Categories: Uncategorized

Inter, cfare fjalesh nga Dimarco ne nje interviste per Gazzetta: “Per nje tifoz te Interit, te luash me skuadren e zemres eshte…”

Njeriu i momentit tek Inter eshte pa dyshim Federico Dimarco, autor i nje sezoni teper te mire deri me tani dhe qe sapo ka festuar 25 vjetorin e tij.

Ai ka dhene nje interviste te bukur dhe te shkurter per La Gazzetta dello Sport, qe mund ta lexoni me poshte:

Dy gola ndaj Bolognes a mjaftojne si dhurate?

“Po, ka qene emocion, nuk e kam bere vete dhuraten, por ka qene nje dhurate nga e gjithe skuadra sepse pertej dopietes, kemi fituar dhe kjo gje vlen”.

Champions super, por prapa ne Serie A. Na e shpjegon dot pse keshtu?

“Eshte e drejte te na kritikojne per 5 humbjet e marra ne Serie A. Jane shume, nuk jane te denja per Interin”.

“Duke lene menjane Napolin, qe eshte shume mire, mendoj se te tjerat jane aty afer. Nuk eshte vetem Inter gjithmone ne krize…”

Ka ende kohe per te rekuperuar?

“Juventusi njehere ka rekuperuar 11 pike… E pastaj, te mendojme per vitin e kaluar. Ishim +8 pike dhe me pas e dime si perfundoi”.

“Mund te ndodhe gjithcka, ne futboll nuk i dihet kurre. Nuk do te jete e thjeshte, por mund te them se do te japim 100% per te arritur sa me lart te jete e mundur”.

Tani dyshimi eshte zgjidhur: ti je nje lojtar krahu. Si e ke perjetuar te luash prapa dhe parpa disa here?

“Ne vitin e dyte ne Verona une kam bere gjashte muaj si mesfushor krahu dhe pastaj gjashte muaj si mbrojtes i trete ne qender”.

“Isha i mesuar te alternohesha. Para se te luaja me Kombetaren per here te pare, qendroja me prapa, por tani ndihem me shume nje lojtar krahu me shume”.

“Pa Perisic ne krahun e majte te Interit ka vetem boshllek”: sa te kane bezdisur keto fjale?

“Jo, sepse Ivan vitin e kaluar ka bere nje sezon te pabesueshem. Ishte e pamundur ti zije vendin dhe te luaje kunder tij”.

“Une e kam njohur kur sapo ka ardhur ketu, por kur e kam takuar pas disa vitesh, ishte ne nje nivel te pabesueshem loje”.

Sa presion ka te luash per skuadren qe dashuron?

“Eh, ajo qe peshon eshte dicka tjeter. Fakti qe zbret ne fushe me stemen e Interit ne zemer eshte thjeshte, gjeja me e bukur ne bote. As me pak e as me shume”.

Ne janar do te shohim me ne fund Romelun?

“Shpresojme dhe mendojme se po. Ai ka pasur shume deshire per tu rikthyer dhe te na tregonte se donte te na ndihmonte. Por edhe Dzeko, Lauti dhe Correa po bejne mire”.

Skriniar i ka thene po firmes?

“Flas per cdo gje, pervec kesaj. Jane zgjedhjet e tij. Duhet te qendroje i qete sepse eshte shume i forte. Ka treguar ne fushe se sa deciziv eshte per neve”.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, pasardhesi i Gosens e ka tashme nje emer? “Klubi i tij eshte gati ta sakrifikoje qe ne janar”.

Mungesa e grumbullimit ne Boteror me siguri ka qene nje goditje shume e rende per Robin Gosens. Ai eshte lene…

2 mins ago
  • Uncategorized

Atalanta-Inter, Inzaghi vendos gjithcka? “Ai ka gati tre ndryshime nga minuta e pare: ne loje edhe…”

Pasi eshte arkivuar fitorja 6-1 ndaj Bolognes, Inter i Simone Inzaghit eshte ne pune direkt per te pergatitur ndeshjen e…

5 mins ago
  • Uncategorized

ZYRTARE – Serie A, publikohen datat dhe oraret nga java e 22 deri te e 29: “Inter-Juventus do te luhet ne…”

Liga e Futbollit ne Itali ka prezantuar diten e sotme ne menyre zyrtare oraret dhe datat e ndeshjev te Serie…

9 mins ago
  • Uncategorized

TS zbulon statistikat e habitshme te Interit: “Ne shtepi direkt pas PSG dhe City, nderkohe ne tarnsferte ne vendin e…”

Atalanta-Inter duhet te jete mundesia e fundit, per skuadren e Inzaghit, per te treguar se ne transferte vlen, por mbi…

39 mins ago
  • Uncategorized

Inter, kush do te vije nese largohet Gosens ne janar? “Me sa duket, Marotta eshte i vendosur per te marre nje…”

Kane filluar qe tani dyshimet per te ardhmen e Robin Gosens ne Milano pas lajmit te mungeses se tij ne…

44 mins ago
  • Uncategorized

Inter, ndryshon komplet e ardhmja per nje lojtar? “I larguar i sigurt deri para pak javesh, tani Inter po mendon ta…”

Ndeshje gjithmone ne lartesine e duhur, e ai gol ndaj Bolognes, i shenuar ne menyre te pabesueshme, ka qene thjeshte…

46 mins ago