…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Acerbi nuk permbahet: “Ofendimet pas ndeshjes ndaj Milanit? Me shume burre jam une, se sa ata qe…”

"Kemi bere shume mire, nje ndeshje te rendesishme. Ishte e veshtire te konfirmonim ate qe beme mire ndaj Sassuolos dhe…

6 hours ago
  • Uncategorized

Inter, flet edhe Inzaghi: “Une mund te shkarkohesha? Shiko, ne jemi Inter: nuk eshte e mundur qe te humbasim…”

Pas 2-0 ndaj Salernitanes, Simone Inzaghi ka analizuar ndeshjen ne Meazza per mikrofonat e Sky Sport. Keto kane qene deklaratat…

6 hours ago
  • Uncategorized

Lautaro per DAZN: “Po, eshte e vertete: ja cfare ka ndodhur perpara ndeshjes me Barcen. Tani…”

Lautaro Martinez, autor i golit te pare dje, ka folur per DAZN, dhe ka komentuar keshtu ndeshjen e bere prej…

7 hours ago
  • Uncategorized

Barella dhe ajo qe nuk keni pare pas vershellimes finale te arbitrit dje: “Eshte nisur direkt me vrap te…”

Ashtu si ndaj Barcelones, Nicolo Barella ka rigjetur golin edhe kunder Salernitanes, ku ka bere nje ndeshje mjaft te madhe.…

7 hours ago