Categories: Uncategorized

Inter, Conte flet hapur: “Eshte nje finale. Nese nuk fitojme, eshte e sigurt qe une…”

Inter rikthehet ne Champions League per ndeshjen e neserme kunder Real Madrid, nje nga ndeshjet me te rendesishme te sezonit.

Eshte momenti per konferencen per shtyp ne prag te kesaj ndeshje te Antonio Conte, qe eshte pergjigjur keshtu per gazetaret e pranishem.

Zidane e ka percaktuar ndeshjen Real-Inter nje finale. A mund te perdoret kjo fjale per kete ndeshje kthimi? Si do e menaxhoni kete ndeshje?

“Per ne eshte me te vertete nje finale, edhe sepse kemi humbur ne ndeshjen e pare dhe me dy barazimet e meparshme, nuk eshte se jemi mire.”

“Mendoj se na pret nje ndeshje e madhe, e veshtire, kunder nje skuadre qe e dime shume mire se cfare ka bere ne kete kompeticion.”

“Por eshte nje rezultat i madh per tu arritur dhe e dime mire kete gje nese duam te kalojme. E kemi treguar edhe ne ndeshjen e pare.”

“Me shume perulje dhe pune duhet te kerkojme te fitojme kete ndeshje. Duhet tja dalim per te gjithe.”

Pse Interi nuk arrin ta beje ende ate kapercimin e madh? A ka nevoje per disa blerje kjo skuader?

“Kapercimin e madh duhet ta bejme, edhe pse pritet shume nga ana jone gjithmone. Ne te njejten kohe, ne i kemi pasur shanset dhe se kemi bere.”

“Tashethemet tani vlejne zero. Vlejne faktet. Nese dicka shkon keq, duhet te marrim pergegjesite tona. Une i pari, dhe lojtaret me pas dhe ne fund edhe klubi. Eshte e sigurt qe une do i marr pergjegjesite i pari.”

“Nese nuk ka ndodhur akoma ky kapercim, nuk do te thote se nuk do te ndodhe, por dicka do duhet ta bejme ndryshe.”

Si ka mundesi qe kete vit skuadra nuk arrin ta nise mire lojen?

“Shpesh here ne vitin e kaluar e nisnim mire. Ashtu si e ka thene edhe Samir, kete vit ka shume skuadra qe mbyllen teper.”

“Shpesh dhe me deshire behet e veshtire te arrihet tek goli. Duhet me shume qetesi. Per kete eshte rritur mbajtja e topit.”

“Duhet me shume durim. Kemi topin ne zoterimin tone me shume, por me sa duket po i leme kundershtaret te bejne gjera me shume, sepse po pesojme me shume.”

“Ashtu si e kam thene me pare, nese duam te jemi kompetitive, duhet te rrisim gjithcka, duke filluar qe te rritja e saktesise perpara portes. Duhet te kemi me shume deshire te gjithe.”

Mungesat e Real Madrid a do te ndryshojne idete e tua se kush do te luaje nga minuta e pare ndaj tyre?

“Nuk mendoj se Real Madrid mund te qaje per mungesat. Kane nje skuader te kompletuar, me shume lojtare te mire. Fakti qe shtypi flet gjithmone per mungesa, me ben te qesh.”

A te shqetesojne kritikat mbi Interin?

“Ky eshte nje fakt, se nese arrin te negativizosh gjithcka, eshte gabim. Por ne e dinim kete gje se cfare na priste nga ky kendveshtrim.”

“E kemi kuptuar vitin e kaluar. Per mua ishte viti i pare, por nga ky kendveshtrim isha menderisht i pergatitur.”

“Mbase dikush tjeter, ndonje lojtar, nuk eshte gati per kete, por kur luan me skuadra te rendesishme si puna e Interit, eshte dicka normale kjo. Ose cdo gje eshte shume e bukur ose shume e shemtuar. Nuk ka rruge te mesme.”

“Kjo duhet te na jape me shume force dhe te kuptojme se per te ecur perpara e vetmja menyre eshte qe te mos degjojme spekulime, kritika apo thashetheme dhe pergjigjen tone ta japim ne fushen e lojes.”

Pas ndeshjes se fundit eshte edhe mundesia qe Sanchez te luaje nga minuta e pare me Lautaron dhe Lukaku?

“Mund te jete me shume nje mundesi gjate ndeshjes, ose nese luan me skuadra te nje niveli me te ulet se sa Interi.”

“Ne jemi nje skuader shume sulmuese, me lojtare krahu qe jane sulmuesa me shume se sa mbrojtes.”

“Kemi mesfushore me karakteristika shume sulmuese se sa mbrojtese. Tre sulmues mendoj se jane shume.”

“Por varet nga situata. Ne minutat e fundit mund te krijohen situata, e mund te rrezikojme dicka me shume.”

Duke konsideruar se eshte nje ndeshje decizive, cfare eshte gjeja me e rendesishme per tu bere neser?

“Duhet te kerkojme te fitojme ndeshjen. Nuk mendoj se ka rruge tjeter. Mbeten edhe tre ndeshje, mendoj se per tu kualfikuar duhet ti fitojme te gjitha, ose minimumi te bejme shtate pike.”

“Kjo ndeshje duhet te jete thelbesore, sepse do te na ndihmonte te dilnim nga nje nga grupet me te veshtire te kesaj Champions League.”

“Nese rezultatet nuk do te vijne, atehere duhet te shohim brenda se cfare nuk shkon e duhet te bejme me mire.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

The Sun i habit te gjithe: “Conte po tenton gjithcka per nje lojtar te Interit: gati 50 milione euro ne janar per…”

Antonio Conte ka qene shume i qarte me Tottenham: per te qendruar ne majat e futbollit anglez dhe europian, duhet…

10 hours ago
  • Uncategorized

Lautaro, cfare po ben? “Inter ka vendosur ta gjobise: ai eshte kapur nje dite pas ndeshjes me Juven duke…”

Me sa duket, nje nate deri ne oret e vona e Lautaro Martinez me gruan e tij (qe ka pasur…

11 hours ago
  • Uncategorized

INTER-Bologna, Inzaghi vendos gjithcka: “Ja formacioni i Interit nga minuta e pare: “Dy ndryshime direkt?”

Te ringrihet direkt pas humbjes ne Torino ndaj Juventusit: ky eshte objektivi i Interit pas nje tetori pothuajse perfekt. Tani…

15 hours ago
  • Uncategorized

Inter, dalin ne pah pese skuadra qe kerkojne nje lojtar te Interit ne janar? “Shitja e tij duket si e vetmja rruge per…”

Ashtu si eshte bere me dije ne ditet e kaluara, agjenti i Robin Gosens ka shfrytezuar transferen e Interit ne…

1 day ago
  • Uncategorized

Chiellini, cfare dreqin thua? “Ne karrieren time kam fituar 11 trofe. Llogaris edhe ate te Interit kur…”

Me sa duket, Giorgio Chiellini, ish-lojtari i Juventusit, edhe pse ka shkuar ne MLS per te mbyllur karrieren, koken e…

1 day ago
  • Uncategorized

Thiago Mota flet nje dite perpara Inter-Bologna: “Kujtime te medha ne Meazza. Por po gaboni duke thene se…”

"Tani me tekonologjine e avancuar ne shohim video per te kuptuar si duhet te sulmojme dhe si duhet te mbrojme…

1 day ago