Categories: Ne plan te pare

Inter, dicka e pabesueshme ndodhi pas vershellimes se arbitrit ne Liverpool: “Lojtaret te habitur kthyen menjehere syte nga…”

“Ka qene nje ndeshje qe nuk do te harrohet per shume kohe, sidomos nga tifozet zikalter qe ishin prezent ne stadium.”

“Inter po fitonte ne Liverpool, sapo shenoi golin e pare, filloi menjehere te kerkonte te dytin, por fati i keq dhe nje “lehtesi” e Sanchez e la skuadren me 10 lojtare.”

“Nese mund te themi se shanset ishin 10% apo dicka me shume ne ate moment per kalimin e Interit, pas kartoni te kuq ato shkuan afer zeros.”

“Afer zeros sepse Inter me 10 lojtare me Liverpool duhet te shenonte dy gola per te kualifikuar ose te shenonte nje dhe te mos pesonte asnje edhe ne shtese nese ndeshja do kishte shkuar 0-2.”

“Vetem ndonje gjaknxehte mund te kete thene se Interi nuk beri mire qe nuk provoi dicka me shume dje, por me siguri nuk e ka menduar gjate.”

“Inter dje me 10 lojtare nuk kishte me mundesi te reagonte per shume arsye por mbi te gjitha se Liverpool eshte nje permbindesh ne 11 kunder 11. Lere me pastaj me 11 kunder 10”.

Keshtu e hap shkrimin e saj La Gazzetta dello Sport diten e sotme, qe me pas tregon edhe ate qe ndodhi ne fund te takimit.

“Por le te shkojme pak ne fundin e ndeshjes. Arbitri vershellen dhe lojtaret ne ate moment ndalen te gjithe, si me buton ne vend.”

“E kishin kuptuar se i kishin shkuar shume afer nje permbysje endrrash, por qe zgjati pak sekonda sepse shpresat i vrau kartoni i kuq.”

“E kureshtja menjehere i beri ata te kthejne koken nga tifozet e Interit, qe sa per statistike, ishin 2500 ne Liverpool por jane degjuar ne mbeshtetje te Interit gjate gjithe ndeshjes.”

“E cfare te shohin? Asnje me koken poshte, te gjithe me koken lart, veshtrimin drejt tyre, krahet ne qiell duke duartrokitur ate qe lojtaret kishin bere ne fushe.”

“Dhe kori ne ate moment ne drejtim te skuadres ishte: “Jemi gjithmone me ju, ne kurre nuk do t’ju leme vetem”.

“Cfare kerkon me shume nje lojtar ne momente te tilla? Ajo qe i dhane dje tifozet e Interit skuadres ne stadium eshte pikerisht maksimumi, te njejten gje qe ata bene ne fushe ku dhane gjithashtu maksimumin.”

“Lojtaret ne momentin e pare ishin te habitur sepse pane nje mbeshtetje totale nga tifozeria e tyre. Por kjo mbeshtetje kaloi me pas nga Anfield ne cdo rrjet social, ku tifozet zikalter kane treguar krenari per paraqitjen e skuadres.”

“Ishte me te vertete nje nate kampionesh per Interin, edhe pse per ta erdhi fitorja me e hidhur e sezonit. Gjithesesi, premisat per te ardhmen jane te mira. Shume te mira.”

Inter Club Staff

« L'Inter e' una difficile storia d'amore, non un prodotto di serie. »

Share
Published by
Inter Club Staff

Recent Posts

  • Uncategorized

Sulmi i Interit, gati nje goditje e madhe jashte Italise? “Prej muajsh ka nje emer te nxehte ne seli: cilesohet si i destinuar per…”

E ardhmja mund te jete me afer nga sa e mendojme per Interin. Mbi te gjitha ne sulm, ku Inter…

3 mins ago
  • Uncategorized

Inter, sot eshte dita e vertetes: “Simone Inzaghi do te marre vesh nese ndaj Fiorentines do te kete edhe…”

Sipas asaj qe shkruan sot La Gazzetta dello Sport, sot do te jete dita e se vertetes per Romelu Lukaku.…

27 mins ago
  • Uncategorized

Inter, konfirmohet gjithcka nga Financial Times ne USA: “Inter eshte ne shitje. Zhang ka dhene kete jave…”

Inter eshte ne shitje dhe tashme nuk ka asnje dyshim per kete: keshtu shprehet Financial Times direkt nga USA diten…

2 hours ago
  • Uncategorized

MOVIOLA e Corriere – Gabim i tmerrshem dje te ndeshja Inter-Salernitana: “Arbitri gaboi rende kur tregoi…”

Me sa duket, sipas Corriere dello Sport, arbitri i ndeshjes Inter-Salernitana diten e djeshme ka bere nje gabim teper te…

18 hours ago
  • Uncategorized

Kupa e Italise, dalin koeficentet per fituesen: “Ne kete moment, Inter, Milan dhe Napoli kane nje koeficent prej…”

Ne kete mesjave, Serie A do te beje pushim, por ne fushen e lojes do te rikthehet Kupa e Italise,…

18 hours ago
  • Uncategorized

Cassano zbulon: “Pse nuk e dini ju cfare ka ndodhur tek Inter? E thjeshte: para Barcelones ata kane…”

Si gjithmone, Antonio Cassano ka dashur te flase edhe diten e sotme ne rrjetet sociale per fitoren e Interit diten…

18 hours ago