Categories: Ne plan te pare

Inter, cfare po ndodh me Dzekon dhe Lautaron? “Nga Appiano nuk i besojne syve: si ka mundesi qe…”

Te fitohet ndaj Sassuolos per te treguar se Interi eshte ende gjalle pas dy barazimeve ndaj Shakhtar Donetsk dhe Atalantes.

Interi zbret ne fushe kete mbremje me nje objektiv te qarte ne mendje sepse hapat fals nuk jane te lejuar me.

Per kete rast, Simone Inzaghi do i besoje kete ndeshje si gjithmone dy sulmuesve kryesore te tij: Edin Dzeko dhe Lautaro Martinez.

Te dy ata, deri me tani e kane treguar se ne Itali jane vrases perpara portes, por ende nuk kane shenuar asnje gol ne Europe.

Per kete gje shkruan Corriere dello Sport e cila tregon: “Cfare po ndodh me Lautaron dhe Dzeko? Ata jane ne krye te dysheve me me shume gola ne Europe, por ende asnje gol ne Champions.”

“Ne Appiano nuk i besojne syve se si ata ne Itali bejne ligjin dhe ne Europe kane qene kaq shume te pafat.”

“Ne realitet, rendimenti Dzeko-Lautaro tregon ne menyre perfekte edhe ecurine e Interit si skuader ne dy kompeticionet.”

“Ata kane shenuar deri me tani 9 nga 20 golat qe Interi ka shenuar deri me tani ne te gjithe Serie A nga fillimi i saj.”

“Ne Champions League nderkohe sulmi me i mire ne Itali nuk ka shenuar dot: zero gola ne 180 minuta te luajtura.”

“Arsyet? Sipas Inzaghit, gjithcka ka te beje me rastesine dhe jane thjesht episode. Sipas tij, duhet pare me kujdes se sa raste ka pasur Interi edhe pse keto raste nuk jane shnderruar ne gola.”

“Dzeko dhe Toro duhet te kthehen te shenojne keshtu si fillim ne Serie A, sot ndaj Sassuolos, qe nuk eshte aspak nje kundershtar i thjeshte.”

“Te pakten njeri nga te dy ka shenuar gjithmone ne nje nga gjashte ndeshjet e para ne kete kampionat.”

“Kunder Bolognes dhe Atalantes ata e kane bere kete gje edhe njekohesisht. Eshte e kuptueshme qe kemi te bejme me nje kuptueshmeri ne fushe te te dyve qe eshte ende ne faze evolimi sepse jane bashke prej pak muajsh.”

“Por deri me tani duket sikur po funksionon. Sassuolo nderkohe i sjell fat te dyve atyre: ish-lojtari i Romes ka shenuar gjashte here ndaj tyre ne 11 takime duke fituar 5 dhe duke humbur vetem nje ndeshje.”

“Nderkohe, Lautaro ka luajtur gjashte here ndaj Sassuolos, por ka arritur te shenoje vetem tre here. Per te nje humbje perballe tre sukseseve dhe 2 barazimeve.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, shitja akoma edhe me afer? “Ja levizja e fundit e familjes Zhang: i ka dhene te drejte per…”

Me sa duket, nje tjeter lajm per te ardhmen e Interit dhe pronareve zikalter ka ardhur diten e sotme ne…

24 hours ago
  • Uncategorized

Cassano nuk permbahet: “Inter ka rrezikuar te mos fitoje nje ndeshje qe e kishte ne xhep, por une arbitrin do e…”

Me sa duket, Antonio Cassano nuk eshte aspak dakord me paraqitjen e Interit, por edhe me arbitrin e ndeshjes Fiorentina-Inter.…

24 hours ago
  • Uncategorized

SERIE A, TASHME ESHTE ZYRTARE: “Vendoset edhe data perfundimtare e derbit Inter-Milan: do te luhet ne…”

Liga e Serie A diten e sotme ka bere me dije te gjitha oraret e ndeshjeve te Serie A prej…

24 hours ago
  • Uncategorized

Inter, Biasin nuk permbahet: “Beni mire te mbani mend dicka per Lautaro Martinez: kur te mos shenoje per dy ndeshje…”

Ne kete moment, tek Inter ka vazhduar edhe njehere tjeter momenti magjik i sulmuesit Lautaro Martinez. Pasi ka shenuar dy…

1 day ago
  • Uncategorized

Inter, Inzaghi zbulon: “Ja pse e bera zevendesimin Lautaro-Bellanova ndaj Fiorentines: nuk…”

Fitorja e Interit ne minuten e fundit ne Franchi ka qene nje fitore shume e rendesishme dhe sipas Inzaghit, ka…

1 day ago
  • Uncategorized

Adani nuk permbahet: “Duhet te themi dicka per kete Inter: e pate ndaj Fiorentines? Kane sjelljen e nje…”

Lele Adani, duke folir per sudiot e "90 minuto", ka komentuar diten e djeshme ne darke fitoren e Interit ndaj…

1 day ago