Categories: Uncategorized

Inter dhe paradoksi i madh qe quhet… Kristjan Asllani: “Inter po ben nje gabim te tmerrshem: duhet menjehere te…”

Denzel Dumfries eshte nje nga emrat kryesore qe mund te sakrifikohen gjate veres ne shtepine Inter ne merkato.

Eshte nje nevoje e madhe per shkak te bilancit qe Inter te funksionoje normalisht ne merkato ajo e shitjes, sepse dihet tashme qe Suning i ka mbyllur rubinetat e saj.

Jo rastesisht, Beppe Marotta ne muajt e fundit ka folur shume per qendrueshmerine financiare te klubit.

Eshte nje situate shume komplekse dhe normalisht, nuk duhet te gabohet aspak ne merkato sepse pasojat nuk mund te jene aspak pozitive.

Kjo situate nderkohe ka bere Interin qe te investoje te lojtaret e rinj, por deri me tani, investimet nuk kane pasqyruar besimin ne fushe.

Kjo sepse ne vere Inter ka investuar te Kristjan Asllani dhe Raoul Bellanova, por edhe pse kane qene operacione te rendesishme nga ana ekonomike, ata nuk kane marre besimin e duhur ne fushe.

Per shembull, lojtari i krahut ka ardhur me te drejte blerje nga Cagliari per nje shifer te rendesishme nderkohe vetem per huazimin prej 4 milione eurosh.

Edhe pse per nje kohe te gjate Dumfires nuk ka kaluar nje moment te mire, Simone Inzaghi i ka dhene pak ose aspak hapsire italianit.

Bellanova deri me tani ka luajtur vetem 9 ndeshje ne kampionat dhe ne Champions League duke luajtur vetem 209 minuta.

Nderkohe, per mesfushorin shqiptar qe shifra e blerjes ka qene shume me e larte, gjithashtu nuk ka pasur minutat e duhura.

Ai ka ardhur ne Milano nga Empoli per nje huazim prej 4 milione eurosh dhe nderkohe ka nje detyrim blerje prej 10 milione eurosh.

Totali i ketij operacioni eshte rreth 14 milione euro, por Asllani ka luajtur shume pak, edhe pse Brozovic, njeriu qe ai erdhi te zevendesonte, eshte demtuar.

Lojtari ka bere vetem 12 prezenca ne kampionat dhe ne Champions League, per nje total prej 312 minutash ne fushe.

Vetem ne nje rast ka luajtur te gjithe ndeshjen, ne takimin qe kishte shume pak rendesi ne Champions ndaj Bayern Munich.

Nje paradoks i dyfishte ky per Interin, qe ne nje situate ekonomike kaq shume komplekse duhet te besoje me shume te lojtaret e rinj, por edhe per Inzaghin.

Tekniku zikalter per shume vite ka punuar me te rinjte te Lazio dhe prandaj nga ai pritet nje kujdes me i madh per te rinjte.

Bellanova, por mbi te gjitha edhe Asllani, kane treguar se mund te bejne gjera interesante kur therriten ne kauze.

Por mbi te gjitha, paradoksi eshte shume i madh, sepse nderkohe qe Inter kalon nje situate te sikletshme per sa i perket financave, duhet me shume kurajo per te rinjte.

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Inter, Barzaghi zbulon prapaskenen per Skriniar: “Shume nuk e dine, por para veres Inter kishte nje pakt me Milan”.

Gjate nje video te publikuar ne kanalin e tij ne YouTube, Marco Barzaghi, gazetar i Sport Mediaset ka folur edhe…

18 mins ago
  • Uncategorized

Inter, cfare po ndodh? Romano zbulon: “Chelsea eshte penduar per huazimin e Lukakut: zerat tregojne per…”

Nje prapaskene e rendesishme e merkatos qe ka te beje me Inter dhe Romelu Lukaku eshte zbuluar sot nga Fabrizio…

31 mins ago
  • Uncategorized

Inter, zbulohet shifra marramendese qe klubi i ka ofruar Skriniar: “Ne 4 vite ai do te perfitonte plot…”

Inter eshte ne pritje te nje pergjigje nga ana e Milan Skriniar sepse oferta per rinovimin e lojtarit eshte ne…

40 mins ago
  • Uncategorized

Barcelona, Lewandowski tregohet shume i sinqerte: “E verteta eshte se ndaj Interin nuk kemi qene ne…”

Ne nje interviste per Sport, sulmuesi polak i Barcelones, Roberto Lewandowski, eshte rikthyer te flase per Champions League.  Normalisht, ky…

3 hours ago
  • Uncategorized

SportMediast e bindur: “Inter dhe Milan ne lufte te ashper per portierin italian? Pritet nje oferte nga…”

Me siguri qe ky 2022 qe po mbyllet nuk ka qene shume me fat per talentin italian te portes, Alessio…

3 hours ago
  • Uncategorized

Inter, del ne pah nje klauzole e papritur ne kontraten me Calhanoglu: “Ne vitin 2024, lojtari mund te…”

Ka qene nje faze e pare shume e mire dhe ne rritje per Hakan Calhanoglu qe ka treguar se mund…

3 hours ago