Categories: Ne plan te pare

Inter-Bayern 2-0, Demichelis: “Me dhemb akoma. Do ju tregoj dicka qe se kam thene kurre.”

22 Maj 2010, stadiumi Santiago Bernabeu, finalja e Champions League midis Inter-it dhe Bayern Munich. Eshte minuta e 35 e pjeses se pare kur Diego Milito i jep nje top me koke Wesley Sneijder.

Hollandezi merr ne kontroll topin dhe e pason tek il Principe Milito qe ne shpejtesi e siper kalon te dy mbrojtesit e Bayern Munich, Demichelis dhe van Buyten dhe realizon golin qe do te coje Inter-in ne avantazh.

Ne distance prej me shume se 8 vitesh, Martin Demichelis nuk e harron ate finale te humbur ndaj zikaltrit: “Sigurisht qe ndihem keq, nuk e dija nese do te kisha mundesi te luaja nje finale tjeter. Ne momentin e rezultatit 1-0, Diego me ka kaluar, por ne golin e dyte ka mposhtur nje tjeter (van Buyten), keshtu qe mos ma atribuoni mua (qesh)”.

“Eshte dicka qe nuk e kam thene sepse mund te dukej si justifikim, por 10 dite para finales kisha pasur hemorroide. Te cilat jane perkeqesuar, dhe kam filluar te stervitem vetem tre dite para finales. Kisha humbur 3 kile. Mendoja qe nuk do te zgjidhesha per te luajtur, por Van Gaal-it nuk i interesonte”, ish mbrojtesi argjentinas ne nje interviste ne La Nacion.

MESSI – Me pas ish mbrojtesi flet per marredhenien me Leo Messi-n: “Jemi grumbulluar ne kombetaren argjentinase pothuajse ne te njejtin moment, me 2005, dhe kemi ndare shume momente. Nuk kam dashur asnjehere te abuzoj me marredhenien tone, edhe pse une jam nje tip i turpshem dhe zakonisht nuk i shkruaj per ta uruar ose pershendetur:.

“Leo eshte nje tip introvers, por ne jeten private zakonisht thote batuta, kenaqet, dhe shume ndeshje miqesore me miqte. E kam pare akoma me shume te zhgenjyer sesa ne 2010, kur kemi humbur 4-0, per me teper se mbas finales me 2014: aty kemi dhene gjithcka dhe shume pak gjera per te bere me mire”.

“Gjithashtu kam vene re, qe ka qene akoma me keq ne vit pasardhes, ne Kili, ne Coppa America 2015. Leo ishte i vdekur, i shkaterruar. Ishte i trishtuar si te gjithe te tjeret, por te gjithe shikonim ate dhe ndihet me shume pergjegjes”.

Kur Messi filloi te ndihej keq ne aspektin fizik, Demichelis vrapon drejt tij duke i keshilluar nje dietolog italian: “Leo ishte i lodhur duke vjellur dhe nga diarreja, eshte shume e veshtire ti keshillosh dikujt si ai te ndryshoje rutinen e te ngrenit, por madheshtia e Leo-s jeton edhe ne faktin qe eshte i hapur per te rizbuloje vetveten”.

“Fatmiresisht eshte konsultuar me dietologun dhe ka filluar te pastrohej nga ato ushqime qe i shkaktonin keto simptomat”.

Ardis

Share
Published by
Ardis

Recent Posts

  • Uncategorized

Asllani nuk permbahet: “Kisha dy muaj qe prisja ndeshjen me Italine dhe nuk luajta titullar. Pse? Pyesni Rejan qe…”

I futur vetem ne minuten e 71 ne miqesoren e Tiranes ku Shqiperia u ndesh me Italine, Asllani ka dhene…

13 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Suning ka ndryshuar perfundimisht strategjine e merkatos se klubit? “Behet me dije se tani Inter ka…”

Me sa duket, Suning ka vendosur perfundimisht per te nderruar strategjine e merkatos ne shtepine Inter. Per kete gje ka…

13 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Biasin zbulon: “Isha super i sigurt qe Dybala nuk do te vinte tek Inter sapo nga klubi mu tha nje fraze qe…”

Duke folur per Telelombardia, Fabrizio Biasin eshte rikthyer te flase per mos blerjen e Paulo Dybala nga ana e Interit…

13 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Gosens ne largim e siper por kujdes: “Vazquez? Jo, pelqehet me shume nje emer tjeter”.

Me ndalesen e kampionatit, Inter eshte ne pune per te programuar sa me mire levizjet ne merkato per te perforcuar…

13 hours ago
  • Uncategorized

Sport Mediaset super e bindur: “Cristiano Ronaldo transferohet tek Inter? Drejtuesit na jane pergjigjur menjehere duke…”

Nje nga gjerat qe po ben te flitet me se shumti nga e gjithe bota e futbollit keto dite eshte…

17 hours ago
  • Uncategorized

Inter, del ne pah nje tjeter lojtar me parameter zero nga Serie A? “Luan me Udinesen dhe eshte nje…”

"Inter, me nje mbrojtje per tu rregulluar, ka vene ne qender te merkatos se saj edhe nje lojtar te Serie…

19 hours ago