Categories: MerkatoNe plan te pare

Inter-Candreva, mbyllet brenda 30 korrikut: Mancini shtyn për anësorin e Lazios

Roberto Mancini shtyn për ta pasur në radhët e tij italianin Antonio Candreva. Trajneri zikaltër, sic raporton Gazzetta dello Sport, personalisht po merret me këtë përpjekje vetëm e vetëm që ta sjellë anësorin e Lazios në Milano:

“Candreva ka zgjedhur Interin dhe tashmë edhe Mancini po merret personalisht me këtë përpjekje. Si një golashënues që ishte si lojtar, tashmë trajneri e do me cdo kusht një sulmues i cili arrin numra dyshifrorë. Gjë që Candreva e garanton tashmë e shumë sezone. I mbetet Pastorellos për ta mbyllur. Përpjekja me Napolin, ku marrëveshja në mes klubeve nuk mungoi, është ndalur për shkak të pagës (pa harruar të drejtat e imazhit). Edhe Chelsea mbetet në prapavijë, përkundër konfirmimit të Cuadrados nga Conte. Zikaltërit në ndërkohë kanë arritur marrëveshje me agjentin e lojtarit të Lazios para disa javësh ku iu ofrua lojtarit një kontratë katërvjecare me një pagë prej 3 milionë eurosh për sezon, duke i përfshirë edhe bonuset. Candreva do të kthehet nga pushimet pas 30 korrikut dhe dëshira e të gjithëve, duke e përfshirë edhe Lotiton është që të gjendet një zgjidhje brenda kësaj date. Interi pret një lëvizje nga Roma që pastaj të provoj përsëri dhe ta kompletoj transferimin e italianit në Milano”.

Rinor Sopaj

Share
Published by
Rinor Sopaj
Tags: Antonio Candrevamerkato

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, ekziston nje hipoteze per te ardhmen e Skriniar qe nuk duhet lene menjane aspak: “Po mendohet per…”

Ka shume jave qe ceshtja e kontrates se Milan Skriniar eshte nje nga me te rendesishme ne te gjithe kampin…

11 hours ago
  • Uncategorized

Inter, merret vendimi per sulmin 2022-2023: “Marotta ka vendosur te largoje dy lojtare: ja emrat dhe detajet”.

Lukaku, Lautaro dhe po pastaj? Reparti i sulmit tek Inter duket se do te ndryshoje njehere e mire gjate sezonit…

11 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Calcio e Finanza zbulon: “Ja sa do te kushtoje Romelu Lukaku ne fund te 23-24: plot…”

Romelu Lukaku eshte bler enga Chelsea vetem dy vera me pare per 115 milione euro pikerisht nga skuadra e Interit.…

11 hours ago
  • Uncategorized

Inter, cfare prapaskene nga vera: “Marotta tentoi te blinte keto dy lojtare per sulmin ne Serie A por nuk ja doli dot”.

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport eshte ndalur te nje prapasken e rendesishme e veres se Interit. Normalisht gjithcka…

12 hours ago
  • Uncategorized

Lautaro, cfare fjalesh: “Edhe pse kam Boterorin e Katarit perpara, te jeni te sigurt se une per Interin nuk…”

Mungon vetem pak me shume se nje muaj qe prej debutimit ne Boteror qe do te beje Argjentina e Lautaro…

12 hours ago
  • Uncategorized

Inter, te shtunen do te tentohet te thyhet nje rekord qe mungon ne Firenze prej 1980?

Inter eshte gati per tu nisur ne Firenze, ku perballe do te kete skuadren e Fiorentines qe gjithashtu nuk po…

12 hours ago