Ishte larguar me vrap dhe eshte rikthyer po me vrap, me nje deshire legjitime per te kerkuar falje ne fushe per te gjithe ata qe ka zhgenjyer.
Nderkohe, ka ikur me shpejtesi nga nje klub si Chelsea, ku deshtoi per te treten here dhe asnjehere nuk eshte ndjere i dashur nga tifozet e saj.
Por ka qene pikerisht Inter klubi qe ka mbetur brenda zemres se Romelu Lukaku dhe prandaj ai ka bere gjithcka qe kjo te behej realitet.
Nderkohe, La Gazzetta dello Sport ka treguar edhe momentet e djeshem kur Lukaku ka marre vesh se gjithcka eshte bere per kalimin e tij tek Interi.
“Ne kete tratative te gjate, Romelu ka treguar nje karakter teper te forte dhe ka treguar se mund te marre ate qe kerkon gjithmone.”
“Ai ka nisur gjithcka vete nga zero dhe ka bere realitet nje rikthim ne Milano qe edhe me i cmenduri sdo e kishte besuar.”
“Por cfare momenti i mrekullueshem dje dhe cfare clirimi: kane qene minutat kur Sebastien Ledure, avokati i tij e ka telefonuar per ta lajmeruar se gjithcka eshte mbyllur pozitivisht per kalimin e tij ne Milano.”
“Nga ana tjeter e telefonit ka pllakosur nje qetesi dhe Lukaku eshte prekur deri ne lot. Kane qene lot lumturie, si ato qe Big Rom i kishte ndjere per here te fundit ne Milano, kur kishte fituar Scudetton. Mund te jete nje “dollap” prej 191 centimetrash dhe pothuajse 100 kile, por kurre nuk duhet te besh shaka me emocionet e nje gjigandi…”
Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghim gazetar i Sport Mediaset, ka folur per…
Duke folur per Sky Calcio Club, Alessandro Del Piero, ish-lojtar i njohur, ka folur per situaten dhe krizen qe po…
Ne nje periudhe shume delikate per Interin, neser do te vije direkt ndeshja me Barcelonen ne Meazza. Nderkohe, keto kane…
Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit ka qene i ftuar ne GR Parlamento dhe ka folur per politiken ne futboll. Keto…
Diten e sotme, per mediat ne Itali ka folur edhe nje ish-tranjer i Interit qe nuk ka bere shume mire…
"Menyra se si Simone Inzaghi po drejton ne kete moment eshte vetem maja e problemit. Ai e ka treguar veten…